Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Arsim |
Faleminderit Kryetare! I nderuar ministër, Në bazë të informatave që kemi organizimi i mësimit online deri më tani apo për semestrin e kaluar i ka kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se një milion euro. Pavarësisht këtij fakti, Qeveria ka dështuar që t
Lexo më shumë
Faleminderit Kryetare! I nderuar ministër, Në bazë të informatave që kemi organizimi i mësimit online deri më tani apo për semestrin e kaluar i ka kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se një milion euro. Pavarësisht këtij fakti, Qeveria ka dështuar që të ofrojë arsim gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit. Janë anashkaluar plotësisht fëmijët e familjeve në asistencë sociale si dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Atyre nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme institucionale për të marrë pjesë në mësimet online. Si pasojë e diskriminimit dhe mosmbështetjes institucionale për këto kategori nga Qeveria e Kosovës janë rreth 33 mijë nxënës të cilët nuk kanë pasur mundësi dhe kushte infrastrukturore që ta mbajnë mësimin online. Ky numër është 11 për qind nga totali i të gjithë nxënësve në Kosovë dhe si i tillë është një numër jashtëzakonisht shqetësues. Pyetja ime konkrete është a ka bërë Qeveria e Kosovës ndonjë plan konkret, i cili siguron për të gjitha familjet në Kosovë të integrohen në mësimin online në shtator në qoftë se nuk do të mund të kemi mësime të rregullta në shkolla për shkak të pandemisë. Faleminderit! |
Ramë Lika | Po |
09/07/2020 | Arsim |
Ministër, E potencuat që jeni duke punuar në këtë projekt. Po më intereson ta di a ka mundësi të krijohet ndonjë aplikacion ministria, i cili është i thjeshtë për përdorim, i cili mund të përdoret edhe në telefonat mobilë, për arsye se kemi familje që ka
Lexo më shumë
Ministër, E potencuat që jeni duke punuar në këtë projekt. Po më intereson ta di a ka mundësi të krijohet ndonjë aplikacion ministria, i cili është i thjeshtë për përdorim, i cili mund të përdoret edhe në telefonat mobilë, për arsye se kemi familje që kanë më shumë nxënës sesa që kanë kompjuterë në familjet e tyre dhe kjo i pamundëson familjes që të ketë kompjuter për secilin fëmijë. A mund ta krijoni ndonjë aplikacion lehtë të qasshëm, i cili mund të përdoret edhe nga telefonat mobilë, në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi brenda afatit kohor t’i ndjekin mësimet online? |
Ramë Lika | Po |
25/09/2020 | Shëndetësi |
Edhe pse pyetja ime është parashtruar kohë më parë, mendoj që është e rëndësishme dhe aktuale që të bëhet edhe tani. Ministër, e kuptoj që gjendja në QKUK është e ngarkuar shumë, e veçanërisht për shkak të numrit të rasteve të infektuar me Covid 19, mirë
Lexo më shumë
Edhe pse pyetja ime është parashtruar kohë më parë, mendoj që është e rëndësishme dhe aktuale që të bëhet edhe tani. Ministër, e kuptoj që gjendja në QKUK është e ngarkuar shumë, e veçanërisht për shkak të numrit të rasteve të infektuar me Covid 19, mirëpo qytetarët e Kosovës kanë një shqetësim. Kur ata kërkojnë që t’ju bëhet testi kundër Covid, nuk merren parasysh nga zyrtarët shëndetësorë. Në QKUK u thuhet që duhet të shkojnë te Qendra më e afërt e Mjekësisë Familjare, kur shkojnë aty, edhe pse kanë simptoma, u rekomandohet të shkojnë që të izolohen, ndërsa nuk u jepet viza që ata të shkojnë dhe të bëjnë testin në QKUK. Kam shumë raste konkrete që pacienti është kthyer në shtëpi, është vetizoluar pa iu bërë testi, i ka infektuar edhe 4 apo 5 anëtarë të tjerë të familjes dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë çështje. Pyetja ime konkrete është: çka duhet plotësuar një qytetar i Republikës së Kosovës kur ka shenja që është i infektuar me Covid dhe atij nuk i bëhet testi dhe kush duhet të marrë përgjegjësi për këtë çështje? |
Armend Zemaj | Po |
25/09/2020 | Shëndetësi |
Po, kam pyetje shtesë edhe rreth licencimit të institucioneve private që i kryejnë testet. Monitorimi i tregut është jashtëzakonisht i dobët dhe ne e dimë që qytetari ka paguar fatura edhe jashtë vendimit qeveritar. Agjencia Kundër Konkurrencës ishte das
Lexo më shumë
Po, kam pyetje shtesë edhe rreth licencimit të institucioneve private që i kryejnë testet. Monitorimi i tregut është jashtëzakonisht i dobët dhe ne e dimë që qytetari ka paguar fatura edhe jashtë vendimit qeveritar. Agjencia Kundër Konkurrencës ishte dashur të merret me këtë çështje, por si duket, ata më të prirë janë të merren me çmimet e makiatove sa kushtojnë në Kosovë, se sa kur dëmtohet direkt xhepi i qytetarit. Desha ta pyes ministrin: a është rregulluar dhe a kanë më telashe qytetarët rreth çmimit kur ata e kryejnë testimin në klinika private? |
Armend Zemaj | Po |
25/09/2020 | Shëndetësi |
Tash kam një pyetje rreth situatës në Qendrën Klinike Universitare. Jemi dëshmitarë që kemi parë shumë raste kur pacientët në mungesë të shtretërve janë shtrirë edhe në ulëset e pritjes nëpër korridoret e QKUK-së, veçanërisht problem parësor ka qenë mung
Lexo më shumë
Tash kam një pyetje rreth situatës në Qendrën Klinike Universitare. Jemi dëshmitarë që kemi parë shumë raste kur pacientët në mungesë të shtretërve janë shtrirë edhe në ulëset e pritjes nëpër korridoret e QKUK-së, veçanërisht problem parësor ka qenë mungesa e bocave të oksigjenit për pacientët, të cilët kanë pasur probleme me frymëmarrje. Është e rëndë të thuhet, por ndoshta ka pasur raste kur është dashur pacienti të pretë të vdesë dikush dhe ai të vendoset në krevatin e tij për të marrë shërbimet e oksigjeno terapisë. 18 Pyetja ime konkrete, ministër, do të ishte: a ka mundësi shteti të krijojë hapësira shtesë për ata pacientë, të cilët nuk janë me oksigjeno terapi, të paktën ata të trajtohen dinjitetshëm në aspektin shëndetësor, e jo një pjesë e tyre që kanë pasur telashe të vogla për shkak kushteve aty, ndoshta kanë përjetuar edhe telashe shumë më të mëdha shëndetësore. |
Armend Zemaj | Po |
08/10/2020 | Punë të Brendshme |
I nderuar ministër, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Ka disa muaj që qytetarët e vendit nuk po kanë mundësi të pajisen me letërnjoftime për shkak të mungesës së materialit nga i cili prodhohen letërnjoftimet. Qytetarët, të cilët kanë nevojë që të paj
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Ka disa muaj që qytetarët e vendit nuk po kanë mundësi të pajisen me letërnjoftime për shkak të mungesës së materialit nga i cili prodhohen letërnjoftimet. Qytetarët, të cilët kanë nevojë që të pajisen me letërnjoftim për herë të parë, si dhe atyre që u ka skaduar afati, por edhe atyre që u ka humbur, nuk po kanë mundësi të pajisen me letërnjoftime. Kjo ka bërë që qytetarët të kenë problem edhe gjatë pushimeve verore për të kaluar kufirin me Shqipërinë apo me Maqedoninë. Pyetja ime konkrete, zoti ministër, është: kur do të zgjidhet ky problem, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me mungesë të dokumenteve zyrtare për udhëtime jashtë vendit? |
Agim Veliu | Po |
29/10/2020 | Infrastrukturë |
Ishte dashur që ministrat të jenë të pranishëm në Kuvend. Besoj që nuk kanë ndonjë kohë më të çmueshme sesa të jenë dhe të japin përgjigje për pyetjet të cilat i ngrenë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Unë kam një pyetje për ministrin e Infrastrukturës,
Lexo më shumë
Ishte dashur që ministrat të jenë të pranishëm në Kuvend. Besoj që nuk kanë ndonjë kohë më të çmueshme sesa të jenë dhe të japin përgjigje për pyetjet të cilat i ngrenë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Unë kam një pyetje për ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi. Besoj që do ta dëgjoj përmes mediave, apo përmes transmetimit në RTK. Pyetja konkrete është zgjerimi i rrugë rajonale R-102, e cila e lidh segmentin Komoran-DrenasSkenderaj. Kjo rrugë është ende në implementim. Një pjesë e zgjerimi të kësaj rruge ka përfunduar me katër korsi dhe është kryer. Respektivisht është kryer pjesa nga Skenderaj deri në fshatin Tërstenik të Komunës së Drenasit. Ka mbetur pjesa tjetër e kësaj rruge nga fshati Tërstenik deri në Komoran. Është ndarë buxheti. Është paraparë buxheti këtë vit që të fillojë d.t.th. me punimet e zgjerimit të kësaj rruge, por ende nuk kemi diçka konkrete nga Ministria e Infrastrukturës. Nuk e di çka po e pengon ministrin Abrashi apo cila është arsyeja që po vonohet implementimi i këtij projekti. Në këtë rast, pyetja konkrete që po dëshiroj t’i bëj ministrit është se a është tenderuar ky projekt dhe a do të fillojë implementimi i zgjerimi të kësaj pjese të rrugës në v. 2020. |
Arban Abrashi | Jo |
29/10/2020 | Arsim |
Pavarësisht mospranisë së ministrave, ne kemi obligim që shqetësimet e qytetarëve t’i paraqesim në Kuvendin e Kosovës. Është një problem me të cilin ballafaqohen pothuajse të gjithë prindërit në Kosovë dhe kjo është pesha e rëndë e çantave të
Lexo më shumë
Pavarësisht mospranisë së ministrave, ne kemi obligim që shqetësimet e qytetarëve t’i paraqesim në Kuvendin e Kosovës. Është një problem me të cilin ballafaqohen pothuajse të gjithë prindërit në Kosovë dhe kjo është pesha e rëndë e çantave të nxënësve të cilët i dëgrojmë në shkollë. Për shkak të peshës së rëndë që kanë nxënësit në çantat e tyre, prindërit apo gjyshërit e tyre obligohen që ata t’i dërgojnë çdo ditë në shkollë. Kemi shumë ankesa nga prindërit për këtë çështje. Kemi edhe shqetësime publike nga profesionistët shëndetësorë, të cilët ankohen për peshën e madhe në çanta dhe potencojnë që kjo peshë mund të shkaktojë probleme shëndetësore, si ato të deformimeve kurrizore, problemeve me frymëmarrje si dhe shumë probleme të tjera. Pyetja ime konkrete do të ishte për ministrin: a ka ndonjë plan konkret Ministria që ta zgjidhë këtë problem, qoftë duke siguruar rafte të veçanta në klasat në e nxënësve, në mënyrë që ata mund t’i lënë librat e tyre dhe të mos i bartin çdo ditë nga shkolla në shtëpi. Faleminderit! |
Ramë Lika | Jo |