Kuvendi i zhvillon punimet sipas një kalendari, të propozuar nga Kryesia, në konsultim me Qeverinë, me ët e grupeve parlamentare dhe me ët e komisioneve parlamentare.
Mbledhjet plenare të Kuvendit mbahen zakonisht dy herë në muaj dhe java plenare fillon ditën e enjte. Kryesia e Kuvendit e cakton datën dhe vendos për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit.
Në çdo seancë plenare, 60 minuta rezervohen për deputetët për të parashtruar pyetje parlamentare kryeministrit ose ndonjë anëtari të qeverisë. Pyetjet mund të bëhen me shkrim ose me gojë, ndërsa deputetët mund të parashtrojnë më së shumti dy pyetje për seancë.
Deputetët mund të bëjnë kërkesë për interpelancë për ta shqyrtuar një çështje, që lidhet me punën e Qeverisë ose të një Ministrie. Kërkesë të tillë mund të parashtrojë një grup parlamentar ose gjashtë e më shumë deputetë. Shqyrtimi i një interpelance mund të zgjasë deri në tri (3) orë.
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021
2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kredinë e Likuiditetit Emergjent së Infrastrukturës Jetësore
3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e impiantit të ujërave të zeza në Gjilan.
Data | Grupi Parlamentar | Drejtuar | Pyetja | Mbajtur |
---|
Para votimit të pothuajse çdo pike të rendit të ditës, kryesuesi i seancave u jep mundësinë përfaqësuesve të grupeve parlamentare që të shprehin qëndrimet e tyre lidhur çështjet të cilat kërkojnë votën e deputetëve në Kuvend.
Data | Çështja e votuar | PDK | LVV | LDK | AAK | LS | 6+ | Nisma - AKR |
---|