Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë finale. Me 4 shtator në Uashington palët janë zotuar për normalizim ekonomik nën ndërmjetësimin e SHBA-ve. Paralelisht në Bruksel po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i dialogut ka filluar me 8 mars 2011, pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi. Që nga fillimi i këtij procesi, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. Në kuadër të dialogut deri më tani janë arritur rreth 35 marrëveshje, duke përfshirë marrëveshjet e ri negociuara dhe planet e zbatimit.
Kuvendi i Republikës së Kosovës si organi më i lartë mbikëqyrës, deri më tani ka miratuar pesë Rezoluta për procesin e dialogut: më 10 mars të vitit 2011, më 18 tetor 2012, më 21 prill 2013, më 15 dhjetor 2018 dhe më 15 mars 2020. Përmes këtyre Rezolutave, përveç mandatimit të Qeverisë për të negociuar në Bruksel me shtetin serb, Kuvendi po ashtu obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për të raportuar në mënyrë të rregullt para Kuvendit për mbarëvajtjen e procesit të dialogut.
Marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë është arritur me 4 shtator 2020 në Uashington. Marrëveshja është nënshkruar në formë të zotimeve të dy palëve ndaj SHBA-ve. Proce...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë është arritur me 4 shtator 2020 në Uashington. Marrëveshja është nënshkruar në formë të zotimeve të dy palëve ndaj SHBA-ve. Procesi i arritjes së kësaj marrëveshje është ndërmjetësuar nga emisari special i SHBA-ve Richard Grenell. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar zotimet në dy dokumente të ndara në ceremoninë e nënshkrimit të drejtuar nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Kjo marrëveshje rregullon çështje politike dhe ekonomike mes dy palëve duke përfshirë lëvizjen e lirë, ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore mes dy vendeve, çështjen e njohjes së diplomave, funksionalizimin e menaxhimit të integruar të kufijve, çështjen e të pagjeturve, shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit, njohjen e Kosovës nga Izraeli etj.
Marrëveshja mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë u arrit me datën 25 gusht të vitit 2015, mes Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë u arrit me datën 25 gusht të vitit 2015, mes Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Kjo marrëveshje derivon nga marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve, e arritur më 19 prill të vitit 2013. Në 22 pikat e saj marrëveshja mbi Parimet e Përgjithshme përcakton detajet e formimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë duke përfshirë, kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, kapacitetin ligjor si dhe çështjet buxhetore, si dhe për kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare e asociacioneve dhe organizatave tjera, vendore dhe ndërkombëtare, si edhe nga Republika e Serbisë. Marrëveshja parasheh gjithashtu që statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të prezantohet në Dialogun e Nivelit të Lartë, brenda 4 muajve nga data e arritjes së kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, ai do të konfirmohet me dekret, pas marrëveshjes në Dialog, ndërsa secili amendament do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia, do të konfirmohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve e cila u nënshkrua nga Kryeministri i atëhershëm i Kosovës z. Hashin Thaçi dhe Kryeministri i atëhershëm i Serbisë z. Ivica Daçiç me 19 Pr...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve e cila u nënshkrua nga Kryeministri i atëhershëm i Kosovës z. Hashin Thaçi dhe Kryeministri i atëhershëm i Serbisë z. Ivica Daçiç me 19 Prill 2013. Plani i zbatimit të tij u dakordua midis palëve me vënien e inicialeve të tyre më 21 Maj 2013. Kjo marrëveshje trajton parimet e përgjithshme që trajtojnë formimin dhe kompetencat e asosacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ku element i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është denominimi i dyfishtë i termeve të përdorura. Kjo marrëveshja parasheh gjithashtu shpërbërjen e strukturave serbe të sigurisë ne veri, krijimin e një policie regjionale për katër komunat e veriut. Gjithashtu element tjetër që trajtohet në këtë marrëveshje është integrimi i gjykatave brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës në pajtim me kornizën ligjore të Kosovës, ku në kuadër të gjykatës së apelit në Prishtinë do të krijohet një panel me shumicë Serbe për rastet e komunave Serbe të veriut. Përpos panelit më shumicë Serbe parashihet krijimi i një divizioni të Gjykatës së Apelit në Veri. Kjo marrëveshje përcakton gjithashtu krijimin e komunave ligjore në Kosovë, organizmin e zgjedhjeve komunale në veri në janar të vitit 2014, parimin e financimit transparent, intensifikimin e diskutimeve për Energjisë dhe Telekomit, si dhe dakordimin për mos bllokimin e njëra-tjetrës apo nga palët e treta për rrugëtimin drejt BE-së. Plani i zbatimit u dakordua nga palët me 21 maj 2013. Ai përmban hapa konkret dhe parimet e përgjithshme për të dyja palët, përkatësisht për komisionin zbatues për zbatimin e marrëveshjes së parimeve të 19 Prill 2013. Planin i zbatimit përmban 6 elemente kryesore përkatësisht: i) Përshtatja e kornizës ligjore; ii) Asosacioni/bashkësia; iii) Policia; iv) Drejtësia; v) Zgjedhjet lokale dhe vi) Provizione të përgjithshme.
Marrëveshja për telekomunikacionin, që njihet edhe si marrëveshja për kodin telefonik, është arritur më 8 Shtator 2013 mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacic. Kjo çështje është përmendur edhe në...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për telekomunikacionin, që njihet edhe si marrëveshja për kodin telefonik, është arritur më 8 Shtator 2013 mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacic. Kjo çështje është përmendur edhe në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve (19 prill 2013). Më 25 gusht të vitit 2015, pala kosovare dhe ajo serbe u dakorduan edhe për planin e veprimit mbi marrëveshjen për telekomunikacion. Sipas kësaj marrëveshjeje, të dy palët janë dakorduar që Kosovës do ti ndahet një kod telefonik 3-shifror nga ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve UNT). Kjo marrëveshje gjithashtu shpreh dakordësinë e palëve për të arritur një marrëveshje teknike për harmonizimin e përdorimit të spektrit GSM, sinjaleve televizive përfshirë transmetimet digjitale tokësore. Si dhe synohej lehtësimi i procesit të interkoneksionit dhe marrëveshjes roming midis operatorëve të të dy palëve për të ulur kostot për qytetarët.
Për herë të parë çështja e energjisë u diskutua në raundin e katërt të dialogut Kosovë-Serbi të mbajtur më 18 maj të vitit 2011. Edhe pse diskutimet vazhduan edhe në raundet e mëvonshme të ...
Lexo përmbledhjenPër herë të parë çështja e energjisë u diskutua në raundin e katërt të dialogut Kosovë-Serbi të mbajtur më 18 maj të vitit 2011. Edhe pse diskutimet vazhduan edhe në raundet e mëvonshme të dialogut, nuk pati marrëveshje mes palëve deri më 8 shtator të vitit 2013. Marrëveshja u arrit mes ish kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe ish kryeministrit të Serbisë z. Ivica Daciçit.
Parimet e përgjithshme të Marrëveshjes për drejtësi janë të specifikuara në sipas Marrëveshjen e 19 Prillit 2013. Ndërsa me 9 Shkurt 2015, u arrit marrëevshja për gjyqësorin. Qëllimi kryesor...
Lexo përmbledhjenParimet e përgjithshme të Marrëveshjes për drejtësi janë të specifikuara në sipas Marrëveshjen e 19 Prillit 2013. Ndërsa me 9 Shkurt 2015, u arrit marrëevshja për gjyqësorin. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është integrimi i sistemit të drejtësisë, përkatësisht sistemit gjyqësor në komunat veriore të Kosovës në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje nuk është publikuar në uebfaqen e Qeverisë ku janë publikuar dhe marrëveshjet tjera. Megjithatë, teksti i publikuar në medie sqaron se Ligjet e Kosovës do të aplikohen nga institucionet gjyqësore në përputhje me Marrëveshjen e Parë, do të ketë një Gjykatë Themelore dhe një Zyrë të Prokurorisë Themelore për rajonin e Mitrovicës të vendosur në disa objekte, do të jenë katër degë ekzistuese për Gjykatën Themelore të Mitrovicës në rajonin e Mitrovicës (Zubin Potok, Leposaviq, Skenderaj, Vushtrri), si dhe pjesën më të madhe të rasteve këto degë do të kenë kompetence lëndore për rastet nga këto komuna. Marrëveshja specifikon se shumica e punëtorëve në objektin e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e veriut do të jenë serbë të Kosovës. Marrëveshja parasheh që njësiti i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë do të përbëhet nga 5 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptarë, departamenti për krime serioze për tërë rajonin e Mitrovicës, i cili do të përbëhet nga 4 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë. Kryetar i Gjykatës Themelore do të jetë një serb i Kosovës nga Mitrovica, kurse Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Themelore do të jetë shqiptar i Kosovës.
Marrëveshja për revitalizimin e Urës së Mitrovicës dhe rrugës kryesore (rr.Mbreti Peter) u arrit me datën 25 gusht 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa dhe Kryeminist...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për revitalizimin e Urës së Mitrovicës dhe rrugës kryesore (rr.Mbreti Peter) u arrit me datën 25 gusht 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë z. Aleksandar Vucic. Palët u dakorduan që të bëhej rivitalizimi i Urës dhe hapësirës përreth në bazë të planit arkitekuror të dakorduar mes tyre më 29 Qershor 2015. Parashihej që ura të hapej për qarkullim si dhe komuna do të rivitalizonte rrugen kryesore (rruga Mbreti Peter) në zonë për kombësorë. Me këtë marrëveshje u përcaktua që do mbikqyrej në mënyrë të rregulltë aspekti politik dhe i sigurisë gjatë procesit të rivitalizimit të urës, si dhe do të përcaktohej periudha kur hartat e linjave administrative të zonave kadastrale në Suhodoll/Suvi Do dhe Kroi i Vitakut/Brdjani do të zgjidheshin përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Planet Zhvillimore Komunale, Hartës se Zonimit Komunal dhe Planit Rregullues të Detajuar nga ministritë relevante dhe dy komunat. Më 5 Gusht 2016, palët u ritakuan për shkak të moszbatimi të marrëveshjes dhe u dakorduan në marrëveshje të re e cila u emërtua si plani i BE-së për implementimin e marrëveshjes për Urën në Mitrovicë, e cila cilësoi Urën e Mitrovicës si simbolin e normalizimit të marrëdhëneive mes serbëve, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të Kosovës duke lehtësuar kontaktet, shkëmbimet dhe mirëkuptimin midis qytetarëve në të dy anët e qytetit. Sipas kësaj marrëveshjeje u dakordua që leja e ndërtimit të fillonte me 14 gusht 2016, sipas së cilës ura e Mitrovicës do të hapet për këmbësorë dhe automjete në të dy drejtimet. Periudha kohore e përcaktuar me këtë marrëveshje për hapjen e Urës për qarkullin të plotë është 20 Janar 2017. Në të njëjtë periudhë kohore, pritet që Rruga e Mbretit Petar të rivitalizohet në zonë për këmbësorët nga komuna e Mitrovicës së Veriut.
Marrëveshje rreth sigurimit të automjeteve u arrit deri më 23 qershor të vitit 2015 në mes të përfaqësueses së Kosovës znj. Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë z. Marko Djuric në prez...
Lexo përmbledhjenMarrëveshje rreth sigurimit të automjeteve u arrit deri më 23 qershor të vitit 2015 në mes të përfaqësueses së Kosovës znj. Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë z. Marko Djuric në prezencën e dy kryeministrave. Megjithatë, kjo çështje ishte përfshirë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e cila u arrit më 2 korrik të vitit 2011 ku zgjidhje kalimtare përcaktohej se secila palë do t’iu mundësojë qytetarëve të palës tjetër blerjen e polisave të sigurimit kufitar. Ndërsa, me ndihmën e BE-së palët do të vazhdonin të punonin për një marrëveshje komerciale për sigurim reciprok të automjeteve. Me 23 qershor të vitit 2015, u arrit një Memorandum i Mirëkuptimit për “Njohjen Reciproke të Sigurimit nga Auto përgjegjësia për Palët e Treta (TPL) dhe marrëveshje për procesimin dhe pagesën e kërkesave” ndërmjet Shoqatës së Sigurimeve të Serbisë (SHSS) dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) me lehtësimin e Këshillit të Byrove (KB) (përgjegjës për rregullimin e kartonit të gjelbërt ndërkombëtar).
Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Certifikatave ADR , u arrit më 19 prill të vitit 2016 mes përfaqësueses së Kosovës Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë Marko Djuric. Përmes marrëv...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për Njohjen Reciproke të Certifikatave ADR , u arrit më 19 prill të vitit 2016 mes përfaqësueses së Kosovës Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë Marko Djuric. Përmes marrëveshjes së arritur, palët zotohen për lëvizje të lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare. Rrjedhimisht, ato janë pajtuar që në mënyrë reciproke t’i pranojnë këto standarde që lidhen me transportin e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).
Në bazë të marrëveshjes së parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve e arritur më 19 prill 2013, palët me 26 Mars 2015 kanë arritur marrëveshjen për shpërbërjen e të ashtuquajturës ‘...
Lexo përmbledhjenNë bazë të marrëveshjes së parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve e arritur më 19 prill 2013, palët me 26 Mars 2015 kanë arritur marrëveshjen për shpërbërjen e të ashtuquajturës ‘mbrojtja civile’. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje ishte integrimi i stafit të Mbrojtjes Civile (MC) në institucionet e Republikës së Kosovës në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe ligjet e Kosovës për shërbyesit civil si dhe synon shuarjen përfundimtare të kësaj strukture. Kjo marrëveshje përcakton modalitetet e integrimit të stafit të MC-së si dhe trajtimin e lokacioneve dhe pajisjeve të MC-së.
Më 7 tetor 2013 marrëveshja për vizitat zyrtare reciproke ishte arritur parimisht mes ish kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe ish kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa u finaliz...
Lexo përmbledhjenMë 7 tetor 2013 marrëveshja për vizitat zyrtare reciproke ishte arritur parimisht mes ish kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe ish kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa u finalizua më 14 nëntor të vitit 2014, mes përfaqësueses së Kosovës znj. Edita Tahirit dhe përfaqësuesit të Serbisë z. Marko Djuric. Përmes kësaj marrëveshjeje palët u pajtuan që zyrtarët ndërlidhës përkatës të vendosur në Prishtinë dhe Beograd të merreshin me procedurat dhe detajet e vizitave. Në tekstin e marrëveshjes u përcaktuan zyrtarët të cilët duhet të bënin kërkesë për të realizuar vizitat si dhe modalietet e trajtimit të këtyre kërkësave. Kjo marrëveshje filloi të zbatohej më 1 dhjetor 2014.
Palët negociatore me 7 nëntor 2012 janë pajtuar në Bruksel për arritjen e marrëveshjes për caktimin e zyrtarët ndërlidhës në mes të dy vendeve. Në Raundin e 3 të bisedimeve në Bruksel me 4 d...
Lexo përmbledhjenPalët negociatore me 7 nëntor 2012 janë pajtuar në Bruksel për arritjen e marrëveshjes për caktimin e zyrtarët ndërlidhës në mes të dy vendeve. Në Raundin e 3 të bisedimeve në Bruksel me 4 dhjetor 2012, dy kryeministrat janë dakorduar për të emëruar nga një zyrtar ndërlidhës duke u përkrahur nga BE. Kjo marrëveshje nuk filloi të zbatohet deri në fund të vitit 2014, ku me 1 dhjetor 2014 u bë edhe vendosja e Zyrtarëve Ndërlidhës në Prishinë dhe Beograd. Synimi i zyrtarëve ndërlidhës ishte përmirësimi i marrëdhënieve në nivel institucionesh në mes dy vendeve dhe vendosja e komunikimit. Zyrtarët Ndërlidhës kanë përgjegjësin e menaxhimit të kërkesave për vizita zyrtare.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë është arritur më 2 Korrik 2011 në raundin e pestë të diskutimeve në në mes zëvëndës kryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë s...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja e lëvizjes së lirë është arritur më 2 Korrik 2011 në raundin e pestë të diskutimeve në në mes zëvëndës kryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Kjo marrëveshje rregullon termet e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve të të dyja palëve brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetres. Termet e përdorura në këtë marrëveshje reflektojnë qëndrimin e palëve ndaj statutit të Kosovës, duke përdorur të dy termet njëkohësisht kufij dhe kufij administrativ. Më 14 shtator 2016, në Bruksel u ridiskutua kjo marrëveshje dhe u arritën aranzhimet lidhur me finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të vitit 2011.
Në dhjetor të vitit 2011 palët negocuese kanë arritur një marrëveshje mbi konceptin e zhvilluar nga BE për menaxhimin e integruar të pikave të kalimit kufitar (IBM). Sipas kësaj marrëveshjej...
Lexo përmbledhjenNë dhjetor të vitit 2011 palët negocuese kanë arritur një marrëveshje mbi konceptin e zhvilluar nga BE për menaxhimin e integruar të pikave të kalimit kufitar (IBM). Sipas kësaj marrëveshjeje palët kanë për qëllim të instalojnë gradualisht objekte të përbashkëta dhe të sigurta në të gjitha vendkalimet e tyre të përbashkëta të IMB-it, të cilat vendosen përbrenda një ‘zone të përbashkët të vendkalimeve të IBM-it’, ku zyrtarët e secilës palë do të kryejnë kontrollet përkatëse. Marrëveshja parasheh se palët nuk do të shfaqin simbolet e jurisdiksioneve të tyre përkatëse në zonat e përbashkëta të vendkalimeve të IBM-it.
Marrëveshja për regjistrat civil është arritur më 2 korrik të vitit 2011 në raundin e pestë të bisedimeve mes zëvëndës kryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministri...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për regjistrat civil është arritur më 2 korrik të vitit 2011 në raundin e pestë të bisedimeve mes zëvëndës kryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Sipas saj, një komitet trepalësh i kryesuar nga EULEX, do të formohej për të identifikuar zbrazëtirat në librat amzë origjinal të para vitit 1999 të cilat mungojnë. EULEX-i parashihej që të vërtetonte kopjet e librave amzë nga Kosova, komunë pas komune dhe do ti procesonte kopjet e vërtetura për të krijuar një regjistër plotësisht të besueshëm në Kosovë. Ministria e Dialogut në muajin Mars të vitit 2015 ka konstatuar se zbatimi i kësaj marrëveshje është përfunduar me sukses.
Marrëveshja për shënimet kadastrale u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve të mbajtur më 2 shator 2011 në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Minis...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për shënimet kadastrale u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve të mbajtur më 2 shator 2011 në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Me anë të kësaj marrëveshje palët u pajtuan që, të bëjnë çdo përpjekje për të vendosur një kadastër plotësisht të besueshëm në Kosovë me qëllim për të mbrojtur të drejtat e njerëzve me kërkesa legjitime në pronë. Sipas marrëveshjes, Serbia do t’i kthente Kosovës, përmes Përfaqësuesit Special të BE-së (PSBE), kopjet e skanuara të shënimeve kadastrale të marra para vitit 1999. Një agjenci teknike, përkatësisht Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave (AKKVP) do të ishte përgjegjëse që të identifikonte, krahasonte dhe raportonte zbrastësirat në shënimet kadastrale origjinale të para vitit 1999 me kadastrën e ri konstruktuar të Kosovës.
Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave u arrit më 02 Korrik 2011, në raundin e pestë të bisedimeve të dialogut teknik në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe is...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për njohjen reciproke të diplomave u arrit më 02 Korrik 2011, në raundin e pestë të bisedimeve të dialogut teknik në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic me lehtësimin e përfaqësuesit të BE-së, z. Robert Cooper. Kjo marrëveshje u ridiskutua dhe një marrëveshje e re u arrit më 29 shtator 2015, e cila u rikonfirmua edhe një herë më 19 janar 2016. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.
Marrëveshja për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal u arrit më 24 shkurt 2012, në raundin e nëntë të bisedimeve në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të M...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal u arrit më 24 shkurt 2012, në raundin e nëntë të bisedimeve në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Në këtë marrëveshje u dakordua që Kosova do të prezantohem në përfaqësime rajonale me denominimin Kosova* dhe me fusnotën shoqëruese si në vijim: “Ky shënim është pa paragjykim të pozicioneve për status dhe është në linjë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”. U tha që kjo marrëveshje do të mundësojë Kosovën për të marr pjesë, për të nënshkruar marrëveshje të reja dhe për të folur në emër të vetin në takimet rajonale, gjë që më herët e kishte bërë për të misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK. Ky denominim është përdorur edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të arritur mes Kosovës dhe BE-së më 27 tetor të vitit 2015.
Marrëveshja për vulat doganore u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel, më 2 shtator të vitit 2011, në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit t...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për vulat doganore u arrit në raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel, më 2 shtator të vitit 2011, në mes zëvëndëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe ish zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Borco Stefanovic. Kjo marrëveshje përcakton që palët duhet të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave në përputhje me marrëveshjen e CEFTAs. Gjithashtu përfshihet edhe pranimi i vulave doganore me mbishkrimin “Dogana e Kosovës” në të gjitha dokumentet dhe komunikimit përcjellëse.
Marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore u arrit në janar të vitit 2013 në Bruksel në mes Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të atëhershëm të Serb...
Lexo përmbledhjenMarrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore u arrit në janar të vitit 2013 në Bruksel në mes Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të atëhershëm të Serbisë z. Ivica Dacic. Kjo marrëveshje parasheh mbledhjen e të hyrave doganore nga autoritetet e Kosovës në dy pikë-kalimet kufitare të veriut Jarinje dhe Bërnjak. Kjo marrëveshje poashtu rregullon edhe modalitetet për lirimin e mallërave në këto dy pikë kalime duke specifikuar se për të përfituar nga taksa doganore, ndërmarrjet që operojnë në në Leposaviq, në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Zveçan duhet të jenë të regjistruara si kompani sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Marrëveshja parasheh gjithashtu edhe krijimin e një Fondi Zhvillimor (që këtej e tutje Fondi) për të promovuar zhvillimin social-ekonomik dhe për të mirën e popullsisë lokale në Leposaviq, në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Zveçan.