Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/09/2020 | Punë të Brendshme |
Pika e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë është përuruar në maj të vitin 2013, me qëllim të hapjes dhe plotësimit që të ketë komunikim më të mirë, shkëmbim e furnizim më të mirë në të dy anët dhe në të njëjtën kohë të parandaloheshin kalimet ilegale. Me
Lexo më shumë
Pika e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë është përuruar në maj të vitin 2013, me qëllim të hapjes dhe plotësimit që të ketë komunikim më të mirë, shkëmbim e furnizim më të mirë në të dy anët dhe në të njëjtën kohë të parandaloheshin kalimet ilegale. Megjithatë, pasi u lëshua në funksion kjo pikë kufitare, në esencë ishte diskriminuese në baza etnike si dhe çalonte në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve. Në pikëkalimin kufitar VranishtëShishtavec dhe jo në mënyrë selektive vetëm kalimi i qytetarëve të fshatrave të komunitetit goran andej e këndej kufirit dhe askush tjetër nga zonat e qytetet tjera nuk u lejohet kalimi. Kjo e bën të mangët dhe jofunksional shërbimin e kësaj pike të kalimit dhe nuk i shërben vetë qëllimit të hapjes së saj. Si e tillë është duke penguar vizitorët me qëllime turistike nga të dyja anët dhe pamundëson qarkullimin e mallrave të paktën për bujqit dhe blegtorët e zonës që më së shumti kanë nevojë. Zoti ministër, a jeni në dijeni të mënyrës së funksionimit të tillë të kësaj pike dhe cilat janë veprimet që i keni marrë apo do t’i ndërmerrni në mënyrë që kjo pikë të jetë vërtet në shërbim të gjithë qytetarëve dhe të mos jetë simbol i diskriminimit dhe pengimit të lëvizjes së lirë dhe komunikimit mes qytetarëve |
Agim Veliu | Po |