Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Shëndetësi |
Po e lexoj, meqenëse kjo vetëm edhe do ta humb kuptimin nëse presim. E kemi pasur edhe një debat sa i përket pandemisë dhe pak a shumë kryeministri e ka dhënë njëfarë përgjigje, por jo të argumentuar. Prandaj, veç po e lexoj sa për informim të publikut e
Lexo më shumë
Po e lexoj, meqenëse kjo vetëm edhe do ta humb kuptimin nëse presim. E kemi pasur edhe një debat sa i përket pandemisë dhe pak a shumë kryeministri e ka dhënë njëfarë përgjigje, por jo të argumentuar. Prandaj, veç po e lexoj sa për informim të publikut edhe le të përfundojë me këtë seancë, dhe nëse ka diçka në mënyrë të argumentuar, kisha pritur që në seancën e radhës të marr përgjigje. Çështja ka të bëjë me atë që më 13 mars 2020, kur ishin dy rastet e para të infektuar me COVID19, të regjistruara në Kosovë, një rast në Komunën e Vitisë dhe një në Komunën e Klinës, vendimi i menjëhershëm i Qeverisë së atëhershme të Kosovës, pra Qeverirsë Kurti, ka qenë që të karantinoren këto dy komuna. 40 Paraqitja e rasteve të infektuar me COVID-19, ka vazhduar edhe në komunat tjera, ku një varg masash parandaluese dhe luftuese të këtij virusi janë ndërmarrë nga Qeveria Kurti. Kjo bëri që më 24 mars 2020 të kemi zero raste të infektuar me Covid-19. Përpjekjet e Qeverisë Kurti apo Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera relevante, minohesh nga brenda, ndërsa lëvdoheshin nga jashtë Kosovës. Qeveria Kurti kishte gjetur një sistem të shkatërruar shëndetësor, të degraduar e të korruptuar. Qeveria i pati ndarë menjëherë 20 milionë euro për t’i adresuar me urgjencë nevojat e sistemit shëndetësor karshi pandemisë, e në anën tjetër besimi në qeverisje të mirë, bëri që të reagojnë edhe donatorët ndërkombëtar me donacionet e tyre. E dimë ku jemi tani. Tani kemi numër rekord të rasteve me 241 raste vetëm dje dhe 150 raste të vdekjeve nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Kosovë. |
Avdullah Hoti | Jo |
07/08/2020 | Shëndetësi |
Pra, në bazë të çfarë indikatorëve shëndetësore dhe profesional e parashihnit imunizim kolektiv natyror dhe cili është plani juaj rreth kësaj çështjeje, e para. Dhe e dyta, cili ka qenë ndikimi i manualit në përballje me pandeminë COVID-19, nëse e shohim
Lexo më shumë
Pra, në bazë të çfarë indikatorëve shëndetësore dhe profesional e parashihnit imunizim kolektiv natyror dhe cili është plani juaj rreth kësaj çështjeje, e para. Dhe e dyta, cili ka qenë ndikimi i manualit në përballje me pandeminë COVID-19, nëse e shohim se në cilën pikë kemi ardhur, do të thotë buzë një katastrofe humanitare me 300 raste të vdekjesh, me një keqmenaxhim të tillë dhe sidomos dështim në mbikëqyrje. |
Avdullah Hoti | Jo |