Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve
0 nga 1 pyetje
Rangimi: i 2-ti
Lojaliteti ndaj grupit parlamentar
0 nga 0 votime
Rangimi: -
24/06/2020 10:00:00 |
Përshëndetje i nderuar z. Hajdini ! Po ju shkruaj lidhur me një kërkesë të parashtruar nga ana e praktikantëve të Gjykatës së Apelit të Kosovës sa i përket ligjit për buxhet të vitit 2020, në të cilin kërkojmë të parashihet shuma financiare e cila do të shërbejë që praktika një vjeçare të paguhet, përmes një kompensimi minimal (të barasvlefshëm me pagën minimale në Kosovë). Kërkesën e kemi drejtuar tek Kryeministri (vulë pranimi datë 24.02.2020), Kryetarja e Parlamentit (nr.prot. 162.20, njësia 101-KRK, datë 24.02.2020), Ministri i Financave dhe Transfereve (njësi 01, nr.prot.167, datë 24.02.2020), Ministrja e Drejtësisë (nr.01-175, datë 24.02.2020) si dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (nr.prot.01/, datë 24.02.2020). Duke marrë parasysh që Qeveria e Republikës së Kosovës sjell draftligjin për buxhet të vitit 2020 në Kuvendin e Kosovës, e më pas komisioni përgjegjës për shqyrtimin e të njëjtit është Komisioni për Buxhet dhe Transfere, kërkojmë nga ju që ta mbështesni kërkesën tonë.
LDK
Çështja | Data | Seancë/Komision | Statusi |
---|
Emri | Agjenda | Plotesim / I Ri | Sektori | Statusi |
---|