Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/09/2020 | Arsim |
Sistemi i edukimit në nivel global është ballafaquar me çrregullimin më të madh të njohur në histori. Kjo për shkak se ndër institucionet e para që është goditur me masë administrative, me mbyllje, ka qenë sistemi arsimor, duke filluar nga institucionet
Lexo më shumë
Sistemi i edukimit në nivel global është ballafaquar me çrregullimin më të madh të njohur në histori. Kjo për shkak se ndër institucionet e para që është goditur me masë administrative, me mbyllje, ka qenë sistemi arsimor, duke filluar nga institucionet parashkollore, shkollat e deri në nivelin më të lartë, atë universitar. Sigurisht, përpjekjet fillestare për të mos ngecur prapa me plotësimin e plan programeve të parapara kanë përfshirë realizimin e mësimit në distancë nëpërmjet televizionit publik dhe sistemeve online. Megjithatë, pjesa tejet e rëndësishme e sistemit edukativ arsimor, mbetet edhe intereaksion ndërmjet pjesëmarrësve, përfshirë nxënësit dhe mësimdhënësit. Megjithatë, konsideroj se për t’u realizuar kjo në mënyrë të suksesshme, kërkohen pajisje të teknologjisë informative si dhe qasje në internet. Kosova është një ndër vendet me nivelin më të lartë të qasjes në internet, por megjithatë mund të ketë mungesa në pajisjet e teknologjisë informative nëpër çdo shtëpi. Prandaj, i nderuar ministër Likaj, Ju lutem, a mund të na informoni se a ka ndonjë analizë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me pjesëmarrjen në mësim nga distanca gjatë gjysmës së parë të vitit? Pra, sa përqind e nxënësve kanë marrë pjesë në të mësuarit online? A ka ndonjë analizë konkrete lidhur me arsyet e pjesëmarrjes më të vogël, në rast se pjesëmarrja ka qenë më e vogël? Pra, nëse mungesa e pajisjeve të teknologjisë informative e ka shkaktuar mungesën në orë të mësimit? A ka ndonjë plan konkret për mobilizim të gjerë të teknologjisë informative, me qëllim që të furnizohen nxënësit me kushte për mësim në pjesën e mbetur të këtij viti, por eventualisht edhe gjatë vitit të ardhshëm. 30 Përveç kësaj është e nevojshme të ketë një analizë specifike për komunitete, ku pjesëmarrja në mësim mund të jetë më e ulët. Faleminderit! |
Ramë Lika | Po |
08/10/2020 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, z. Arban Abrashi, Duke pasur parasysh planin për infrastrukturë në Kosovë për vitin 2020, por edhe efektet e pandemisë në realizimin e këtij plani, konsideroj se është e rëndësishme të kemi informacion nga ajo lidhur me realizimin e b
Lexo më shumë
I nderuar ministër, z. Arban Abrashi, Duke pasur parasysh planin për infrastrukturë në Kosovë për vitin 2020, por edhe efektet e pandemisë në realizimin e këtij plani, konsideroj se është e rëndësishme të kemi informacion nga ajo lidhur me realizimin e buxhetit për gjysmën e parë të këtij viti. Mekanizmi më efektiv për të luftuar efektet negative të krizave ekonomike, është rritja e investimeve kapitale. Ministria që ju udhëhiqni e ka pjesën më të madhe të investimeve kapitale në vend. Prandaj, ju lutem na informoni lidhur me përqindjen e realizimit të buxhetit për gjysmën e parë të vitit 2020, por po ashtu edhe për planin tuaj për realizimin e buxhetit për gjysmën e dytë të vitit 2020. Ju faleminderit! |
Arban Abrashi | Po |