Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/10/2020 | Sociale |
Zoti ministër, Bazuar në rishikimin e buxhetit të këtij viti, pra vitin 2020, në të cilin ka kaluar amendamenti për sigurimet shëndetësore të viktimave seksuale gjatë luftës, pyetja është: bazuar në emergjencën e shëndetit të këtyre viktimave dhe nevojës
Lexo më shumë
Zoti ministër, Bazuar në rishikimin e buxhetit të këtij viti, pra vitin 2020, në të cilin ka kaluar amendamenti për sigurimet shëndetësore të viktimave seksuale gjatë luftës, pyetja është: bazuar në emergjencën e shëndetit të këtyre viktimave dhe nevojës për sigurinë shëndetësore për ta, çfarë kemi ndërmarrë konkretisht në këtë drejtim? |
Skender Reçica | Po |
16/10/2020 | Sociale |
Edhe njëkohësisht edhe ju falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur deri tani. Pajtohem me atë që thatë ju, duke pasur parasysh këtë kategori që kanë ndjeshmërinë e veçantë. Megjithatë, situata është shumë emergjente për to, sepse kanë kaluar shumë vite
Lexo më shumë
Edhe njëkohësisht edhe ju falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur deri tani. Pajtohem me atë që thatë ju, duke pasur parasysh këtë kategori që kanë ndjeshmërinë e veçantë. Megjithatë, situata është shumë emergjente për to, sepse kanë kaluar shumë vite dhe përveç problemeve shëndetësore, ato tashmë kanë moshë, janë bërë mbi njëzet vjet dhe ne nuk mundemi ta shtyjmë më tutje. Konkretisht, ju lutem, a ka nevojë të ndryshojmë? D.m.th. ju keni staf të mjaftueshëm aty dhe ju kisha lutur të merren seriozisht. A ka nevojë të ndryshohet ligj? Nëse ka nevojë, urgjentisht të sillet ligji në Kuvend, sepse të gjithë deputetët kanë qenë të pajtuar, të gjithë e kanë votuar atë amendament dhe i tërë Kuvendi është gati të punojë me shpejtësi të procedurave nëse ka nevojë për ndonjë ligj të ndryshojë. Dhe a mund të na thoni së paku përafërsisht që brenda këtij viti do të fillojë? |
Skender Reçica | Po |