Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
07/08/2020 | Arsim |
I nderuar ministër, Sistemi i arsimit të lartë, me theks të veçantë institucionet private të arsimit të lartë kanë qenë të shoqëruara me probleme e sfida të shumta në kuadër të reformave që janë zhvilluar në sistemin e arsimit. Procesin e zhvillimit të p
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Sistemi i arsimit të lartë, me theks të veçantë institucionet private të arsimit të lartë kanë qenë të shoqëruara me probleme e sfida të shumta në kuadër të reformave që janë zhvilluar në sistemin e arsimit. Procesin e zhvillimit të politikave publike në fushën e arsimit, monitorimin e zbatimit të tyre, madje një pjesë e rëndësishme e sistemit është vetë përgjegjëse në zbatimin e pjesëve të 37 rëndësishme të të gjithë zinxhirit veprues të autoriteteve publike në fushën e arsimit. E nga segmentet e rëndësishme ku Ministria është përgjegjëse, është edhe regjistri zyrtar i studentëve që studiojnë në institucionet e regjistruara dhe të akredituara në Republikën e Kosovës. Siç është raportuar këto ditë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë nuk i përfshin të gjithë studentët që studiojnë nëpër kolegje private në regjistrin zyrtar të studentëve që e administron Ministria. I nderuar ministër, Pyetja ime është kjo: a jeni të informuar për këtë problem? Cila është arsyeja e mospërfshirjes në regjistrat zyrtarë të kësaj kategorie të studentëve dhe kur prisni ju që të adresohet dhe të rregullohet kjo çështje mjaft e ndjeshme për studentët? |
Ramë Lika | Po |
07/08/2020 | Arsim |
I nderuar ministër, Këta studentë a janë legalë apo ilegalë dhe a duhet të vazhdojnë studimet, pasi këta studentë janë duke i kryer pagesat e tyre dhe duke i vijuar studimet nëpër këto kolegje private.
I nderuar ministër, Këta studentë a janë legalë apo ilegalë dhe a duhet të vazhdojnë studimet, pasi këta studentë janë duke i kryer pagesat e tyre dhe duke i vijuar studimet nëpër këto kolegje private. |
Ramë Lika | Po |
07/08/2020 | Kulturë |
E nderuar ministre Dumoshi, Situata e shpërthimit të pandemisë, me përhapjen e virusit COVID-19 në shumë vende të botës e kështu edhe në Republikën e Kosovës ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm, të madh, në të gjitha segmentet e jetës komunitare, si
Lexo më shumë
E nderuar ministre Dumoshi, Situata e shpërthimit të pandemisë, me përhapjen e virusit COVID-19 në shumë vende të botës e kështu edhe në Republikën e Kosovës ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm, të madh, në të gjitha segmentet e jetës komunitare, si atë ekonomike, arsimore, sociale, kulturore, sportive, rinore etj. Paralizimi i jetës, reduktimi enorm i aktiviteteve sociale ka dëmtuar rëndë edhe jetën rinore në vend. Duke qenë se shumë aktivitete të planifikuara janë anuluar ose pezulluar, institucionet e nivelit qendror dhe lokal do të duhej të hartonin plane e strategji konkrete që do të adresonin aspektin e rinisë në kushtet e ndikimit negativ të pandemisë së virusit COVID-19. Pyetja është kjo e nderuar ministre: Duke qenë se kemi reduktim në përmasa të mëdha të aktiviteteve rinore, në kushtet kur shumëçka ka ndërruar në mënyrë dhe në funksion. |
Vlora Dumoshi | Po |