Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Shëndetësi |
Faleminderit Kryetare! Zoti Zemaj, Sa keni kërkuar buxhet shtesë në rishikim dhe sa donacione janë iniciuar gjatë mandatit tuaj dhe cilat janë ato?
Faleminderit Kryetare! Zoti Zemaj, Sa keni kërkuar buxhet shtesë në rishikim dhe sa donacione janë iniciuar gjatë mandatit tuaj dhe cilat janë ato? |
Armend Zemaj | Po |
07/08/2020 | Shëndetësi |
Pyetja ka të bëjë rreth shpalljes së konkursit në Ministrinë e Shëndetësisë më 16. 6. 2020. Mbi çfarë baze është shpallur konkursi i fundit për profesionistë shëndetësorë dhe a keni pasur kërkesa nga një njësitë kërkuese respektive? Mbi çfarë baze do të
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë rreth shpalljes së konkursit në Ministrinë e Shëndetësisë më 16. 6. 2020. Mbi çfarë baze është shpallur konkursi i fundit për profesionistë shëndetësorë dhe a keni pasur kërkesa nga një njësitë kërkuese respektive? Mbi çfarë baze do të distrubohen këta specialistë të shëndetësisë dhe pse 200, pse jo 300 ose 400? Cilat janë kërkesat nga institucionet shëndetësore nga niveli primar deri te ai terciar dhe ku janë këto kërkesa? Apo siç e pamë në rastin e vullnetarëve ku nga tetë që kanë punuar vullnetarë për shumë muaj, vetëm një është pranuar. Nuk janë pranuar, duke përfshirë edhe një infektologe. Hajt të tjerët, por a nuk ka nevojë sot për infektologe sistemi jonë i brishtë i shëndetësisë në këtë kohë pandemie? |
Armend Zemaj | Po |
14/08/2020 | Drejtësi |
Pyetja ka të bëjë lidhur me vendimin e Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimit të Terrorizimit. Kjo pyetje ka të bëjë, për shkak që zoti Hoti më 12 shkurt të vitit 2019 deklaron kështu: U ca
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë lidhur me vendimin e Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimit të Terrorizimit. Kjo pyetje ka të bëjë, për shkak që zoti Hoti më 12 shkurt të vitit 2019 deklaron kështu: U caktua edhe një Koordinator Nacional kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizimit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuar kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe, veç plaçkë, derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve. Andaj, pyetja është: çka ka ndryshuar atëherë dhe sot me këtë emërim të koordinatorit, kur në vitin e kaluar. |
Avdullah Hoti | Po |
25/09/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
Sektori i vreshtave në Kosovë zë një vend të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky sektor është ambasador i Kosovës në tregun ndërkombëtar, në aspektin e produkteve vendore. Prandaj është shumë e rëndësishme që rreziqet nga moti, çmimi i ulët
Lexo më shumë
Sektori i vreshtave në Kosovë zë një vend të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky sektor është ambasador i Kosovës në tregun ndërkombëtar, në aspektin e produkteve vendore. Prandaj është shumë e rëndësishme që rreziqet nga moti, çmimi i ulët i tregut nëpër pikat grumbulluese dhe sasia e mbetur e pashitur nga vreshtarët të adresohet në mënyrë që fermerët kosovarë të mund të vazhdojnë me prodhimin dhe cilësinë e tyre dhe të jenë shumë konkurrues në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Andaj, pyetja konkrete është se çfarë masash do të marrë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apo qeveria në përgjithësi për të siguruar tregun e vreshtarëve për vitin 2020? |
Besian Mustafa | Jo |
25/09/2020 | Kulturë |
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është mbyllur për përdoruesit nga 16 mars 2020, me kushtet e domosdoshme për të kontribuar në zbatimin sa më efikas të masave që synojnë luftimin e përhapjes së COVID-19. Që nga ajo datë Biblioteka Kombëtare e Kosovës aktua
Lexo më shumë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është mbyllur për përdoruesit nga 16 mars 2020, me kushtet e domosdoshme për të kontribuar në zbatimin sa më efikas të masave që synojnë luftimin e përhapjes së COVID-19. Që nga ajo datë Biblioteka Kombëtare e Kosovës aktualisht ka harmonizuar punën dhe shërbimet e saj në përputhje me udhëzimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe vendimet e organeve përgjegjëse shtetërore si dhe me masat dhe udhëzimet e nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. Zonja Dumoshi, duke pasur parasysh që institucionet përgjegjëse kanë marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID-19, çfarë masash ka marrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për rihapjen e Bibliotekës Kombëtare te Kosovës, sidomos para fillimit të vitit akademik 2020/2021? |
Vlora Dumoshi | Po |
29/10/2020 | Shëndetësi |
Pyetja ime ka të bëjë me mbi 150 të sëmurë me fibrozë sistike, të cilët kanë vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e terapisë së tyre. Përveç kostos shumë të lartë që këta të sëmurë kanë, po ashtu kanë shumë vështirësi që në vendin tonë të gjendet t
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me mbi 150 të sëmurë me fibrozë sistike, të cilët kanë vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e terapisë së tyre. Përveç kostos shumë të lartë që këta të sëmurë kanë, po ashtu kanë shumë vështirësi që në vendin tonë të gjendet terapia e cila është mjaftë e kushtueshme. Andaj, pyetja ka pasur t’i drejtohet ministrit se çfarë jeni duke bërë si ministri për sigurimin e terapive edhe për ndihmën financiare që duhet t’i jepet kësaj kategorie me këtë sëmundje kaq të rëndë, e cila është e pashërueshme dhe e cila po ua mundëson që të merren me këtë sëmundje të tyre dhe familjarëve të tyre. Vetëm dua t’i tregoj ministrit që një nënë që e kishte një fëmijë të sëmurë, kam biseduar para disa ditëve me të, dhe ajo vetëm deri tani ishte detyruar që të marrë borxh mbi 15 mijë euro për sigurimin e kësaj terapie. |
Armend Zemaj | Po |