Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
08/10/2020 | Shëndetësi |
Atëherë, çështja është te ndërprerja e ofrimit të shërbimeve të terapisë në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës. Ka disa muaj pacientët të cilët kanë probleme me të pamurit e të cilët kanë nevojë për shërbime dhe trajtim
Lexo më shumë
Atëherë, çështja është te ndërprerja e ofrimit të shërbimeve të terapisë në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës. Ka disa muaj pacientët të cilët kanë probleme me të pamurit e të cilët kanë nevojë për shërbime dhe trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk po i marrin këto shërbime për shkak të gjendjes së pandemisë me COVID-19. I nderuar zoti Zemaj, Si e ka trajtuar këtë çështje ministria jua? Kur do të fillojnë t’i marrin këto shërbime qytetarët e Kosovës? Faleminderit! |
Armend Zemaj | Po |
08/10/2020 | Sport |
E nderuar zonja Dumoshi, Pyetjen e keni marrë dhe ajo ka të bëjë me diskriminim gjinor nga Federata e Hendbollit të Kosovës, rreth shpërblimit të fituesit në garat e super ligës së Kosovës në hendboll. Në dokumentin e publikua që ka të bëjë me propozicio
Lexo më shumë
E nderuar zonja Dumoshi, Pyetjen e keni marrë dhe ajo ka të bëjë me diskriminim gjinor nga Federata e Hendbollit të Kosovës, rreth shpërblimit të fituesit në garat e super ligës së Kosovës në hendboll. Në dokumentin e publikua që ka të bëjë me propozicionet e garave për edicionin 2020-2021 tek ndarja e shpërblimeve për skuadrën kampione të super ligës së Kosovës në hendboll ka diskriminim të skajshëm sa i përket skuadrës së vajzave. Zonja Dumoshi, pyetja është kjo: A jeni në dijeni për këtë çështje? Dhe nëse po, a keni ndërmarrë diçka në lidhje me këtë? Nëse jo, kur do të ndërmerrni dhe si do ët veproni? Faleminderit! |
Vlora Dumoshi | Po |
10/12/2020 | Punë të Jashtme |
E nderuar zonja Haradinaj, Kosova i plotëson kushtet për të marrë domenin e nivelit të lartë të faqeve të internetit, që u takon shteteve të pavarura. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në fondin monetar ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore ia hap rrugën
Lexo më shumë
E nderuar zonja Haradinaj, Kosova i plotëson kushtet për të marrë domenin e nivelit të lartë të faqeve të internetit, që u takon shteteve të pavarura. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në fondin monetar ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore ia hap rrugën shtetit tonë, që të aplikojë dhe ta ketë domenin vetjak, pa qenë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj, pyetja është: Zonja Haradinaj, a keni ndërmarrë diçka në lidhje me këtë proces? Nëse po, na tregoni se ku ndodhet procesi. Nëse jo, kur do të aplikoni dhe si do të veproni? Faleminderit! |
Meliza Haradinaj | Po |