Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
08/10/2020 | Punë të Brendshme |
Çështja ka të bëjë me zjarrfikësit në Komunën e Podujevës, të cilët kanë protestuar disa herë duke kërkuar largimin e shefit të Njësisë së Zjarrfikësve, zotin Milaim Ajvazi, me arsyetimin se i njëjti ka keqpërdor detyrën zyrtare. Pyetja shkon për
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me zjarrfikësit në Komunën e Podujevës, të cilët kanë protestuar disa herë duke kërkuar largimin e shefit të Njësisë së Zjarrfikësve, zotin Milaim Ajvazi, me arsyetimin se i njëjti ka keqpërdor detyrën zyrtare. Pyetja shkon për ministrin Veliu, çfarë keni ndërmarrë në adresimin e kësaj shkeljeje ligjore dhe çfarë masash adekuate ligjore dhe administrative keni ndërmarrë si rrjedhim, për plotësimin e kërkesës së zjarrfikësve të kësaj njësie? |
Agim Veliu | Po |
08/10/2020 | Punë të Brendshme |
Pakënaqësia e 12 pjesëtarëve të Njësisë së Zjarrfikësve në Komunën e Podujevës nuk fillon me protestat e fundit. Kjo ka filluar qysh para një viti kur ju zotëri Veliu keni qenë kryetar komune. Kanë qenë ankesa dhe kërkesa të faktuara, ku personi në fjalë
Lexo më shumë
Pakënaqësia e 12 pjesëtarëve të Njësisë së Zjarrfikësve në Komunën e Podujevës nuk fillon me protestat e fundit. Kjo ka filluar qysh para një viti kur ju zotëri Veliu keni qenë kryetar komune. Kanë qenë ankesa dhe kërkesa të faktuara, ku personi në fjalë ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke lejuar që punëtori të jetë në listën e pagave për tri vite radhazi pa qenë në punë fare. Gjithashtu, duke shfrytëzuar pushimin vjetor, i njëjti person akuzohet edhe për keqpërdorime të tjera, në furnizimin me derivate e gjëra të tjera. Pyetja shtesë është; atëherë kur ishit në pozitën e kryetarit e mbronit. Patët krijuar një komision disiplinor, ku e suspenduat për dy muaj dhe prapë e rikthyet në vendin e punës në pozitën e njëjtë. A jeni duke mbrojtur tash edhe nga pozita jolegjitime e ministrit të Punëve të Brendshme? |
Agim Veliu | Po |
10/12/2020 | Sociale |
Çështja është rreth Inspektoratit të Punës që ka ndërmarrë një sërë vendimesh të kontestuara, të cilat urdhërojnë kthimin në detyrë të kryeshefëve dhe zyrtarëve të lartë të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike. Njëri nga vendimet ka të bëjë me
Lexo më shumë
Çështja është rreth Inspektoratit të Punës që ka ndërmarrë një sërë vendimesh të kontestuara, të cilat urdhërojnë kthimin në detyrë të kryeshefëve dhe zyrtarëve të lartë të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike. Njëri nga vendimet ka të bëjë me personin i cili deri para një viti ka qenë kryeshef i Inspektoratit. Një vendim tjetër, u shqipton gjoba hakmarrëse, në cilësinë personale dhe në shuma tejet të larta drejtorëve të një ndërmarrjeje publike. Të gjitha këto vendime janë nxjerr në afat rekord, duke lënë në pritje me mijëra punëtorë lëndët e të cilëve zvarriten nëpër sirtarët e inspektorateve. Njohësit e së drejtës vërejnë se këto vendime kanë bazë të kontestuar juridike dhe se Inspektorati i Punës ka vepruar në kundërshtim me parimet e procedurës administrative, siç janë, ligjshmëria, proporcionaliteti, mosdiskriminimi, paanësia dhe pritshmëria e arsyeshme. Inspektorati ka penguar Qeverinë dhe funksionarët e tjerë publikë që t’i kryejnë detyrat e veta sipas ligjit, sa u përket ndërmarrjeve dhe institucioneve të tjera publike. Inspektorët, po ashtu kanë vepruar në rrethana që vë në dyshim paanësinë e tyre dhe përbëjnë konflikt interesi. Për këto arsye kemi dyshime edhe për kryerje të veprës penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i Kodit Penal. Pyetja është për zotin Reçica. Pra, çka keni ndërmarrë dhe çka planifikoni të ndërmerrni për të adresuar shkeljet dhe parregullsitë e shumta në Inspektoratin e Punës. |
Skender Reçica | Po |