Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Sociale |
Meqenëse kryeministri sigurisht ka ndonjë temë të rëndësishme, shumë të madhe për vendin, nuk qenka këtu. Në qoftë se ministri Blerim Kuçi ia përcjell kërkesën time, pyetjen time kryeministrit, unë me gjithë qejf e kisha thënë këtu. Ministër, a pranon t&
Lexo më shumë
Meqenëse kryeministri sigurisht ka ndonjë temë të rëndësishme, shumë të madhe për vendin, nuk qenka këtu. Në qoftë se ministri Blerim Kuçi ia përcjell kërkesën time, pyetjen time kryeministrit, unë me gjithë qejf e kisha thënë këtu. Ministër, a pranon t’ia përcjellësh këtë që po e them? Ministër, meqenëse kryeministri nuk po e di ku është një zyrë, quhet Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ajo zyrë është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, është një kat më poshtë se zyra e tij, jo dera e parë, është tualeti, as e dyta jo, është Zyra për Informim, po zyra e tretë operon në atë grup. Aty veç e dërgon një djalë t’ia mundësojë asaj zyre të funksionojë për shkak se kemi shumë njerëz, të cilët po presin të marrin shërbimin nga ajo zyrë, e në fakt, zyra është jashtë funksionit. E paramendoni cilët njerëz kanë nevojë për atë zyrë, njerëz që po vuajnë për një kafshatë bukë. Po të lutem, ia përcjell kryeministrit, të emërojë dikë, një drejtor, një këshilltar politik që quhet edhe drejtor i zyrës sa më parë për shkak se kërkesat janë emergjente. Faleminderit, ministër! |
Avdullah Hoti | Jo |
23/07/2020 | Drejtësi |
Unë e kam një pyetje për ministrin Selimi. Zoti ministër, meqenëse në media e kam parë se e keni pasur një takim ose keni komunikuar me ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë, a keni diskutuar rreth çështjes së shtetasve kosovarë, të cilët gjenden në burgu
Lexo më shumë
Unë e kam një pyetje për ministrin Selimi. Zoti ministër, meqenëse në media e kam parë se e keni pasur një takim ose keni komunikuar me ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë, a keni diskutuar rreth çështjes së shtetasve kosovarë, të cilët gjenden në burgun e Maqedonisë, të ashtuquajtur si Grupi i Kumanovës, a keni gjetur vend 47 për diskutim edhe për këtë pjesë, meqenëse keni pasur një konferencë, nëse nuk gaboj, me video link qysh e kam parë në media. Faleminderit! |
Selim Selimi | Po |
23/07/2020 | Drejtësi |
Por, përgjigjja ishte shumë sipërfaqësore, e konkretisht pyetja është kur do të ndodhë kjo marrëveshje që ju e mendoni që duhet të ndodhë për ekstradimin e shtetasve tonë në vuajtje të dënimit në burgjet tona? Faleminderit!
Por, përgjigjja ishte shumë sipërfaqësore, e konkretisht pyetja është kur do të ndodhë kjo marrëveshje që ju e mendoni që duhet të ndodhë për ekstradimin e shtetasve tonë në vuajtje të dënimit në burgjet tona? Faleminderit! |
Selim Selimi | Po |
14/08/2020 | Sociale |
I nderuar zëvendëskryeministër, Unë kam bërë një kërkesë më 27 korrik të këtij viti për rivarrimin e heroinës Shotë Galica nga Shqipëria për në Kosovë. Qeveria a ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë kërkesë timen? Faleminderit!
I nderuar zëvendëskryeministër, Unë kam bërë një kërkesë më 27 korrik të këtij viti për rivarrimin e heroinës Shotë Galica nga Shqipëria për në Kosovë. Qeveria a ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë kërkesë timen? Faleminderit! |
Besnik Tahiri | Po |
16/10/2020 | Sociale |
I nderuar ministër Reçica, unë e kam një kërkesë prej grupit në fakt prej komunitetit të të verbërve të Kosovës, ju i keni takuar ata dhe keni bashkëbiseduar me ta dhe në kohën sa keni qenë ministër në Qeverinë Haradinaj e më intereson të di sa keni avan
Lexo më shumë
I nderuar ministër Reçica, unë e kam një kërkesë prej grupit në fakt prej komunitetit të të verbërve të Kosovës, ju i keni takuar ata dhe keni bashkëbiseduar me ta dhe në kohën sa keni qenë ministër në Qeverinë Haradinaj e më intereson të di sa keni avancuar në realizimin e kërkesave të tyre? Faleminderit! |
Skender Reçica | Po |
16/10/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
I nderuar kryeministër, Me qenë se kryeministër është një breng e pronarëve që i kanë tregjet edhe të kafshëve po ashtu edhe të veturave po edhe shumë prej atyre që i frekuentojnë edhe bëjnë tregti. Pyetja ime është a keni paraparë gjatë lehtësimit të kë
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Me qenë se kryeministër është një breng e pronarëve që i kanë tregjet edhe të kafshëve po ashtu edhe të veturave po edhe shumë prej atyre që i frekuentojnë edhe bëjnë tregti. Pyetja ime është a keni paraparë gjatë lehtësimit të këtyre masave tash që po bëhen, a keni paraparë edhe hapjen e këtyre tregjeve apo jo. Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |
30/11/2020 | Drejtësi |
Pyetja ime është: Qyteti i Dardanës, ish-Kamenicës nuk ka noter. D.m.th. ka rreth 30 mijë qytetarë. Shumica e tyre që kanë nevojë për noter, ata obligohen të shkojnë në Gjilan për të noterizuar dokumentet e tyre. Desha të di nëse ka paraparë Qeveria të h
Lexo më shumë
Pyetja ime është: Qyteti i Dardanës, ish-Kamenicës nuk ka noter. D.m.th. ka rreth 30 mijë qytetarë. Shumica e tyre që kanë nevojë për noter, ata obligohen të shkojnë në Gjilan për të noterizuar dokumentet e tyre. Desha të di nëse ka paraparë Qeveria të hapë një vend për një noter. Një vend, që kërkesat janë të mëdha, ndërsa nuk ka lëvizur ende as Ministria, po as nga Qeveria nuk kemi parë ndonjë reagim për hapjen e mundësisë të një noteri në Komunën e Kamenicës, tash Dardanës. Faleminderit shumë! |
Selim Selimi | Jo |