Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/06/2020 | Sociale |
Pyetja ime për kryeministrin, zotin Hoti, është pse po ndodhin vonesat në kompensimin e mjeteve materiale ndaj ish të burgosurve politikë, të cilët kishin vuajtur vite të tëra nëpër burgjet e Serbisë? Disa të burgosur pas çlirimit nga burgjet serbe kanë
Lexo më shumë
Pyetja ime për kryeministrin, zotin Hoti, është pse po ndodhin vonesat në kompensimin e mjeteve materiale ndaj ish të burgosurve politikë, të cilët kishin vuajtur vite të tëra nëpër burgjet e Serbisë? Disa të burgosur pas çlirimit nga burgjet serbe kanë vdekur si pasojë e torturave, disa të tjerë janë invalidë dhe në moshë të shtyre. Me dhjetëra e qindra bashkëvuajtës jo rastësisht më kanë gjetur si adresë mua që si deputet për ta ngritur këtë çështje këtu në Parlament. Për mua është e pakuptueshme kjo vonesë e kompensimit të mjeteve që u takojnë. Kërkoj nga Qeveria menjëherë të fillojë me kompensimin e mjeteve ndaj ish të burgosurve politikë. Nuk është e ndershme t’i detyrojmë këta që janë meritorë për lirinë e Kosovës që të dalin në protesta për një të drejtë të tyre që u takon e që është vendim i institucioneve të Kosovës. Është hera e dytë që jam i detyruar të flas në Parlament për këtë çështje. |
Avdullah Hoti | Po |
23/06/2020 | Drejtësi |
Kur Qeveria e Kosovës do të marrë vendim që pushimorja e fëmijëve në Deçan t’i kthehet në pronësi Komunës së Deçanit? Për juve, të nderuar deputetë dhe për opinionin dëshiroj t’i them disa fjalë lidhur me këtë çështje. Pushimorja e fëmijëve n
Lexo më shumë
Kur Qeveria e Kosovës do të marrë vendim që pushimorja e fëmijëve në Deçan t’i kthehet në pronësi Komunës së Deçanit? Për juve, të nderuar deputetë dhe për opinionin dëshiroj t’i them disa fjalë lidhur me këtë çështje. Pushimorja e fëmijëve në Deçan ishte dikur një vend turistik që ishte destinacion i fëmijëve nga mbarë hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe më gjerë. Aty që nga paslufta janë vendosur ushtarët e KFOR-it. Ne e vlerësojmë rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në sigurinë e vendit tonë, por që prezenca e KFOR-it me qëllim të ruajtjes së manastirit tanimë nuk është e nevojshme, sepse sigurinë e këtij manastiri mund ta bëjë Policia e Kosovës. Prandaj, një vendim i Qeverisë për kthimin e kësaj prone Komunës së Deçanit do të ishte i mirëseardhur jo vetëm për qytetarët e kësaj komune. Qeveria Haradinaj e kishte sjellë në Parlament Ligjin numër 03/L-226 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës dhe i njëjti ka kaluar në dy lexime. 21 Si dhe Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së presidentit e kishte vlerësuar ligjin në përputhshmëri me Kushtetutën. Tani Qeveria e Kosovës, bazuar në këtë ligj, mund të marrë këtë vendim për bartjen e kësaj prone Komunës së Deçanit që aty t’i rikthehet zhvillimi i turizmit dhe punësimit. Është në kompetencën dhe vullnetin e Qeverisë në marrjen e këtij vendimi. Prandaj, pyetja dhe kërkesa ime e thjeshtë është: Që Qeveria me vendim të veçantë t’ia kthejë në pronësi apo në menaxhim pushimoren e fëmijëve, siç njihet sot si “Kampi Sparta”, Komunës së Deçanit, e jo të nxirret eventualisht në privatizim. |
Avdullah Hoti | Po |