Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Infrastrukturë |
E nderuara kryetare, Kabinet Qeveritar, Të nderuar deputetë dhe kolegë të dashur, Pyetjen që kisha për t’i bërë ministrit, respektivisht Qeverisë Hoti, ka të bëjë me një diskriminim që është bërë në mënyrë të vazhdueshme edhe prej Qeverisë Kurti, s
Lexo më shumë
E nderuara kryetare, Kabinet Qeveritar, Të nderuar deputetë dhe kolegë të dashur, Pyetjen që kisha për t’i bërë ministrit, respektivisht Qeverisë Hoti, ka të bëjë me një diskriminim që është bërë në mënyrë të vazhdueshme edhe prej Qeverisë Kurti, sidomos banorëve të fshatit Cerajë, i cili fshat është i fundit në pjesën veriore të Kosovës, në komunën e Leposaviqit. Përveç diskriminimeve me masa që janë bërë gjatë pandemisë këta banorë janë diskriminuar edhe me Buxhet. Në kuadër të Buxhetit që është aprovuar këtu në Qeveri, e dimë të gjithë si është aprovuar, pa pasur as hapësirë edhe për amendamentim, është planifikuar ndërtimi i rrugës Maxherë - Dedijë - Bistricë - Mitrovicë Veriore deri në vitin 2021 dhe i vetmi fshat, ata dhjetëra banorë që jetojnë aty, për 5 km rrugë kanë mbetur të diskriminuar. Domethënë, ata janë detyruar dhe detyrohen për çdo ditë të largohen prej atij fshati. Paramendojeni, kur të kthehen edhe në normalitet ata nuk mund as të shkojnë e të vijojnë as mësimin nxënësit e në anën tjetër, edhe nevojat elementare, të drejtën për shëndetësi si dhe të drejtat, ose nevojat tjera elementare. Po dua t’ua rikujtoj, sepse të dy qeveritë, edhe Qeveria Kurti, edhe Qeveria Hoti, domethënë pjesëtarë të LDK-së që kanë qenë si partnerë, kanë heshtur. Edhe në rishikim, as nuk e kanë marr mundin e vetëm që të plotësojnë për këtë pak hapësirë, që t’ua sigurojnë njerëzve rrugën edhe t’ua sigurojnë njerëzve transportin. |
Avdullah Hoti | Po |
09/07/2020 | Drejtësi |
Pyetja e dytë ka të bëjë me dhunën në familje. Të gjithë e dimë që faktikisht edhe siç është pritur edhe siç është konfirmuar, dhuna në familje dhe raportimi është rritur për mbi 30%. Tash gratë, vajzat tona i kemi parë që përveç se kanë qenë viktima të
Lexo më shumë
Pyetja e dytë ka të bëjë me dhunën në familje. Të gjithë e dimë që faktikisht edhe siç është pritur edhe siç është konfirmuar, dhuna në familje dhe raportimi është rritur për mbi 30%. Tash gratë, vajzat tona i kemi parë që përveç se kanë qenë viktima të dhunës në familje, janë dhunuar e përdhunuar, edhe po dua thjesht të shpreh këtu edhe shqetësimin tim. Pyetja ka të bëjë me buxhetin. 900 000 euro që Qeveria ka ndarë për strehimore, dua të di se ku kanë shkuar ato mjete? Si janë ndarë? A janë rritur shërbimet, sepse dhuna është rritur? Është fakt se janë raportuar, po a janë rritur shërbimet? Nëse po, cilat janë rritur? Ne kemi shkuar, i kemi vizituar ato strehimore dhe kam parë që kanë pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha, përkundër vullnetit që ato kanë pasur për të punuar. Kështu që, thjesht një punë tjetër që mendoj se është jashtëzakonisht e ndërlidhur me dhunën në familje, është se ju të ngrini një shqetësim sepse dhunuesit po kthehen në procedura të rregullta në shtëpitë e tyre. Domethënë, dhuna është vepër penale edhe ju kisha lutur, ju si kryeministër, ta ngrini këtë shqetësim, gjithnjë duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Mirëpo, ky problem është shqetësues. Ato gra dhe vajza po jetojnë pranë nesh dhe ne edhe si legjislacion, edhe ju si ekzekutiv, nuk guxojmë asnjëherë të heshtim. Pra, po dua të di planin tuaj, edhe sa i përket Buxhetit si është ndarë, edhe cilat janë masat që ju do t’i merrni në mënyrë që mos të ketë edhe më shumë viktima? Ato kanë emra dhe mbiemra. |
Selim Selimi | Jo |
23/07/2020 | Drejtësi |
Pyetja ime ka të bëjë sa i përket dhunës në familje. Fatkeqësisht, dhuna në familje ka shënuar rritje shumë të madhe. I kemi parë, kemi qenë dëshmitarë edhe të vrasjeve, dhunimeve e përdhinimeve që kanë ndodhur muajve të fundit, sidomos edhe gjatë kohës
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë sa i përket dhunës në familje. Fatkeqësisht, dhuna në familje ka shënuar rritje shumë të madhe. I kemi parë, kemi qenë dëshmitarë edhe të vrasjeve, dhunimeve e përdhinimeve që kanë ndodhur muajve të fundit, sidomos edhe gjatë kohës së pandemisë është rritur. Pra, pyetja ime është për ju se këtë 900 mijë euro që kanë qenë të planifikuar për trajtimin e kësaj problematike, si janë shpenzuar, ku janë shpenzuar dhe cili është plani juaj nëse mund të na e thoni? Faleminderit paraprakisht! |
Selim Selimi | Po |
16/10/2020 | Infrastrukturë |
Pyetja e parë ka të bëjë me rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë në veri. E dinë këtë disa herë, edhe kur është bërë rishikimi i buxhetit, është kërkuar që një buxhet shumë më i madh për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri. Përkundër pr
Lexo më shumë
Pyetja e parë ka të bëjë me rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë në veri. E dinë këtë disa herë, edhe kur është bërë rishikimi i buxhetit, është kërkuar që një buxhet shumë më i madh për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri. Përkundër problemit tjetër politik dhe që thjesht nuk po jepen edhe lejet e rindërtimit, është vendosur një linjë buxhetore, edhe pse modeste. Pyetja ime konkrete për ministrin është: a kanë punuar diçka në këtë drejtim dhe kur faktikisht thjesht kur kanë për të nisur të shpenzohen ato mjete dhe të rindërtohen shtëpitë e banorëve shqiptarë, kur dihet që prej 2013-ës asnjë shtëpi, asnjë tullë nuk është qitur andej për banorët shqiptarë. |
Arban Abrashi | Jo |
16/10/2020 | Infrastrukturë |
Pyetja tjetër ka të bëjë me ndërtimin apo finalizimin e një rruge që për banorët e rajonit të Mitrovicës njihet goxha moti, sepse qysh po e quajnë disa është një rrugë historike. Bëhet fjalë për investimet, që po mendoj ndoshta ka afër pesë vjet që ka fi
Lexo më shumë
Pyetja tjetër ka të bëjë me ndërtimin apo finalizimin e një rruge që për banorët e rajonit të Mitrovicës njihet goxha moti, sepse qysh po e quajnë disa është një rrugë historike. Bëhet fjalë për investimet, që po mendoj ndoshta ka afër pesë vjet që ka filluar kjo rrugë. Është dashur të përfundojë edhe në fund të vitit të kaluar, po këtë vit nuk është bërë gati asgjë. Bëhet fjalë për rrugën Melenicë-Zabërgjë, në Shalën e Bajgorës. Desha të pyes ministrin. Vetë personalisht kam shkuar i kam parë. Punimet janë ndalur, ka probleme atje edhe me kompani, por doja ta pyesja ministrin konkretisht: a i kanë zgjidhur këto probleme dhe a po finalizohet ajo rrugë? Sepse është një problematikë atje që ata banorë, sikur shumë fshatra të rajonit të Shalës së Bajgorës janë anashkaluar, nuk e kanë as transportin publik as për nxënës dhe as ambulancën dhe probleme të tjera shumë të theksuara. E mungesa e kësaj rruge që është një problem shumë bazik për ta edhe jetese do t’ua vështirësojë edhe më tepër, kur dihet që tash në vjeshtë dhe dimër të reshurat shkaktojnë probleme jashtëzakonisht të mëdha. Prandaj, e shfrytëzova rastin edhe këtu të pyes, edhe pse ministri nuk është këtu, po i kemi përfaqësuesit e Qeverisë dhe kryeministrit. |
Arban Abrashi | Jo |