Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
30/11/2020 | Infrastrukturë |
Në secilin takim që kam me qytetarët e Podujevës shqetësim yni i përbashkët është kjo magjistrale, punimet që nuk po përfundojnë në të. Edhe pse është papërgjegjësi e ministrit që nuk është sot i pranishëm në seancë, unë do t’ia parashtroj pyetjen
Lexo më shumë
Në secilin takim që kam me qytetarët e Podujevës shqetësim yni i përbashkët është kjo magjistrale, punimet që nuk po përfundojnë në të. Edhe pse është papërgjegjësi e ministrit që nuk është sot i pranishëm në seancë, unë do t’ia parashtroj pyetjen me kërkesë që ai të përgjigjet në njërën nga seancat e ardhshme. Rruga nga Prishtina për Podujevë është ndër rrugët më të ngarkuara në vend. Mijëra vetura bëjnë këtë rrugë çdo ditë. Zgjerimi i rrugës ka nisur para më shumë se pesë viteve, por punimet janë zhvilluar ngadalë, pjesë-pjesë dhe pa mbështetje të nevojshme financiare. Përveç punimeve që nuk po kryhen, dy segmentet e para që kinse kanë përfunduar kanë probleme serioze. Qytetarët nuk e dinë se si do të jetë kyçja në këtë rrugë, madje fshatrave të caktuara u janë shkaktuar shumë probleme në qarkullim. Problem serioz del të jetë edhe për autobusët, për shkak se nuk ka vend për stacione dhe shoferët detyrohen të ndalen në rrugë për të zbritur udhëtarët, duke rrezikuar kështu jetën e tyre. Qytetarët që udhëtojnë për punë çdo ditë ballafaqohen me stresin dhe vonesat që u shkaktohen nga punimet që nuk u përfunduan kurrë. Atyre u shkaktohen edhe shumë shpenzime nga dëmet që po u bëhen automjeteve, ndërsa bizneset që operojnë skaj rrugës po falimentojnë çdo ditë e familje të tëra po mbeten pa punë. Do të duhej të kishin kaluar tashmë dy vite nga përfundimi i punimeve në këtë rrugë, por për fat të keq kanë kaluar pesë vite nga fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë dhe rruga nuk ka përfunduar. Punimet janë stërzgjatur dhe vonesat që po shkaktohen po irritojnë qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë rrugën çdo ditë. Pyetja ime për ministrin është, se cilat janë veprimet që do të ndërmarrë ai në këtë drejtim, që punimet në rrugën Podujevë - Prishtinë të përfundojnë sa më parë? Faleminderit! |
Arban Abrashi | Jo |
30/11/2020 | Shëndetësi |
Udhëzimi Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale i nënshkruar në maj të vitit 2019 garantonte çmime të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën. Në mungesë të këtij udhëzimi qytetar
Lexo më shumë
Udhëzimi Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale i nënshkruar në maj të vitit 2019 garantonte çmime të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën. Në mungesë të këtij udhëzimi qytetarët kishin shpenzuar nëpër barnatore mbi 10 milionë euro më shumë për barna në vit, ndërsa shteti ynë kishte blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit. Udhëzimi do të ndalonte këto që ofertonte me çmime më të larta se në treg. Për të parandaluar çdolloj abuzimi me çmime të barnave, udhëzimi kishte parashikuar krahasimin e çmimeve me vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia e Mali i Zi, dhe nxjerr një çmim të volitshëm për qytetarët e Kosovës. Pra, do të kishim çmime më të ulëta, më shumë barna, furnizim më të mirë dhe kursim të buxhetit. Kanë kaluar katër muaj nga koha kur ju anuluat Udhëzimin Administrativ 02/19 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe më pas përsëri anuluat vendimin tuaj, vetëm një ditë pasi që kishit anuluar këtë udhëzim. Na thatë, se keni nxjerrë vendim me të cilin keni obliguar sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, që të marrë veprime për plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi, për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale, por janë bërë katër muaj dhe për asnjë vendim të ri nuk jemi njoftuar. Pyetja ime është: Çka po ndodh me plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe a janë të përfshirë të gjithë akterët në këtë proces? Faleminderit! |
Armend Zemaj | Po |