Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/10/2020 | Financa |
Pyetja ishte për mjetet që janë shtuar në ... në lagjen Lumbardh dhe se është pritur që ato të ekzekutohen deri në fund të vitin 2020, ndërkohë që mjetet janë aty të pashpenzuara, sepse nuk është implementuar projekti, për shkak të mungesës së lejes së n
Lexo më shumë
Pyetja ishte për mjetet që janë shtuar në ... në lagjen Lumbardh dhe se është pritur që ato të ekzekutohen deri në fund të vitin 2020, ndërkohë që mjetet janë aty të pashpenzuara, sepse nuk është implementuar projekti, për shkak të mungesës së lejes së ndërtimi që do të duhej të jepte Komuna e Mitrovicë së Veriut. Dhe këtu ka ngecur puna, ne e dimë këtë, dhe ministrja e ka konfirmuar, por gjithashtu dua t’i njoftoj qytetarët e asaj lagjeje, se ne në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kemi bërë kërkesë që kryetari i Komunës të vijë dhe të sqarojë pikërisht për mosdhënien e këtyre lejeve për ndërtim në pjesën veriore. Për zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë të gjithë me kohë. Faleminderit! |
Hykmete Bajrami | Po |
30/11/2020 | Ekonomi |
Nga disa studime ishin 30 për qind të bizneseve që kanë larguar mbi 50 për qind të të punësuarve të tyre vetëm gjatë kohës së pandemisë. Interesimi im ishte natyrisht si plotësohet ky boshllëk,cilat janë pakoja e masave të Ministrisë së Ekonomisë për të
Lexo më shumë
Nga disa studime ishin 30 për qind të bizneseve që kanë larguar mbi 50 për qind të të punësuarve të tyre vetëm gjatë kohës së pandemisë. Interesimi im ishte natyrisht si plotësohet ky boshllëk, cilat janë pakoja e masave të Ministrisë së Ekonomisë për të adresuar këtë tronditje të madhe masive ekonomike në Kosovë? |
Avdullah Hoti | Po |