Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/06/2020 | Kulturë |
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të nderuar, Pyetja ime shkon për ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zonjën Vlora Dumoshi, bazuar në vendimin 02/03 të Qeverisë së Kosovës, po flas për Qeverinë Kurti,
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të nderuar, Pyetja ime shkon për ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zonjën Vlora Dumoshi, bazuar në vendimin 02/03 të Qeverisë së Kosovës, po flas për Qeverinë Kurti, për pakon emergjente fiskale, për evitimin e situatës së krijuar nga COVID-19, është paraparë rritja e buxhetit për grante dhe subvencione në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për aktivitetet kulturore dhe sportive në vlerë prej 5 milionë eurosh. Pyetja për ministren është: a mund të na njoftoni më tepër dhe më detajisht se a janë ndarë këto mjete? Dhe nëse po, në çfarë baze dhe në çfarë kriteresh? Faleminderit! |
Vlora Dumoshi | Po |
23/06/2020 | Kulturë |
Po, kisha dashur ndoshta vetëm një sqarim, nëse flasim vetëm për sektorin e kulturës, zonja ministre, keni pasur një takim virtual nëse e kujtoj, më 31 mars të këtij viti, me disa nga aktorët e institucioneve kulturore dhe më pas kujtoj që ka qenë një pr
Lexo më shumë
Po, kisha dashur ndoshta vetëm një sqarim, nëse flasim vetëm për sektorin e kulturës, zonja ministre, keni pasur një takim virtual nëse e kujtoj, më 31 mars të këtij viti, me disa nga aktorët e institucioneve kulturore dhe më pas kujtoj që ka qenë një projekt propozim i dorëzuar, më 3 prill, si draft dhe më 10 prill si strategji se si të veprohet. Përgjigjja në atë kohë besoj se ka qenë për shkak të kodit buxhetor, por ajo që më intereson mua është që kanë kaluar 3 muaj dhe ende nuk ka një vendim për grupin emergjent që do të punojë në këtë çështje dhe do të ndihmojë procesin. Dhe, e dyta brenga tjetër është për artistët që janë të pavarur. Domethënë, sepse në këtë proces janë përfshirë institucionet kulturore, por jo edhe artistët e pavarur dhe si do të bëhet evidentimi i tyre dhe çka do të ndodhë me ta? |
Vlora Dumoshi | Po |