Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/11/2020 | Shëndetësi |
Me vite, padrejtësisht, qytetarët e Kosovës ndoshta janë të vetmit në rajon që nuk kanë sigurime shëndetësore. Siç e dini, ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovës, por asnjëherë nuk është implementuar. Çfarë është duke bërë Ministria e Shëndetë
Lexo më shumë
Me vite, padrejtësisht, qytetarët e Kosovës ndoshta janë të vetmit në rajon që nuk kanë sigurime shëndetësore. Siç e dini, ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovës, por asnjëherë nuk është implementuar. Çfarë është duke bërë Ministria e Shëndetësisë? A është duke punuar për ndonjë projektligj të ri apo kjo çështje do të zvarritet në pafundësi? A mund të na jepni një zotim, se kur qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i kenë sigurimet shëndetësore? |
Armend Zemaj | Po |
12/11/2020 | Sociale |
Ministër, e kuptojmë situatën me pandemi, e që shpeshherë u ikim takimeve me palë dhe me pacientë, por në këto raste nuk mund të vijmë në ndonjë përfundim real e konkret, nëse nuk e kemi vizituar pacientin, sepse nuk mund të merret një vendim nëse vërtet
Lexo më shumë
Ministër, e kuptojmë situatën me pandemi, e që shpeshherë u ikim takimeve me palë dhe me pacientë, por në këto raste nuk mund të vijmë në ndonjë përfundim real e konkret, nëse nuk e kemi vizituar pacientin, sepse nuk mund të merret një vendim nëse vërtet s’e kemi kontrolluar pacientin. 20 Ministër, si mundet Komisioni Shëndetësor në ministrinë tuaj për trajtim dhe vlerësim të invaliditetit apo si shembull, te paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të refuzojë palët për ndihmë materiale nëse nuk e ka kontrolluar pacientin? Njëjtë është edhe me çështjen e invalidëve të luftës, sepse plot invalidë të luftës, të cilët kanë aplikuar për invaliditet, u është kthyer ose u është refuzuar kjo çështje, vetëm me një letër, pa qenë dhe pa u kontrolluar nga ky komision mjekësor. |
Skender Reçica | Po |
30/11/2020 | Shëndetësi |
Meqenëse kjo pyetje është bërë më 11 nëntor 2020, d.m.th. ka kaluar kohën, e po mendoj që edhe nëpër debate, edhe plotë patën pyetje pikërisht për këtë çështje, po megjithatë do ta parashtroj. Çështja është se nga infeksioni me COVID-19 nëpër spit
Lexo më shumë
Meqenëse kjo pyetje është bërë më 11 nëntor 2020, d.m.th. ka kaluar kohën, e po mendoj që edhe nëpër debate, edhe plotë patën pyetje pikërisht për këtë çështje, po megjithatë do ta parashtroj. Çështja është se nga infeksioni me COVID-19 nëpër spitalet tona po trajtohen shumë pacientë. Një numër i madh i tyre po trajtohen edhe nëpër shtëpi, por që terapinë po ashtu po e marrin nëpër institucione. Trajtimi i gjatë ka një kosto të lartë buxhetore. Sa janë të furnizuara institucionet tona? D.m.th. QKMF-ja, spitalet rajonale dhe Qendra Klinike Universitare me terapi sipas protokolleve, sepse kjo terapi po ka një kosto të lartë buxhetore. Normalisht që banorët nuk mund ta përballojnë këtë kosto të lartë buxhetore. |
Armend Zemaj | Po |
30/11/2020 | Shëndetësi |
Sepse ne këto ditë po hasim edhe nëpër mediat tona që njerëzit po ankohen, për të gjitha profesionet, qoftë arsimtarë, qoftë profesorë, qoftë mjekë, qoftë punëtorë të administratës, policë, dhe të gjithë zjarrfikësit të cilët nuk po mund ta përballojnë k
Lexo më shumë
Sepse ne këto ditë po hasim edhe nëpër mediat tona që njerëzit po ankohen, për të gjitha profesionet, qoftë arsimtarë, qoftë profesorë, qoftë mjekë, qoftë punëtorë të administratës, policë, dhe të gjithë zjarrfikësit të cilët nuk po mund ta përballojnë këtë kosto të lartë buxhetore që po trajtohen e sidomos te ata që po zgjat trajtimi, ndërsa këto ditë ose sot më mirë po them po alarmohet se banorët e Luginës së Preshevës po ankohen se s’kanë terapi për trajtimin e pacientëve me anti-COVID po s’kanë edhe kapacitete spitalore për shtrirjen dhe hospitalizimin e shqiptarëve dhe qytetarëve të cilët janë të sëmurë. Sa ka bërë Qeveria jonë dhe sa po bën Ministria jonë? A jeni në komunikim me banorët e Preshevës, në mënyrë që ne t’u dalim në ndihmë edhe për hospitalizim, por edhe në sigurim të terapisë për këta pacientë të cilët janë me COVID? |
Armend Zemaj | Po |
30/11/2020 | Drejtësi |
Çështja është: pse në Pakon financiare shtesë që është shpërndarë nga Qeveria e Kosovës është bërë një padrejtësi dhe stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk është përfshirë në pakon e stafit, në pakon financiare, ashtu siç është përshirë p.sh
Lexo më shumë
Çështja është: pse në Pakon financiare shtesë që është shpërndarë nga Qeveria e Kosovës është bërë një padrejtësi dhe stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk është përfshirë në pakon e stafit, në pakon financiare, ashtu siç është përshirë p.sh. stafi i shëndetësisë dhe stafi i policisë, gjithsej pjesë e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë 1630 zyrtarë. Po ashtu sipas ligjit, për çdo dhjetë vite përvojë pune, punëtorët e sektorit publik u takon një pagë jubilare. Ndërsa, ky shërbim nuk ka përfituar asnjëherë. Tani stafi kërcënon me aktpadi në Gjykatë dhe rrezikohet buxheti me shumë të lartë për shkak të kamatës, pse vetëm kjo kategori nuk e gëzon këtë benificion që sigurohet me ligj. A keni paraparë që stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës të përfshihet në pakon financiare shtesë dhe për këto pagat jubilare? |
Selim Selimi | Jo |