Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/06/2020 | Kulturë |
Kabinet qeveritar, E nderuar ministre, Tani më shumë se 18 muaj janë bërë që kur me propozim amendamentin tim Kuvendi i Kosovës ka ndarë 200 mijë euro për shtatoren në parkun “Fadil Vokrri”. Edhe pse mjetet buxhetore kanë qenë të siguruara, p
Lexo më shumë
Kabinet qeveritar, E nderuar ministre, Tani më shumë se 18 muaj janë bërë që kur me propozim amendamentin tim Kuvendi i Kosovës ka ndarë 200 mijë euro për shtatoren në parkun “Fadil Vokrri”. Edhe pse mjetet buxhetore kanë qenë të siguruara, projekti ka pasur ngecjet e tij dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vetëm para ca ditësh ka bërë prezantimin e projektit së shtatores së Fadil Vokrrit, ndërsa ende nuk është projekti i parkut ku do të vendoset shtatorja. Duke ju falënderuar, e nderuar ministre për prezantimin e këtyre të dhënave dhe fillimin e punës për shtatoren, kam pyetje për këtë çështje: ku ka ngecur procesi i realizimit të projektit të parkut dhe ku planifikohet të vendoset shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri? |
Vlora Dumoshi | Po |
23/06/2020 | Kulturë |
A mund të presim që inaugurimin e parkut dhe shtatores ta kemi përpara ndeshjes së parë kualifikuese të kombëtares së Kosovës në muajin shtator? A mund të procedojmë dhe a mund të shpresojmë që një motivim shtesë për sportistët tanë ta kemi shtatoren e l
Lexo më shumë
A mund të presim që inaugurimin e parkut dhe shtatores ta kemi përpara ndeshjes së parë kualifikuese të kombëtares së Kosovës në muajin shtator? A mund të procedojmë dhe a mund të shpresojmë që një motivim shtesë për sportistët tanë ta kemi shtatoren e legjendës përpara Stadiumit “Fadil Vokrri”, përpara ndeshjes së parë të Kombëtares së Kosovës. |
Vlora Dumoshi | Po |
23/06/2020 | Arsim |
I nderuar ministër Ramë Lika, Komuna e Dardanës, ish-Kamenicës, në emër të reformave në arsim ka mbyllur disa shkolla në këtë komunë. Deri më tani janë mbyllur shkollat: “Nuhi Berisha” në fshatin Tugjec, që kishte 30 nxënës, shkolla “7
Lexo më shumë
I nderuar ministër Ramë Lika, Komuna e Dardanës, ish-Kamenicës, në emër të reformave në arsim ka mbyllur disa shkolla në këtë komunë. Deri më tani janë mbyllur shkollat: “Nuhi Berisha” në fshatin Tugjec, që kishte 30 nxënës, shkolla “7 Shtatori” në Krilevë me 35 nxënës, Shkolla “Idriz Seferi” në fshatin Strezoc me 42 nxënës dhe Shkolla “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë me 104 nxënës. Këto shkolla janë në fshatrat e brezit kufitar me Serbinë dhe mbyllja e këtyre shkollave në emër të reformave dhe transformimin e nxënësve në shkollat e qytetit të Kamenicës paraqet problem serioz për shpërngulje të popullatës nga brezi kufitar me Serbinë. Për shkak të kësaj, nxënësit e fshatrave të Gollakut po detyrohen të udhëtojnë deri në 25 km një drejtim dhe ky është problem serioz për nxënësit dhe familjet e tyre, prandaj dhe po detyrohen që të vendosen në Kamenicë dhe të shpërngulen nga brezi kufitar. Konsideroj që vendimi i Komunës së Dardanës nuk është i peshuar mirë, në vend se fshatrat e brezit kufitar të mbështeten, ato për shkak të vështirësive që po paraqiten tani për udhëtimin e nxënësve rrezikohen që të ketë zhvendosje të popullatës. Sot brezi kufitar, fshati Krilevë ka 100 shtëpi, Busavata 100 shtëpi, Tugjec, Sfircë e Gmicë, Feriqevë deri në Kapi janë përafërsisht edhe 100 shtëpi të tjera që kanë dërguar fëmijët në shkollat: “Nuhi Berisha” Tugjec, në shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë, e cila është ndërtuar vitin e kaluar, ndërsa këtë vit është mbyllur. Kjo dëshmon se veprimi është bërë me nguti dhe jo i peshuar mirë. Nxënësit, prindërit dhe banorët e fshatrave të brezit kufitar po kërkojnë që të mos lejohet të ndodhë kjo shpërngulje nga brezi kufitar me Serbinë në emër të reformave, sepse banorët e komunës së Kamenicës janë paralajmëruar nga komuna që planifikohet në fazën e dytë të zhvendosen edhe nxënësit nga 26 shkollat në Koretin që ka 330 nxënës, në Topanicë me 104 nxënës, e në Petrovë që ka 106 nxënës. |
Ramë Lika | Po |
23/07/2020 | Infrastrukturë |
Për shkak të aktualitetit, po e lexoj pyetje. Për shkak që pas pyetjes që kam bërë, kanë filluar edhe disa lëvizje nga ana e kryeministrit. Pra, me Ligjin numër 06/L-059 për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, përcaktohet statusi i Kompleksit Mem
Lexo më shumë
Për shkak të aktualitetit, po e lexoj pyetje. Për shkak që pas pyetjes që kam bërë, kanë filluar edhe disa lëvizje nga ana e kryeministrit. Pra, me Ligjin numër 06/L-059 për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, përcaktohet statusi i Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikim, ndërtim, mbrojtje, konservim, restaurim e administrim. Duke marrë parasysh rolin dhe rëndësinë e veçantë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës me ligj e ka shpallur Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, Komuna e Skenderajt, zonë e veçantë me interes shtetëror dhe kombëtar. Përkundër kësaj, gjendja e shtëpive muze, Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz është jo e mirë dhe po rrezikohet të shemben. Sipas Ligjit numër 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, restaurimi dhe konservimi duhet të realizohet sipas projektit, i cili përzgjidhet në bazë të shpalljes së hapur publike, për realizimin e projektit me ligj parashihet themelimi i Komitetit ndërministror, të cilin e emëron Qeveria e Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj ishte emëruar Komiteti Ndërministror, por mandati kishte skaduar me rënien e Qeverisë Haradinaj. Komiteti ndërministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz do të duhej të emërohej edhe nga Qeveria Kurti, por nuk u emërua. Gjithashtu pas 45 ditë qeverisjes së kryeministrit Hoti, ende nuk është emëruar Komiteti ndërministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari. |
Avdullah Hoti | Po |
23/07/2020 | Sport |
Ngase jemi në prag të miratimit të buxhetit, pyetja ka të bëjë me stadiumin nacional të Kosovës, i cili parashihej të ndërtohet në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në lokacionin Korroticë. Fillimisht për këtë projekt ishin planifikuar 25 milionë euro,
Lexo më shumë
Ngase jemi në prag të miratimit të buxhetit, pyetja ka të bëjë me stadiumin nacional të Kosovës, i cili parashihej të ndërtohet në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në lokacionin Korroticë. Fillimisht për këtë projekt ishin planifikuar 25 milionë euro, më 2019. Porse me projektbuxhetin e vitit 2020 dhe tani me plotësim-ndryshimin e buxhetit të tanishëm, kjo shumë është reduktuar në tre milionë e gjysmë euro. Shtrohet pyetja për Qeverinë dhe për ministren Dumoshi, si munde të realizohet një projekt madhor nacional, çfarë është stadiumi nacional me 30 mijë ulëse, me tre milionë e gjysmë euro, sepse kjo është vlera totale e këtij projekti. Apo dëshirojmë ta lëmë të 50 figurojë si projekt në buxhetin e shtetit, por që nuk kanë ndërmend të vazhdojnë tutje, edhe pse janë shpenzuar deri më tani për studim fizibiliteti dhe për projektin detal afro një milionë e gjysmë euro. Faleminderit! |
Vlora Dumoshi | Jo |
14/08/2020 | Sport |
E nderuara ministre, Pas kërkesave të shumat të botës sportive dhe të interesimit të madh të qytetarëve tanë për t’i përcjellë ndeshjet e kombëtares së Kosovës, është paraqitur nevoja që Kosova ta ketë stadiumin nacional me afro 30 mijë ulëse, seps
Lexo më shumë
E nderuara ministre, Pas kërkesave të shumat të botës sportive dhe të interesimit të madh të qytetarëve tanë për t’i përcjellë ndeshjet e kombëtares së Kosovës, është paraqitur nevoja që Kosova ta ketë stadiumin nacional me afro 30 mijë ulëse, sepse stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk mund të plotësojnë kërkesat e shumta të qytetarëve për të përcjellë ndeshjet e kombëtares së Kosovës. Me Ligjin për buxhetin e vitit 2019, ishte planifikuar edhe buxheti për stadiumin nacional të Kosovës në total për tri vite 25 milionë e 722 mijë e 572 euro, ndërsa me Ligjin për buxhetin e vitit 2020, janë ndarë vetëm 3 milionë e 491 mijë e 241 euro. Deri më tani janë shpenzuar afro 1.5 milion euro për studim të fizibilitetit dhe projektit për stadiumin nacional të Kosovës, që pritet të ndërtohet në Korroticë në magjistralen Prishtinë-Pejë. E nderuar ministre, Pasi MKRS e ka përfunduar studimin e fizibilitetit dhe është përfunduar projekti për stadiumin nacional, pse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk po fillon proceduar për ndërtimin e stadiumit nacional? Përse është zvogëluar shuma nën 3.5 milionë euro dhe a mund të ndërtohet stadium prej 30 mijë ulëseve me 3.5 milionë euro? |
Vlora Dumoshi | Po |
14/08/2020 | Sport |
Pyetja është: kur mund të presim që ky projekt të startojë ose që ju të filloni me procedurat? A ka ndonjë afat kohor, sepse janë bërë pothuajse një vit prej se është bërë projekti në detaje dhe Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka filluar me p
Lexo më shumë
Pyetja është: kur mund të presim që ky projekt të startojë ose që ju të filloni me procedurat? A ka ndonjë afat kohor, sepse janë bërë pothuajse një vit prej se është bërë projekti në detaje dhe Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka filluar me procedura. A mund të na jepni ndonjë afat kohor se kur mund të fillojë ose të vendoset gurthemeli i këtij stadiumi? Po, duhet të jenë pjesë edhe UEFA edhe FIFA, sepse përveç interesimit, ju e dini që e kam dhënë pak kontribut në këtë aspekt. Faleminderit! |
Vlora Dumoshi | Jo |
08/10/2020 | Shëndetësi |
I nderuar ministër Zemaj, Javën e kaluar është raportuar në media për përdorimin e oksigjenit të palicencuar në institucione publike shëndetësore në kuadër të SHSKUK-së. Siç jeni të informuar, tre vjet më parë në SHSKUK kanë vdekur tre pacientë që dyshoh
Lexo më shumë
I nderuar ministër Zemaj, Javën e kaluar është raportuar në media për përdorimin e oksigjenit të palicencuar në institucione publike shëndetësore në kuadër të SHSKUK-së. Siç jeni të informuar, tre vjet më parë në SHSKUK kanë vdekur tre pacientë që dyshohej se shkaktar ishte oksigjeni i palicencuar. Duke e ditur se SHSKUK ka kontratë valide me kompani të licencuara për furnizim me oksigjen, atëherë përdorimi i oksigjenit të palicencuar në institucionet publike shkakton rrezikim të përgjithshëm të shëndetit dhe të jetës së pacientëve. I nderuar ministër, A jeni në dijeni për përdorimin e oksigjenit të palicencuar në kuadër të institucioneve publike shëndetësore, në kuadër të SHSKUK-së? A ka nënshkruar Ministria e Shëndetësisë apo SHSKUK kontratë me ndonjë kompani të palicencuar për furnizim me oksigjen? A është e mundur përdorimi i oksigjenit të palicencuar, duke ditur rrezikun që mund të shkaktojë për shëndetin dhe jetën e pacientëve? Faleminderit! |
Armend Zemaj | Po |
08/10/2020 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, Tani e disa vite ka filluar edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë Mitrovicë, por punimet po shkojnë shumë ngadalë. Për shkak të punimeve që po zhvillohen shumë ngadalë, janë krijuar dhjetëra pengesa në rrugë, të cilat po vështirësojnë qark
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Tani e disa vite ka filluar edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë Mitrovicë, por punimet po shkojnë shumë ngadalë. Për shkak të punimeve që po zhvillohen shumë ngadalë, janë krijuar dhjetëra pengesa në rrugë, të cilat po vështirësojnë qarkullimin e qytetarëve, duke shkaktuar kolona të gjata të automjeteve në këtë aks rrugor. Për shkak të këtyre pengesave tani e disa muaj po shkaktohen kolona të automjeteve te rreth rrotullimi në fshatin Smrekonicë, pastaj në Vushtrri dhe Maxhunaj. Gjithashtu, është kërkesë e qytetarëve që lidhja e rrugës së re në hyrje të Vushtrrisë të mos mbyllë lidhjen direkte Prishtinë - Vushtrri, sipas projektit të cilin jua kam prezantuar në fotot të cilën e keni, po rruga kryesore nuk lejon qasje direkte në rrugën që lidh Vushtrrinë. Nëse ky projekt realizohet i tillë, do të ishte një dëm i madh për zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë, bazuar në kërkesat e qytetarëve, kërkohet që lidhja rrugës së re Prishtinë - Mitrovicë të jetë e njëjtë siç janë lidhur edhe rrugët e tjera, pa pasur një shkëputje të veçantë. Gjithashtu, për shkak të vështirësive në realizimin e këtij projekti, edhe kompanitë, të cilat nuk janë pasuar me mbështetje nga ministria, shumica prej tyre tani ndodhen buzë falimentimit për shkak të stërzgjatjes së pagesave dhe mbështetjes për realizimin e këtij projekti. Kredinë, të cilën e kemi marrë në realizimin e këtij projekti, ka filluar të paguhet, por rruga nuk po është e shfrytëzueshme. 34 Prandaj, i nderuar ministër, ju bëj pyetjen, kur mund të përfundohet rruga Prishtinë - Mitrovicë dhe si mund të zgjidhni lidhjen e Vushtrrisë me rrugën Prishtinë - Mitrovicë? |
Arban Abrashi | Po |
30/11/2020 | Ekonomi |
Sipas raportimeve të fundit ditë më parë janë bllokuar xhirollogaritë e dy ndërmarrjeve publike me rëndësi të veçantë për shtetin tonë, pra janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit dhe të Trepçës. Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për ndërmarrje pu
Lexo më shumë
Sipas raportimeve të fundit ditë më parë janë bllokuar xhirollogaritë e dy ndërmarrjeve publike me rëndësi të veçantë për shtetin tonë, pra janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit dhe të Trepçës. Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për ndërmarrje publike, neni 3, të gjitha ndërmarrjet publike qendrore janë në pronësi të Republikës së Kosovës. Pra, Qeveria e Kosovës është pronare dhe aksionare e ndërmarrjeve publike qendrore, ku bëjnë pjesë Telekomi dhe Trepça. Derisa në të kaluarën Qeveria e Kosovës ka marrë dividendë nga PTK-ja, pra kur ndërmarrja ka operuar me profit, Qeveria ka marrë fitimin, por sot kur xhirollogaritë janë të bllokuara nuk po shohim asnjë veprim të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e situatës së zhbllokimit të xhirollogarive të Telekomit dhe të Trepçës. Profiti që Qeveria e Kosovës e ka marrë në të kaluarën nga PTK-ja është bërë i mundur falë punës së punëtorëve të Telekomit, të cilët nuk kanë marrë paga muajin e kaluar, me shumë vonesë më pas, dhe Qeveria nuk ka bërë veprime të duhura që të bëjë zhbllokimin e xhirollogarive. Prandaj, dua të bëj një pyetje konkrete për tani kryeministrin, ose ministrin, cilido që të përgjigjen. Cilat janë veprimet e Qeverisë së Kosovës deri më tani për të zgjidhur këtë problem dhe si mendohet të dilet nga një situatë e tillë me dy ndërmarrjet publike, me Telekomin dhe me Trepçën, dhe që punëtorët atje të marrin pagat me rregull, sepse mu ju keni qenë atëherë edhe ministër i Financave, kur ua keni marrë 15 milionë euro dividendë në mënyrë kundërligjore Telekomit. |
Avdullah Hoti | Po |
30/11/2020 | Ekonomi |
Po jua bëj me dije që unë pyetjen e kam parashtruar më 9 nëntor dhe ky veprim, d.m.th. ky input i përkohshëm, a mund të presim që në të ardhmen kjo mbështetje të jetë afatgjate që punëtorët të mos presin datën 1 dhjetor, ose 1 janar prapë me frikën se do
Lexo më shumë
Po jua bëj me dije që unë pyetjen e kam parashtruar më 9 nëntor dhe ky veprim, d.m.th. ky input i përkohshëm, a mund të presim që në të ardhmen kjo mbështetje të jetë afatgjate që punëtorët të mos presin datën 1 dhjetor, ose 1 janar prapë me frikën se do t’i kenë xhirollogaritë e tyre të zbrazëta, nuk do t’i marrin pagat. A ka një strategji edhe momentale por edhe të asaj përtej afatgjates që ju e prezantuat? |
Avdullah Hoti | Po |
30/11/2020 | Arsim |
I nderuar ministër, Që nga viti 2012 ka filluar iniciativa për themelimin e Universitetit të shkencave të mjekësisë, ndërsa në vitin 2014 Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka mandatuar dhjetë profesorë për të përpiluar elaboratin i cili parasheh shndërr
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Që nga viti 2012 ka filluar iniciativa për themelimin e Universitetit të shkencave të mjekësisë, ndërsa në vitin 2014 Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka mandatuar dhjetë profesorë për të përpiluar elaboratin i cili parasheh shndërrimin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitet të shkencave të mjekësisë. Ndërsa në vitin 2015, me shkrimin e tyre 230 profesorë të Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë themelimin e universitetit të shkencave të mjekësisë. Në shumë vende në rajon, në Evropë dhe në botë ekzistojnë universitete të mjekësisë dhe analizat kanë treguar që një organizim i tillë i punës ka kontribuar në ngritjen e kualitetit të studimeve dhe për ngritjen e kujdesit shëndetësor për pacientët. Ligji i ri i shëndetësisë është në draftim dhe pritet që shumë shpejt të vijë në Kuvend. Atëherë do të ishte në interes të avancimit të studimeve dhe ofrimit më të mirë të shërbimeve shëndetësore, që Ministria e Arsimit të trajtojë kërkesën e 230 mësimdhënësve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ketë vendimmarrje për themelimin e universitetit të shkencave të mjekësisë. Ekzistojnë të gjitha kushtet ligjore dhe infrastrukturore që të kemi universitetin e shkencave të mjekësisë, pasi që këto ditë Fakulteti i Mjekësisë ka filluar punën në objektin e ri të dekanatit të mjekësisë, projekt që e kam iniciuar në v. 2012 bashkë me dekanin e atëhershëm prof. Dr. Naim Haliti dhe me mbështetjen e ministrit të atëhershëm të financave, Bedri Hamza. Pra, në objekt të ri të fillojnë punën në universitetin e ri të shkencave të mjekësisë. I nderuar ministër, Pyetja është: Kur pritet që të shqyrtoni kërkesën e 230 mësimdhënësve në Fakultetin e Mjekësisë për themelimin e universitetit të shkencave të mjekësisë? A ka ndonjë strategji apo vendimmarrje nga Ministria e Arsimit për këtë iniciativë? |
Ramë Lika | Po |