Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
14/08/2020 | Shëndetësi |
Sipas Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë humbur jetën në luftë me virusin korona janë njerëz që kanë vuajtur edhe më parë nga ndonjë sëmundje kronike joinfektive siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kance
Lexo më shumë
Sipas Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë humbur jetën në luftë me virusin korona janë njerëz që kanë vuajtur edhe më parë nga ndonjë sëmundje kronike joinfektive siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri. Një konstatim të tillë që nga fillimi i pandemisë e kanë bërë edhe institucionet tona shëndetësore dhe ka raportuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në fakt, numri më i madh i vdekjeve nga COVID-19 edhe në Kosovë është konstatuar si rezultat edhe i sëmundjeve të tjera kronike joinfektive. Prandaj, pyetja ime është kjo: A ka Ministria e Shëndetësisë si institucion të dhëna statistikore sa është përqindja e qytetarëve në Kosovë që vuajnë nga këto sëmundje kronike joinfektive siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri. Dhe në cilat komuna ose në cilat regjione është numri më i madh i këtyre njerëzve me këto sëmundje? Faleminderit! |
Armend Zemaj | Jo |
14/08/2020 | Sociale |
Edhe këtë pyetje do ta lexoj, sepse është që një muaj në procedurë dhe është hera e dytë që më jepet fjala për këtë pyetje. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas rregullativës aktuale ligjore është përgjegjëse e gjithmbarshme për organizimin e o
Lexo më shumë
Edhe këtë pyetje do ta lexoj, sepse është që një muaj në procedurë dhe është hera e dytë që më jepet fjala për këtë pyetje. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas rregullativës aktuale ligjore është përgjegjëse e gjithmbarshme për organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë, duke siguruar që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa asnjë dallim moshe, gjinie e etnie. Në këtë rregullativë ligjore konstatohet që Ministria është përgjegjëse për hartimin e planeve strategjike për ofrim të shërbimeve sociale familjare, plane këto të cilat do të duhej t’i respektojnë dhe t’i implementojnë edhe komunat përmes Qendrës për Punë Sociale. 31 Neni 2, pika 2.10 e Ligjit për shërbime sociale-familjare, thotë se Komunave ose organizatave që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare në emër të Ministrisë, Ministria u ndan fonde vjetore për këtë destinim, sipas një formule për financim të dakorduar ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Financave. Meqë Ministria lejohet të kontraktojë organizata joqeveritare të licencura për ofrimin e shërbimeve specifike sociale dhe familjare në nivel të Kosovës dhe meqë këto shërbime nuk mund të merren në sektorin publik, p.sh. siç është puna e qendrave të përkujdesit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta, për fëmijët viktima të dhunës, viktima të abuzimit me narkotikë ose të shfrytëzimit dhe qendra të tjera të përkujdesit ditor. A ka iniciuar Ministria ndonjë procedurë të financimit, në mënyrë që njerëzit në nevojë, në veçanti fëmijët, t’i marrin këto shërbime, sidomos në këtë periudhën e emergjencës shëndetësore të pandemisë COVID-19. Shpresoj që përgjigjen do ta marr me shkrim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Faleminderit! |
Skender Reçica | Jo |