Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Financa |
Faleminderit kryesuese! Dua të ngre një çështje rreth masës nr. 9 të Pakos emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria Kurti më 2 prill të këtij viti. Kjo masë ishte paraparë të implementohet nga Zyra e Kryeministrit për çështje të komuniteteve. Më dt. 23
Lexo më shumë
Faleminderit kryesuese! Dua të ngre një çështje rreth masës nr. 9 të Pakos emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria Kurti më 2 prill të këtij viti. Kjo masë ishte paraparë të implementohet nga Zyra e Kryeministrit për çështje të komuniteteve. Më dt. 23 prill, kjo zyrë e hapi thirrjen publike përveç edhe bizneseve në mënyrë që të aplikojnë për këtë masë. Thirrja ishte e hapur deri më dt. 7 maj. Më dt. 20 maj shpall listën preliminare të përfituesve, ndërkaq ata kishin zhvilluar takimet në OJQ rreth çështjeve administrative dhe njëkohësisht disa nga OJQ-të e kishin nënshkruar kontratën me këtë Zyrë. 31 Pyetja ime është për z. Hoti. Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike të komunitetit egjiptian, ashkali dhe atij rom, situatë kjo e rënduar tej mase nga pandemia COVID19, pse masa që i adresohej mu këtyre komuniteteve t’u dalë në ndihmë, e ndaluat? Çka ndodhi me masën nr. 9 të Pakos emergjente fiskale? Pse pa asnjë sqaarim u ndal implementimi i kësaj mase që në ditën e parë të punës suaj si Kryeministër? |
Avdullah Hoti | Po |
14/08/2020 | Arsim |
Është hera e dytë që ministri nuk është këtu që të përgjigjet në pyetje. Unë po e lexoj pyetjen. Faktikisht po e ngre si shqetësim. Ka të bëjë me procesin arsimor, me numrin e madh të braktisjes së procesit mësimor nga fëmijët e komuniteteve dhe num
Lexo më shumë
Është hera e dytë që ministri nuk është këtu që të përgjigjet në pyetje. Unë po e lexoj pyetjen. Faktikisht po e ngre si shqetësim. Ka të bëjë me procesin arsimor, me numrin e madh të braktisjes së procesit mësimor nga fëmijët e komuniteteve dhe numrin e vogël të mësuesve nga radhë e komunitetit egjiptian, gjithsej 5 nga 20 mijë sa janë në Kosovë. Pyetja ime ka pasur të bëjë me idenë e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit se çfarë do të bëjnë që të përmirësohet kjo situatë, mirëpo ministri nuk është këtu të përgjigjet prapë. |
Ramë Lika | Jo |
25/09/2020 | Financa |
Dua të ngre një çështje që ka të bëjë me Zyrën e kryeministrit për çështje të komuniteteve. Kjo zyrë gjatë këtij viti ka hapur një thirrje për implementimin e masës 9 të pakos emergjente fiskale. Ka shpallur listën e fituesve dhe asnjëherë nuk është fill
Lexo më shumë
Dua të ngre një çështje që ka të bëjë me Zyrën e kryeministrit për çështje të komuniteteve. Kjo zyrë gjatë këtij viti ka hapur një thirrje për implementimin e masës 9 të pakos emergjente fiskale. Ka shpallur listën e fituesve dhe asnjëherë nuk është filluar implementimi i kësaj mase dhe nuk është bërë asnjë informim tjetër publik këtyre përfituesve, të cilët një pjesë edhe kanë nënshkruar kontratë me këtë zyrë. Pas disa ditësh në emër të mbështetjes për Pandeminë kjo zyrë ka hapur një thirrje tjetër, e cila është thirrje e rëndomtë, e zakonshme, që kjo zyrë çdo vit e hap dhe po më intereson të di se kush janë këto OJQ, nga cilat komunitete dhe cilët kanë qenë kriteret që të përzgjidhen këto OJQ dhe pse s’ka të bëjë asgjë me Pandeminë, asgjë s’ka të bëjë me masën 9 (dymilionëshin e Pakos emergjente fiskale), mirëpo po e marr se është një thirrje publike e rëndomtë dhe po dua të di, se kush janë përfituesit nga kjo thirrje? Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |
29/10/2020 | Arsim |
Ministri Ramë Likaj nuk është sot sërish në seancë. Pyetjen që unë ia kam drejtuar ministrit ka të bëjë me Divizionin për Arsim në Ministrinë e Arsimit për Komunitete, ku momentalisht është vetëm një i punësuar, është shefi i Divizionit dhe aty ka munges
Lexo më shumë
Ministri Ramë Likaj nuk është sot sërish në seancë. Pyetjen që unë ia kam drejtuar ministrit ka të bëjë me Divizionin për Arsim në Ministrinë e Arsimit për Komunitete, ku momentalisht është vetëm një i punësuar, është shefi i Divizionit dhe aty ka mungesë të stafit. OJQ të ndryshme financojnë përreth 500 bursa në vit për nxënësit e komuniteteve, mirëpo këta fëmijë, këta nxënës 24 ballafaqohen me probleme, për shkak se Ministria e Arsimit nuk ka staf të mjaftueshëm t’i trajtojë këto lëndë, dhe OJQ-të obligohen të dërgojnë stafin e tyre në këtë ministri që të asistojë Ministrinë dhe është shumë joadekuate. Ky problem është qe dy vite dhe shpresoj që do të zgjidhet, po ministri nuk është këtu që të përgjigjet. |
Ramë Lika | Jo |
29/10/2020 | Sociale |
Pyetja për ministrin Reçica ka të bëjë me problematikën e Istogut ku kemi një rast, janë nëntë familje të komunitetit shqiptar dhe egjiptian, gjashtë egjiptianë dhe të tjerët shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të mbeten në rrugë për shkak se Komuna e Is
Lexo më shumë
Pyetja për ministrin Reçica ka të bëjë me problematikën e Istogut ku kemi një rast, janë nëntë familje të komunitetit shqiptar dhe egjiptian, gjashtë egjiptianë dhe të tjerët shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të mbeten në rrugë për shkak se Komuna e Istogut ka marrë një vendim të rrënojë objektin e ish-strehimores, ish-burgut, për shkak se ky objekt nuk plotëson asnjë kriter dhe këto familje kanë shfrytëzuar këtë objekt në mënyrë joadekuate dhe jo të lejuar nga Komuna. Komuna aktualisht ka marrë vendim që për disa ditë të shtyjë vendimin për rrënimin e objektit, mirëpo rrezikojmë që këto nëntë familje të mbeten në rrugë. E pyetja ime për ministrin është: çfarë do të bëjë Ministria për mbështetje të këtyre familjeve dhe mbështetje të Komunës së Istogut për zgjidhjen e këtij problemi? |
Skender Reçica | Po |
29/10/2020 | Sociale |
Komuna e Istogut nuk ka kapacitete financiare për ta zgjidhur këtë problem. Komuna e Istogut ka ofruar gatishmërinë që të ofrojë tokën për ndërtimin e shtëpive. Pyetja ime shtesë është: në projektbuxhetin e v. 2020 për Grupin 6+ janë ndarë 950 mijë euro
Lexo më shumë
Komuna e Istogut nuk ka kapacitete financiare për ta zgjidhur këtë problem. Komuna e Istogut ka ofruar gatishmërinë që të ofrojë tokën për ndërtimin e shtëpive. Pyetja ime shtesë është: në projektbuxhetin e v. 2020 për Grupin 6+ janë ndarë 950 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve. A mund të shfrytëzohen këto mjete për t’i dalë në asistencë Komunës së Istogut në zgjidhjen e këtij problemi? Edhe nëse mund të na flasësh ku është momentalisht gjendja e ndërtimit të këtyre shtëpive, për shkak se shumë familjarë të ndryshëm kanë ankesa që nuk është duke vazhduar ndërtimi i shtëpive këtë vit? |
Skender Reçica | Po |
30/11/2020 | Sociale |
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga viti 2016 shpall thirrje në mbështetje të OJQ-ve, të cilat ofrojnë shërbime sociale. Në fund të vitit 2019, kjo ministri nuk e ka shpallur këtë thirrje deri në shtator të vitit 2020. A nuk është dashur që për
Lexo më shumë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga viti 2016 shpall thirrje në mbështetje të OJQ-ve, të cilat ofrojnë shërbime sociale. Në fund të vitit 2019, kjo ministri nuk e ka shpallur këtë thirrje deri në shtator të vitit 2020. A nuk është dashur që për shkak të pandemisë të shtohen shërbimet sociale për kategoritë në nevojë, personat me aftës të kufizuar, pleqtë, gratë e kategoritë e tjera që i mbulon kjo skemë. |
Skender Reçica | Po |
30/11/2020 | Sociale |
Përpos strehimoreve ka edhe shumë organizata të tjera të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe të cilat nuk kanë përfituar. Edhe pse është shpallur me vonës në shtator të këtij viti, ende nuk i ka nënshkruar kontratën. Jemi në dhjetor, nesër jemi në dhjetor
Lexo më shumë
Përpos strehimoreve ka edhe shumë organizata të tjera të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe të cilat nuk kanë përfituar. Edhe pse është shpallur me vonës në shtator të këtij viti, ende nuk i ka nënshkruar kontratën. Jemi në dhjetor, nesër jemi në dhjetor. Kur duhet t’i implementojnë projektet këto organizata? Pyetje shtesë për juve është: Ku është Ligji për shërbime sociale dhe sa është numri i personave që do të përfitojnë nga shërbimet sociale në Kosovë? |
Skender Reçica | Po |