Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/09/2020 | Arsim |
I nderuar ministër i Arsimit, Siç jeni në dijeni, një pjesë e mësimdhënësve të niveleve të arsimit primar dhe sekondar janë të pranuar në marrëdhënie të punës me kualifikim të shkollimit trevjeçar universitar, prej 180 kredive të cilët në kohën kur janë
Lexo më shumë
I nderuar ministër i Arsimit, Siç jeni në dijeni, një pjesë e mësimdhënësve të niveleve të arsimit primar dhe sekondar janë të pranuar në marrëdhënie të punës me kualifikim të shkollimit trevjeçar universitar, prej 180 kredive të cilët në kohën kur janë punësuar, kanë qenë në pajtim me kriteret e përcaktuara. Më vonë, në vitin 2018, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ 10/2018, i cili ka përcaktuar kriteret e kuadrit profesional për edukimin parashkollor, arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë. Mësimdhënësit që kanë qenë në marrëdhënie pune në arsimin parauniversitar me gradë të kualifikimit Bachelor trevjeçar dhe që kanë pasur më shumë se gjashtë vjet marrëdhënie pune në arsim dhe licencë të mësimdhënësit, u është dhënë mundësia që të vazhdojnë punën në profesionin e tyre deri në përfundim të vitit shkollor 2020/2021, respektivisht ata mësimdhënës që nuk i plotësojnë kriteret sipas këtij udhëzimi administrativ deri në vitin 2021 u shpallet vendi i punës. Sipas të dhënave që na kanë ofruar disa mësimdhënës, ministri i MASHT-it ka nxjerrë një vendim, i cili ka ngarkuar Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës duke e bërë përgjegjës për rikualifikimin e stafit mësimor, me qëllim të fitimit të 240 kredive në pajtim me kriteret të përcaktuara në Udhëzim Administrativ. Mirëpo, deri më tani ky rikualifikim ende nuk është kryer dhe me qindra mësimdhënës me përvojë dhe të licencuar rrezikojnë t’i humbin vendet e tyre të punës. Duke marrë parasysh këto rrethana, pyes ministrin se cilat janë veprimet 23 që do t’i ndërmarrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim që këtij personeli mësimor t’i mundësohe |
Ramë Lika | Po |
08/10/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
I nderuar zoti ministër, Siç jeni në dijeni fermerët nga Komuna e Istogut, por edhe nga komunat e tjera përreth saj, njihen për prodhimin e peshkut trofta. Istogu dhe shumë fermerë merren me prodhimin e peshkut, në theks të veçantë hoteli Trofta si prodh
Lexo më shumë
I nderuar zoti ministër, Siç jeni në dijeni fermerët nga Komuna e Istogut, por edhe nga komunat e tjera përreth saj, njihen për prodhimin e peshkut trofta. Istogu dhe shumë fermerë merren me prodhimin e peshkut, në theks të veçantë hoteli Trofta si prodhuesi më i madh i peshkut në vend. Siç e dini, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ju dhe kemi trajtuar mundësitë buxhetore për rritjen enorme ose subvencionimin e fermerëve tanë për kilogram të peshkut. Prandaj, zoti ministër, ju jeni në dijeni se aktualisht subvencionimi i prodhimit të peshkut nga Ministria e Bujqësisë është në vlerë prej 20 centëve, ndërsa prodhuesit kanë konsideruar se kjo normë është normë e ulët dhe se rrija e kësaj norme të subvencionimit do të ndikonte që ky sektor i prodhimit të rritet edhe më shumë, duke marrë parasysh kushtet dhe mundësitë e mira që i ka Istogu dhe disa lokalitet të tjera të vendit tonë. Ndërlidhje me këtë, pyetja është se cilat janë planet e Ministrisë që drejtoni që subvencionimi i prodhimit të peshkut të rritet nga 20 centë në 40 deri në 50 centë? |
Besian Mustafa | Po |