Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
14/08/2020 | Arsim |
Unë po e ngre një shqetësim publik që nuk është i tashëm, por është i kahershëm dhe si fenomen pothuajse i ka përcjellë të gjitha qeveritë radhazi. Fjala është për diskriminim e të rinjve të diplomuar me rastin e konkurrimit në institucione publike për n
Lexo më shumë
Unë po e ngre një shqetësim publik që nuk është i tashëm, por është i kahershëm dhe si fenomen pothuajse i ka përcjellë të gjitha qeveritë radhazi. Fjala është për diskriminim e të rinjve të diplomuar me rastin e konkurrimit në institucione publike për një vend pune. Më së shumi diskriminohen të diplomuarit në kolegje private. Prandaj, duhet që institucionet e Republikës së Kosovës ta dinë që institucioni qoftë publik apo privat, kur e ka akreditimin institucional dhe e ka akreditimit e programit të caktuar, diplomat janë të barasvlershme, si në publik, si në privat. Përzgjedhja e kandidatëve për punë me rastin e konkurrimit duhet të bëhet për arsye cilësore e jo për arsye formale, pra të pasjes së një dokumenti. Unë e kam drejtuar pyetjen për kryeministrin, po në qoftë se ka gatishmëri mund të përgjigjet secili anëtar i kabinetit ose mund të ketë përgjigje ndonjëherë tjetër, ose ta trajtojnë fenomenin. Pra, konkretisht, Qeveria a po ndërmerr diçka ndaj këtij fenomeni që praktikisht është edhe antiligjor? Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |