Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/10/2020 | Sociale |
I nderuar zoti ministër, Pas shumë kërkesave të disa organizatave dhe personave me aftësi të kufizuara në lidhje me mospërfshirjen në legjislacion për skemat e mbështetjes financiare e të gjitha llojeve të pensioneve me aftësi të kufizuar që nga viti 201
Lexo më shumë
I nderuar zoti ministër, Pas shumë kërkesave të disa organizatave dhe personave me aftësi të kufizuara në lidhje me mospërfshirjen në legjislacion për skemat e mbështetjes financiare e të gjitha llojeve të pensioneve me aftësi të kufizuar që nga viti 2016 është iniciuar përgatitja për hartimin e një projektligji për trajtimin dhe kategorizimin e personave me aftësi të kufizuara. Gjatë këtyre viteve nuk është arritur hartimi dhe procedimi i tij në Kuvend. Pasi që kohë më parë është përgatitur koncept-dokumenti dhe në vazhdimësi është punuar në hartimin e projektligjit në programin legjislativ për vitin 2020, është paraparë procedimi i tij në Kuvend në fund të muajit tetor. Zoti ministër, deri ku është arritur procesi i hartimit të këtij projektligji dhe kur do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim? |
Skender Reçica | Po |
16/10/2020 | Sociale |
I nderuar ministër, Muaji tetor shënohet si muaji i mundësive të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Personat me aftësi të kufizuar po përballen me vështirësi të shumta, përfshirë edhe punësimin. Për shkak të shkallës së lartë të p
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Muaji tetor shënohet si muaji i mundësive të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Personat me aftësi të kufizuar po përballen me vështirësi të shumta, përfshirë edhe punësimin. Për shkak të shkallës së lartë të papunësisë nga radhët e personave me aftësi të kufizuara. Ata kundërshtohen, konsiderohen shtresa më e varfër e popullatës së Kosovës. Ligji për punësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar është në fuqi që nga viti 2009, i cili është ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2016. Nuk ka arritur të sigurojë punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Edhe pse viteve të fundit ka një përmirësim të vogël në këtë drejtim. Ajo që më së shumti po kritikohet nga personat me aftësi të kufizuar është moszbatimi i nenit 12 të këtij ligji, i cili ka paraparë që organet administrative shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik dhe organizatat joqeveritare obligohen që me kushtet e përshtatshme të punës të punësojnë persona me aftësi të kufizuara, ku çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me aftësi të kufizuara në çdo 50 punëtorë. Zoti ministër, nga kompetencat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe agjencive të saj në lidhje me këtë ligj, çfarë masash janë ndërmarrë për zbatim të plotë të Ligji për punësimin, riaftësimin. |
Skender Reçica | Po |
29/10/2020 | Arsim |
I nderuar zoti ministër, Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me konventa ndërkombëtare dhe me ligjet e fushës së arsimit, është e garantuar e drejta për arsim për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar. Një ndër pengesat për mohimin
Lexo më shumë
I nderuar zoti ministër, Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me konventa ndërkombëtare dhe me ligjet e fushës së arsimit, është e garantuar e drejta për arsim për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar. Një ndër pengesat për mohimin e të drejtës për arsim për fëmijët me aftësi të kufizuar është mungesa e asistentëve personalë. Zoti ministër, ku ka ngecur procesi i angazhimit të asistentëve profesionalë dhe a është planifikuar buxheti i nevojshëm për këtë çështje për vitin 2021 dhe për vitet e tjera pasuese. Faleminderit! |
Ramë Lika | Jo |
29/10/2020 | Sociale |
I nderuar zoti ministër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes departamenteve të saj i udhëheq dhe menaxhon komisionet e ndryshme për vlerësimin dhe shqyrtimin e kërkesave për skemat e mbështetjes financiare për personat me aftësi të kufizuar,
Lexo më shumë
I nderuar zoti ministër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes departamenteve të saj i udhëheq dhe menaxhon komisionet e ndryshme për vlerësimin dhe shqyrtimin e kërkesave për skemat e mbështetjes financiare për personat me aftësi të kufizuar, siç janë pensioni i paaftësisë, kompensimi për personat e verbër, kompensimi për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe mbështetja financiare për fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga përvoja e deritanishme dhe ankesat e shumta të personave me aftësi të kufizuar është evidente se procedurat e realizimit të këtyre të drejtave po zgjaten shumë, sidomos për rastet kur refuzohen kërkesat, për të cilat pas parashtrimit të ankesave, vendimet sipas ankesave dhe padive në gjykatë, krejt kjo po zgjat mesatarisht deri në dy vjet. Më e pranueshmja është mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Departamenti për Çështje Administrative, ngase edhe pas këtyre vendimeve, Ministria përsëri po merr vendime refuzuese, për çka unë konsideroj se persona me aftësi të kufizuar po u shkelen të drejtat e garantuara me ligj, përfshirë këtu edhe të drejtat për vendimet e drejta dhe në kohë të arsyeshme. Zoti ministër, Për çfarë arsye po bëhen këto veprime dhe pse nuk po përfillen aktgjykimet e Gjykatës që merren. Faleminderit! |
Skender Reçica | Po |