Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
07/08/2020 | Infrastrukturë |
I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Si shqetësim ka qenë disa herë rruga magjistrale Podujevë - Prishtinë dhe dinamika e ulët e zhvillimit të punimeve aty. Vonesat që kanë qenë aty kanë qenë shqetësim i madh për qytetarët.
Lexo më shumë
I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Si shqetësim ka qenë disa herë rruga magjistrale Podujevë - Prishtinë dhe dinamika e ulët e zhvillimit të punimeve aty. Vonesat që kanë qenë aty kanë qenë shqetësim i madh për qytetarët. Pyetja ime për ministrin Abrashi edhe pse është në mungesë, konsiston në dy pika. Pyetja e parë është cilat janë marrë masat për të rritur dinamikën e punimeve dhe që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt. Shqetësimi i dytë, po e bart sot në Kuvendin e Kosovës një shqetësim qytetar ku te vendi i quajtur Qershitë e Llapashticës, vend i cili lidh disa fshatra, biznese dhe familje, në plan ishte një urë apo mbikalim të cilin qytetarët e kundërshtojnë fuqishëm dhe janë për rrethrrotullim, i cili do t’u mundësonte një qasje shumë më të lehtë dhe mendojnë se është më funksionale e po ashtu edhe kosto shumë e vogël. Pra, për ministrin Abrashi këto dy tema besoj që do t’i marrim përgjigjet me shkrime, që t’u kthejmë përgjigje qytetarëve. Faleminderit! |
Arban Abrashi | Jo |