Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/10/2020 | Infrastrukturë |
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në vitin 2017 me kërkesë të Komunës së Vushtrrisë në Ministrinë e Infrastrukturës është iniciuar projekti për ndërtimin e urës mbi Lumin Silica në Fshatin Pestovë. Komuna e Vushtrrisë ka hartuar projektin kry
Lexo më shumë
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në vitin 2017 me kërkesë të Komunës së Vushtrrisë në Ministrinë e Infrastrukturës është iniciuar projekti për ndërtimin e urës mbi Lumin Silica në Fshatin Pestovë. Komuna e Vushtrrisë ka hartuar projektin kryesor së bashku me para masën dhe para llogarinë me këto kosto financiare rreth 400 mijë euro, i cili është iniciuar nga Ministria e Infrastrukturës si projekt 2-vjeçar, 2017- 2018. Ndërsa, gjatë realizimit të ndërtimit të urës qytetarët e Komunës janë ballafaquar me shumë probleme, për të cilat dua t’i shtroj disa pyetje: edhe përkundër faktit që jemi në fund të vitit 2020, me dy vite vonesë ndërtimi i urës në Fshatin Pestovë vazhdon ende të jetë i papërfunduar për të cilin konsiderohet... ... ka pranim teknik. Edhe pse zoti Abrashi, nuk është këtu. Duke parë rëndësinë e këtij projekti unë do të vazhdoj me pyetjet. Përse nuk ka përfunduar procesi i shpronësimit të një parcele prej 1.6 ari afër urës si rrjedhojë e së cilës është dashur të bëhet devijimi i rrugës për në urë, e që pamundëson urën të jetë funksionale. Edhe pse ndërtimi i konstruksionit të urës ka përfunduar duke përfshirë edhe asfaltimin e saj, përse nuk është asfaltuar segmenti i rrugës që lidhet me fshatrat e Artakollit. Nga inxhinieret e Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Vushtrrisë është kërkuar që të ketë mure anësore përgjatë dy rrugëve që lidhen me urën që momentalisht shfrytëzimi i rrugës në hyrje dhe dalje paraqet rrezik permanent për veturat dhe kalimtarët e rastit për shkak të rrezikut që mund të vijë nga shembja e tyre. Atëherë përse nuk ekzekutohen ato mure anësore dhe të përfundojë ky projekt kaq i rëndësishëm për qytetarët që frekuentojnë në atë pjesë. Faleminderit! |
Arban Abrashi | Jo |
29/10/2020 | Infrastrukturë |
Është e papërgjegjshme se si ministri, zoti Abrashi, nuk vjen t’u përgjigjet pyetjeve që i kemi bërë edhe në seancat e kaluara, sepse duhet ta ketë parasysh e ky problem nuk është problem imi personal, por është problem i banorëve të Artakolli
Lexo më shumë
Është e papërgjegjshme se si ministri, zoti Abrashi, nuk vjen t’u përgjigjet pyetjeve që i kemi bërë edhe në seancat e kaluara, sepse duhet ta ketë parasysh e ky problem nuk është problem imi personal, por është problem i banorëve të Artakollit, gjegjësisht banorëve të Vushtrisë. Kështu që, unë dua të vazhdoj me pyetjen edhe një herë, ndërsa pres edhe përgjigje me shkrim, sepse është e papranueshme që ai është i papërgjegjshëm që të vijë këtu. Në vitin 2017 me kërkesë të Komunës së Vushtrrisë në Ministrinë e Infrastrukturës është iniciuar projekti për ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica në fshatin Pestovë. Komuna e Vushtrrisë ka hartuar projektin kryesor së bashku me paramasën dhe parallogarinë me kosto financiare rreth 400 mijë euro, i cili është iniciuar nga Ministria e Infrastrukturës me projekt dyvjeçar, viti 2017- 2018. Ndërsa, gjatë realizimit të ndërtimit të urës qytetarët e komunës janë ballafaquar me shumë probleme, për të cilat dua t’i parashtroj disa pyetje. Zoti Abrashi, edhe pse nuk është këtu, atëherë duhet të marrë masa që ky projekt dyvjeçar të përfundohet sa më shpejt, për arsye se po fillojmë të hyjmë në stinën e dimrit dhe duhet pasur parasysh që aty mund të përfundojnë edhe aksidente me fatalitet. Kështu që, duhet të bëj pyetje, përse nuk ka përfunduar procesi i shpronësimit të një parcele prej 1.6 ari afër urës, si rrjedhojë e saj është dashur të bëhet devijimi i rrugës për në urë e që pamundëson urën të jetë funksionale, edhe pse ndërtimi i konstruksionit të rrugës ka përfunduar, duke përfshi edhe asfaltimin e saj. Përse nuk është asfaltuar segmenti i rrugës që lidhet me fshatrat e Artakollit? Nga inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Vushtrrisë është kërkuar që të ketë mure anësore përgjatë dy rrugëve që lidhen me urën, që momentalisht shfrytëzimi i urës në hyrje dhe dalje paraqet rrezik permanent për veturat dhe kalimtarët e rastit, për shkak |
Arban Abrashi | Jo |
10/12/2020 | Infrastrukturë |
Është e papërgjegjshme se si ministri, zoti Abrashi, nuk gjen kohë që të vijë në Kuvend e t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve, që kanë të bëjnë me hallet dhe problemet e qytetarëve. Ndërsa, jemi të vetëdijshëm që gjatë tërë kohë
Lexo më shumë
Është e papërgjegjshme se si ministri, zoti Abrashi, nuk gjen kohë që të vijë në Kuvend e t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve, që kanë të bëjnë me hallet dhe problemet e qytetarëve. Ndërsa, jemi të vetëdijshëm që gjatë tërë kohës sa ishte fushata në Podujevë ai ka qenë i pranishëm atje, duke shtruar asfalt mbi asfalt. Gjithsesi do të vazhdoj ta shtroj pyetjen, sepse është e karakterit me rëndësi shumë të madhe. Realizimi i punëve në ndërtimin e segmentit rrugor Prishtinë - Mitrovicë, përkatësisht segmentit rrugor Lumëmadh - Gojbulë është duke vazhduar me një ritëm shumë të ngadalësuar e shpeshherë edhe duk mos u punuar fare, si rezultat i pengesave nga mospërfundimi i procedurave për kompensim të pronave të shpronësuara. Si rrjedhojë e mospërfundimit të procedurave të shpronësimit tashmë janë paraqitur edhe pengesa nga komuniteti i asaj zone. Në bazë të të dhënave që kemi shpronësimi i pronave, që prek nga segmenti Lumëmadh e deri në Gojbulë është vetëm 6 milionë euro, ndërsa për neglizhencë rrezikohen fondet e rrugës mbi 24 milionë euro deri më 31 dhjetor 2020. Ndërsa, dua ta pyes, se në cilën fazë janë procedurat për kompensim të pronarëve të pronave përgjatë rrugës Lumëmadh - Gojbulë, sepse ky investim për banorët e Vushtrrisë është shumë i rëndësishëm? Faleminderit! |
Arban Abrashi | Jo |
10/12/2020 | Mjedis |
Janë bërë katër vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 05/L-044 për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethi i tij, i cili i ndalon dëmet që u shkaktohen banorëve të Komunës së Obiliqit nga termocentralet. Ky ligj e specifikon qartë çështje e mbro
Lexo më shumë
Janë bërë katër vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 05/L-044 për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethi i tij, i cili i ndalon dëmet që u shkaktohen banorëve të Komunës së Obiliqit nga termocentralet. Ky ligj e specifikon qartë çështje e mbrojtjes së mjedisit e po ashtu edhe të drejtat që u garantohen banorëve të Komunës së Obiliqit. Pra, masat shtesë për përmirësimin e jetës së banorëve të zonës së veçantë. Zoti Kuçi, a keni bërë ndonjë plan veprimi për zbatimin e këtij Ligji dhe cilat janë masat që parasheh ky plan? Sepse, neglizhenca nga ana e Qeverisë po ua vështirëson jetën banorëve të Komunës së Obiliqit. Faleminderit! |
Blerim Kuçi | Po |