Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
07/08/2020 | Shëndetësi |
Atëherë, më lejoni që pyetjen time ta filloj me një rikonfirmim që kjo ka mbetur e vetmja mundësi se si të komunikojmë me z. Zemaj për shkak se dy ftesat tona të cilat i kemi dërguar, e parafundit më 7 korrik nuk ka marrë përgjigje pozitive dhe në anën t
Lexo më shumë
Atëherë, më lejoni që pyetjen time ta filloj me një rikonfirmim që kjo ka mbetur e vetmja mundësi se si të komunikojmë me z. Zemaj për shkak se dy ftesat tona të cilat i kemi dërguar, e parafundit më 7 korrik nuk ka marrë përgjigje pozitive dhe në anën tjetër ky ministër po kërkon bashkëpunim. Kështu që mendoj që kjo nuk është e sinqertë si kërkesë dhe njëkohësisht e pamundëson edhe punën tonë, bashkëpunimin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi me Qeverinë. Sidoqoftë, pyetja ime lidhet me masat e ndërmarra nga kjo Qeveri. E dimë mirëfilli tashmë që masat e ndërmarra kanë shpëtuar miliona jetë gjithandej nëpër botë, 13 milionë jetë kanë qenë para dy muajsh sipas parashikimeve të shpëtuara. Më lejoni të përmend këtu që masat janë pra përgjegjësi e institucioneve qeveritare, por në kohën e Qeverisë Kuri dhe ministrit Vitia kishte menaxhim të përkryer dhe kjo tashmë nuk është vetëm gjykim subjektiv, është edhe një përfundim i institucioneve kredibile hulumtuese shëndetësore, por edhe i analizave krahasuese. Po ajo që duhet të përmendet këtu është që masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes e infeksionit ishin konsideruar si të qëlluara dhe me ndikim të drejtpërdrejtë me rënien e numrit të rasteve me COVID-19 dhe të vdekshmërisë dhe për këtë e keni edhe një referencë ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe mjekë e infektologë ndërkombëtarë që e konfirmojnë. Por, 35 gjithashtu ajo që vlen të përmendet është që këto masa të ndërmarra kanë bërë që Kosova të renditet në mesin e vendeve me numrin më të ulët të të prekurve me COVID-19 për 100 mijë banorë në atë kohë. Sidoqoftë, një pjesë e opozitës e mbështetur edhe nga zërat e pakënaqur të LDK-së kishin konsideruar që disa vendimet, ani pse mbronin jetën dhe shëndetin e qytetarëve. |
Armend Zemaj | Po |
07/08/2020 | Shëndetësi |
Atëherë, pyetja ime është, a është vendimi i Qeverisë nr. 01-10 pika 5 që ndalon qarkullimin e personave fizikë jashtë shtëpive dhe banesave të tyre në komunat Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri në përputhje me Kushtetutën dhe cilat janë mekanizmat
Lexo më shumë
Atëherë, pyetja ime është, a është vendimi i Qeverisë nr. 01-10 pika 5 që ndalon qarkullimin e personave fizikë jashtë shtëpive dhe banesave të tyre në komunat Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri në përputhje me Kushtetutën dhe cilat janë mekanizmat ligjorë që do të përdorni për të mbikëqyrur zbatimin e masave që keni propozuar, sepse nëse Kushtetuta është e njëjtë, atëherë i bie që është shkelje e Kushtetutës, sepse këtë vendim nuk do të duhej ta lëshonte assesi Qeveria, por vetë Ministria e Shëndetësisë. |
Armend Zemaj | Po |
29/10/2020 | Arsim |
Ajo çfarë ne e dimë, është që ky Kuvend i Republikës së Kosovës ka miratuar një rezolutë ku i kërkon specifikisht ministrit të Arsimit që të gjejë forma dhe mënyra për të angazhuar staf mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit, me theks të veçantë angaz
Lexo më shumë
Ajo çfarë ne e dimë, është që ky Kuvend i Republikës së Kosovës ka miratuar një rezolutë ku i kërkon specifikisht ministrit të Arsimit që të gjejë forma dhe mënyra për të angazhuar staf mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit, me theks të veçantë angazhimin e psikologëve. Unë isha i interesuar që sot ta pyes ministrin që po mungon, në rast se ka realizuar ndonjë studim apo ka edhe plan konkret për angazhimin e profesionistëve të shëndetit mendor. Ajo çka unë konsideroj që është shqetësuese, është fakti që secili raport i organizatave vendore dhe ndërkombëtare tregon për rritje të shenjave dhe simptomave negative të shëndetit mendor në shkolla. Ka nivel të shtuar të shqetësimeve, të ankthit, të depresionit, jo vetëm në mesin e nxënësve, por edhe të mësimdhënësve. Po shohim gjithashtu që janë rritur rastet e dhunës në shkolla, por edhe raste të akteve të tjera delikuente. Por, prapë se prapë shëndeti mendor në këtë Qeveri konsiderohet si luks. Pra, një intervenim për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit mendor do të duhej të ndodhte dje. Kjo, jo që nuk ka ndodhur dje, s’po ndodh as sot, madje nuk ka as plan dhe unë besoj që sot më shumë se kurrë kemi nevojën për prezencën e psikologëve në shkolla. Dhe një sugjerim mbase, në vend të ndonjë zëvendësministri pa fakultet, mund të angazhoni ndonjë psikolog që ia shohim më tepër hairin. |
Ramë Lika | Jo |
10/12/2020 | Arsim |
Qeveria e Kosovës ka aprovuar një master-plan që është propozuar nga Ministria e Arsimit për realizimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 edhe në kushte të pandemisë. Në fakt, ne kemi qenë dëshmitarë edhe të sfidave dhe të vështirëve, por edhe të dështimi
Lexo më shumë
Qeveria e Kosovës ka aprovuar një master-plan që është propozuar nga Ministria e Arsimit për realizimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 edhe në kushte të pandemisë. Në fakt, ne kemi qenë dëshmitarë edhe të sfidave dhe të vështirëve, por edhe të dështimit të këtij plani. Në shumë raste skenarët A, B dhe C nuk kanë funksionuar ashtu edhe siç është proklamuar në medie. Shpesh ka ndodhur që shkollat e të hapen e të mbyllen për një apo dy ditë dhe kjo jo vetëm për fajin e ministrit të Arsimit, por edhe për fajin e kolegut të tij të Ministrisë së Shëndetësisë. Sidoqoftë, është shqetësues fakti që hulumtimet e fundit e tregojnë që është thelluar akoma më shumë njohja, shkathtësitë, kompetencat që nxënësit marrin si rezultat i këtij procesi mësimor. Pyetja për ministrin Likaj është kjo: Në bazë të vlerësimeve të brendshme të cilat ju i keni realizuar, sa mund të konsiderohet që modeli që keni propozuar është i suksesshëm dhe është realizuar? A keni studime në lidhje me atë se sa për qind e kurrikulës është duke u zbatuar, dhe kjo në veçanti me faktin që keni zgjedhur të ndërpritini gjysmëvjetorin e parë të këtij viti më herët sesa që ka ndodhur zakonisht dhe cilat janë mekanizmat e kontrollit të cilësisë së mësimdhënies që po i zbatoni aktualisht? |
Ramë Lika | Po |