Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/09/2020 | Financa |
Zonja Bajrami, Pyetja është, a mund të na sqaroni për rastet kur komunat po lidhin kontratë me operatorë ekonomikë për projekte të cilat nuk kanë fonde të buxhetuara në buxhetin komunal apo atë qendror? Sa raste të tilla keni evidentuar dhe cilat janë ma
Lexo më shumë
Zonja Bajrami, Pyetja është, a mund të na sqaroni për rastet kur komunat po lidhin kontratë me operatorë ekonomikë për projekte të cilat nuk kanë fonde të buxhetuara në buxhetin komunal apo atë qendror? Sa raste të tilla keni evidentuar dhe cilat janë masat që keni marrë apo keni në plan të merrni? Faleminderit! |
Hykmete Bajrami | Po |
25/09/2020 | Drejtësi |
Zoti Selimi, Pyetja është rreth tarifave të larta të noterëve, sidomos të përmbaruesve. A mund të na njoftoni se si ka mbetur kjo çështje dhe çfarë keni bërë në këtë drejtim. Faleminderit paraprakisht!
Zoti Selimi, Pyetja është rreth tarifave të larta të noterëve, sidomos të përmbaruesve. A mund të na njoftoni se si ka mbetur kjo çështje dhe çfarë keni bërë në këtë drejtim. Faleminderit paraprakisht! |
Selim Selimi | Po |
29/10/2020 | Shëndetësi |
Si qytetar i kësaj Republike, zoti Zemaj, kam një shqetësim të madh, ku siç e dini është investuar dikur 4 milionë deri në tani në spitalin e Ferizajt. Gjithashtu, për vitin 2020 janë parashikuar edhe 2,5 milionë euro edhe ka ngecur projekti, nuk ka asnj
Lexo më shumë
Si qytetar i kësaj Republike, zoti Zemaj, kam një shqetësim të madh, ku siç e dini është investuar dikur 4 milionë deri në tani në spitalin e Ferizajt. Gjithashtu, për vitin 2020 janë parashikuar edhe 2,5 milionë euro edhe ka ngecur projekti, nuk ka asnjë sqarim dhe ju lutem nëse mund ta sqaroni se çfarë por ndodh me ndërtimin e spitalit të Ferizajt dhe cilat janë saktë problemet që kanë bërë që të ngecë ky projekt? |
Armend Zemaj | Po |
29/10/2020 | Shëndetësi |
Meqenëse ka aq shumë parregullsi, është shqetësim i madh dhe kjo jo vetëm për qytetarët e Ferizajt, janë 300 mijë banorë të të gjitha subjekteve politike që jetojnë në atë zonë që nuk kanë spital tash e sa vite për shkak luftës LDK-PDK që është bërë. Meq
Lexo më shumë
Meqenëse ka aq shumë parregullsi, është shqetësim i madh dhe kjo jo vetëm për qytetarët e Ferizajt, janë 300 mijë banorë të të gjitha subjekteve politike që jetojnë në atë zonë që nuk kanë spital tash e sa vite për shkak luftës LDK-PDK që është bërë. Meqenëse e përmendet parcelën, mungesën e armaturës, a mund të na përgjigjeni se kush është përgjegjës, a është komuna, a është ministria, kush është përgjegjësi kryesor për ngecjen, për shkak se këtë po vuajnë qytetarët e Ferizajt me rrethinë. Meqenëse ju nuk keni qenë atëherë, ju lutem na tregoni saktë se kush është përgjegjësi që ta dimë ne, në mënyrë që ta adresojmë, sepse është shqetësim shumë i madh tash e sa kohë. |
Armend Zemaj | Po |
29/10/2020 | Financa |
Zonja Bajrami, E kam ngritur këtë çështje edhe më herët edhe besoj, ju vet e keni pranuar këtu që është kundërligjshme, kur komunat po lidhin kontrata me operatorë ekonomik për projekte të cilat nuk kanë fonde të buxhetuara në buxhetin komunal. E kam dhë
Lexo më shumë
Zonja Bajrami, E kam ngritur këtë çështje edhe më herët edhe besoj, ju vet e keni pranuar këtu që është kundërligjshme, kur komunat po lidhin kontrata me operatorë ekonomik për projekte të cilat nuk kanë fonde të buxhetuara në buxhetin komunal. E kam dhënë shembullin më herët. Komuna e Ferizajt ka lidhur kontratë 4.8 milionë euro për shtrimin e asfaltit me vetëm 50 mijë euro të buxhetuara. Ju lutemi, a mund të na tregoni se çfarë masash keni ndërmarrë në lidhje me këtë problem meqenëse keni qenë të njoftuar prej seancës së mëhershme? Faleminderit! |
Hykmete Bajrami | Po |