Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
29/10/2020 | Sociale |
Më 16 maj të vitit 2018 është miratuar Rezoluta për shtesa të fëmijëve. Kur do të fillojë implementimi i kësaj rezolute dhe a keni ndërmend që të filloni angazhimin në këtë drejtim?
Më 16 maj të vitit 2018 është miratuar Rezoluta për shtesa të fëmijëve. Kur do të fillojë implementimi i kësaj rezolute dhe a keni ndërmend që të filloni angazhimin në këtë drejtim? |
Avdullah Hoti | Po |
29/10/2020 | Sociale |
Më shumë koment dhe ndoshta një sqarim pak më konkret. Kryeministër, edhe në programin qeverisës, te pika 13, mbrojtja sociale dhe integrimi në punësim, ju keni cekur që do të filloni menjëherë angazhimin për implementimin e shtesave për fëmijë, pra në k
Lexo më shumë
Më shumë koment dhe ndoshta një sqarim pak më konkret. Kryeministër, edhe në programin qeverisës, te pika 13, mbrojtja sociale dhe integrimi në punësim, ju keni cekur që do të filloni menjëherë angazhimin për implementimin e shtesave për fëmijë, pra në kuadër të masave kryesore në politikat e mbrojtjes sociale, që ndër të tjera përfshin, dhe unë besoj tani në këtë kohë COVID-i më të rëndësishmen, kujdesin për ata që janë më të rrezikuarit dhe më të përjashtuarit e ata janë nënat dhe fëmijët. Prandaj, duke qenë mirënjohëse që është diku në agjendën e juaj dhe keni filluar një bashkëpunim, dua të di më specifikisht, a keni filluar konkretisht hartimin e projektligjit përkatës, në cilën fazë është, çfarë po bën Ministria e Punës në këtë drejtim, kur do ta sjellni në Kuvend, kur do ta votojnë deputetët dhe a do të fillojë implementimi sivjet apo do të mbet. |
Avdullah Hoti | Po |
29/10/2020 | Drejtësi |
Kryeministër, sa ishit edhe ju këtu në anën tonë, pra ishit deputet, bashkërisht dhe më kujtohet edhe me përkrahjen e juaj personale ne nxorrëm një rezolutë për krijimin e “Këndit të kurajos”, e cila ndër të tjera thotë: Qeveria e Kosovës, Pr
Lexo më shumë
Kryeministër, sa ishit edhe ju këtu në anën tonë, pra ishit deputet, bashkërisht dhe më kujtohet edhe me përkrahjen e juaj personale ne nxorrëm një rezolutë për krijimin e “Këndit të kurajos”, e cila ndër të tjera thotë: Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës të ndajnë një hapësirë brenda institucioneve, ku pasqyrohen punimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999. Ato punime dore do të mundësohen nga organizatat përkatëse dhe hapësira e dedikuar për ekspozimin e punimeve artizanale do të quhet “Këndi i Kurajës”. Punimet e prodhuara nga viktimat e dhunës seksuale të ekspozohen sa më shumë në hapësirat e instituconeve tona. Të ardhurat nga këto ekspozita do të ndihmojnë ekonominë familjare të kësaj kategorie. Ne në Kuvend edhe me përkrahjen e kryetares së Kuvendit, para një kohe kemi implementuar këtë rezolutë. Pra, sot në Kuvendin e Kosovës kemi Këndin e Kurajës. Kemi qenë ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë me kërkesë të ministrit dhe kemi filluar implementimin e saj. Unë kërkoj që në Kryeministri, ashtu siç thotë rezoluta, të fillojë sa më parë dhe ta vendosim edhe aty Këndin e kurajos dhe të mos kufizohemi, po ta kemi në të gjitha ministritë përkatëse, sidomos në këtë kohë kur ne vazhdojmë të dialogojmë, ashtu siç dialogojmë, ndërkaq nga Serbia vazhdimisht mohohen krimet e kryera në raport me gratë, fëmijët dhe të gjitha ato viktima të dhunës së tyre në luftën e fundit. |
Avdullah Hoti | Po |