Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/06/2020 | Kulturë |
Pyetja ime ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, më konkretisht marrja e masave mbrojtëse për objektin e shkollës “Ismail Qemali” në Ferizaj. E nderuara zonja Vlora Dumoshi, të gjithë e dimë vlerën dhe rëndësinë e veçantë për objektet e trash
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, më konkretisht marrja e masave mbrojtëse për objektin e shkollës “Ismail Qemali” në Ferizaj. E nderuara zonja Vlora Dumoshi, të gjithë e dimë vlerën dhe rëndësinë e veçantë për objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat fatkeqësisht tek ne nuk janë të shumta, por ato që janë çfarë po ndërmerren që ato të mbrohen. Pra, konkretisht, a keni marrë ndonjë masë mbrojtëse për mbrojtjen e objektit të shkollës “Ismail Qemali” në Ferizaj, objekt ky i cili prej vitit 2015 është shpallur objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. |
Vlora Dumoshi | Po |
23/06/2020 | Punë të Brendshme |
Çështjen, të cilën do ta nge tash drejtuar zotit Agim Veliu që ka të bëjë me gjendjen dhe kushtet e rënda të punës për zjarrfikësit në përgjithësi, e sidomos ata në Ferizaj. Prej vizitës që e kam pasur në Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, kam ku
Lexo më shumë
Çështjen, të cilën do ta nge tash drejtuar zotit Agim Veliu që ka të bëjë me gjendjen dhe kushtet e rënda të punës për zjarrfikësit në përgjithësi, e sidomos ata në Ferizaj. Prej vizitës që e kam pasur në Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, kam kuptuar mungesën e kushteve elementare për ta, nuk kanë veshje zjarrduruese, madje as kapela e këpucë. Për numrin e banorëve të Ferizajt do të duhej të ishin 167 zjarrfikës, por janë vetëm 58, kurse 32 prej tyre janë me kontratë mbi vepër. Nuk kanë shujta ditore, nuk kanë sigurim shëndetësor, punojnë përtej orarit dhe madje as nuk paguhen me rregull. Kam pyetje konkrete, cilat janë veprimet që do t’i ndërmerrni për t’ua përmirësuar kushtet e dobëta aktuale të punës që ata i kanë. |
Agim Veliu | Po |