Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
08/10/2020 | Sociale |
I kam dy pyetje: e para është, normalisht për ministrin Reçica. I nderuar ministër, sot veç kanë kaluar dy muaj prej kur ne kemi miratuar si Kuvend i Republikës së Kosovës një rezolutë, e cila obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës, përkatësisht Minist
Lexo më shumë
I kam dy pyetje: e para është, normalisht për ministrin Reçica. I nderuar ministër, sot veç kanë kaluar dy muaj prej kur ne kemi miratuar si Kuvend i Republikës së Kosovës një rezolutë, e cila obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrinë tuaj që të na e sjellë ligjin që kemi kërkuar dhe kërkojmë vazhdimisht, pra heqjen e diskriminimit të pensionistëve kontributdhënës, Ligjin për skemat pensionale. Andaj pyetja ime është: dy muaj të miratuar me rezolutë, por në fakt, ka qenë edhe kërkesë juaja për t’ ju dhënë dy muaj afat, ku jemi saktësisht me këtë projektligj? |
Skender Reçica | Po |
29/10/2020 | Infrastrukturë |
Pyetja ime ka të bëjë me rrugën Smolicë – Nivokaz. Është një rrugë që lidh dy komuna, në fakt komunën e Gjakovës me komunën e Junikut. Mirëpo, rëndësia e kësaj rruge në Luftën e fundit çlirimtare është vërtet e veçantë, prandaj edhe kjo rrugë
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me rrugën Smolicë – Nivokaz. Është një rrugë që lidh dy komuna, në fakt komunën e Gjakovës me komunën e Junikut. Mirëpo, rëndësia e kësaj rruge në Luftën e fundit çlirimtare është vërtet e veçantë, prandaj edhe kjo rrugë me kërkesën time në legjislaturën e kaluar kam bërë amendament. Punimet janë në gjysmë, pra thjesht nuk është përfunduar kjo rrugë dhe kërkesa e atyre banorëve është jetike për ta përfunduar këtë rrugë. Pyetja ime është: Kur do të përfundojë? Uroj që ministri ta marrë shumë seriozisht, që të mos hyjmë në dimër pa përfundimin e gjysmës së rrugës dhe të bëhet. Në të kundërtën, unë prapë do të bëj edhe kërkesë shtesë, në mënyrë që të përfundohet kjo rrugë. 21 Megjithatë, kryetare, më lejo të lutem, që t’i bëj thirrje këtu Qeverisë në këtë kohë që t’i heqin nga rruga pensionistët, të cilët po duhet të lajmërohen brenda afatit gjashtëmuajsh. Janë pamje të shëmtuara. Andaj, ju lus që në këtë kohë pandemie mos kërkoni që pensionistët të lajmërohen. Pra, të bëhet e pamundura, le t’u shkojnë nëpër shtëpi nëse është nevoja, për të parë a janë gjallë, por mos të maltretohen për të ardhur dhe për të treguar se janë gjallë. Kjo është diçka e shëmtuar duke parë në zyrat që ne po i shohim, edhe nëpër komuna, edhe në kryeqytet e para bankave. Le të hiqen ato lajmërimet brenda 6 muajve, se a janë gjallë apo nuk janë. Pra, të vendosen mekanizma të tjerëa dhe të mos maltretohen pensionistët. Faleminderit! |
Arban Abrashi | Jo |