Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Drejtësi |
Faleminderit, kryesuese! Po dua ta shtroj pyetjen, për shkak se është me shumë rëndësi. Më dt.25 mars Qeveria Kurti kishte propozuar plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Qëllimi i kësaj nisme ishte adresimi i kërkesave të prokurorëve special
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! Po dua ta shtroj pyetjen, për shkak se është me shumë rëndësi. Më dt.25 mars Qeveria Kurti kishte propozuar plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Qëllimi i kësaj nisme ishte adresimi i kërkesave të prokurorëve specialë në raport me hetimet e krimeve të luftës. Ky ndryshim ka pasur rëndësi të madhe për Prokurorinë Speciale dhe pavarësisht kësaj Kryesia nuk e ka proceduar për votim, me arsyetimin që kemi rrëzuar Qeverinë. Më tutje, pa asnjë arsyetim, Qeveria aktuale e ka tërhequr nga procedura, pavarësisht rëndësisë që ka kjo. Kjo është e papranueshme, duke pasur parasysh që ne ende nuk kemi arritur t’i adresojmë krimet e luftës. Qeveria duhet t’u dalë në ndihmë institucioneve të drejtësisë për secilën kërkesë që kanë e sidomos në raport me krimet e luftës. Pyetja ime është pse e keni tërhequr nga procedura plotësim-ndryshimin e Kodit të Proedurës Penale? |
Selim Selimi | Jo |
25/09/2020 | Drejtësi |
Zoti Selimi, ka të bëjë me çështjen e... domethënë me datë 13 maj 2020 është themeluar ekipi punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Qëllimi i këtij ekipi ishte bërja e anal
Lexo më shumë
Zoti Selimi, ka të bëjë me çështjen e... domethënë me datë 13 maj 2020 është themeluar ekipi punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Qëllimi i këtij ekipi ishte bërja e analize apo studimi për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Mandati i ekipit punues sipas vendimit N-301/386 është deri në fund të këtij muaji. Duke pasur parasysh rëndësinë e themelimit të Institutit a mund të na njoftoni se deri ku ka arritur puna e këtij ekipi, si do të vijoni më tutje dhe kur mund të ketë Kosova Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. |
Selim Selimi | Po |
25/09/2020 | Drejtësi |
Vetëm desha një gjë ta kem të qartë, a do të bëhet ekip komplet i ri apo do të ketë vetëm zëvendësime përbrenda ekipit ekzistues. Dhe tjetra, a ka pasur deri më tani së paku ndonjë takim ky ekip apo përveç takimeve të mëhershme që kanë pasur a janë takua
Lexo më shumë
Vetëm desha një gjë ta kem të qartë, a do të bëhet ekip komplet i ri apo do të ketë vetëm zëvendësime përbrenda ekipit ekzistues. Dhe tjetra, a ka pasur deri më tani së paku ndonjë takim ky ekip apo përveç takimeve të mëhershme që kanë pasur a janë takuar prapë, a ke arritur të takohesh ti direkt me pjesën e ekipit dhe a do të ketë vetëm zëvendësime apo do të jetë komplet ekip i ri? |
Selim Selimi | Po |
16/10/2020 | Drejtësi |
Zoti Selimi, në legjislaturën e gjashtë, komisioni qeveritar ka bërë amendamentimin e Ligjit për të pagjeturit. Gjatë qeverisjes Kurti, Ministria e Drejtësisë është ngarkuar për të proceduar tutje këtë projektligj. Duke e pasur parasysh që me disa pjesë
Lexo më shumë
Zoti Selimi, në legjislaturën e gjashtë, komisioni qeveritar ka bërë amendamentimin e Ligjit për të pagjeturit. Gjatë qeverisjes Kurti, Ministria e Drejtësisë është ngarkuar për të proceduar tutje këtë projektligj. Duke e pasur parasysh që me disa pjesë të draftit nuk janë pajtuar shoqatat e të pagjeturve, sidomos shoqata “Thirrjet e nënave”, planifikimin e Ministrisë së Drejtësisë gjatë kohës sa drejtohej nga zonja Haxhiu, ka qenë që të adresohet propozimi nga shoqatat dhe i njëjti të procedohet në Kuvend pa vonesa duke pasur parasysh rëndësinë e tij. Zoti Selimi, ku ka mbetur kjo çështje, a keni parë draftin e projektligjit? A i keni takuar shoqata e të pagjeturve, nëse po, a do t’i adresoni vërejtjet e tyre dhe kur do të procedohet në Kuvend, pasi që familjarët janë duke pritur që kërkesat e tyre të plotësohen nëpërmjet tij dhe sa më shpejt. Faleminderit! |
Selim Selimi | Po |
16/10/2020 | Drejtësi |
Desha të pyes se a e keni një caktuar një afat kohor për shkak se kërkesat e familjareve që të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit ekzistojnë që një kohë të gjatë. Edhe pse në shumë aspekte, në projektligj veç se janë mbuluar disa prej kërkesave të familja
Lexo më shumë
Desha të pyes se a e keni një caktuar një afat kohor për shkak se kërkesat e familjareve që të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit ekzistojnë që një kohë të gjatë. Edhe pse në shumë aspekte, në projektligj veç se janë mbuluar disa prej kërkesave të familjarëve. Kanë mbetur edhe disa çështje. Unë kisha dashur ta dijë se a e ke planifikuar një periudhë kohore që të procedohet ligji sa më shpejt, për shkak se është kërkesë e vazhdueshme e familjarëve që ligji të vijë në Kuvend sa më shpejt që është e mundur. |
Selim Selimi | Po |