Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Ekonomi |
Pyetja për kryeministrin Hoti ka të bëjë me vendimet të cilat Qeveria Kurti i ka marrë, të cilat edhe vet, atëherë zoti Hoti si zëvendëskryeministër i ka votuar, në raport me procesin e privatizimit dhe ndaljen e të gjitha veprimtarive pranë Agjencisë Ko
Lexo më shumë
Pyetja për kryeministrin Hoti ka të bëjë me vendimet të cilat Qeveria Kurti i ka marrë, të cilat edhe vet, atëherë zoti Hoti si zëvendëskryeministër i ka votuar, në raport me procesin e privatizimit dhe ndaljen e të gjitha veprimtarive pranë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, përkatësisht privatizimi, likuidimin dhe qiradhënien. Në mbledhjen e parë të Qeverisë Hoti, bashkë me heqjen e masës së reciprocitetit ka anuluar edhe vendimet për veprimtari të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjegjësisht, ka anuluar vendime të cilat ndalin qiradhënien dhe likuidimin. Pyetja e drejtpërdrejt për zotin Hoti kur të vjen është: A ka të bëjë me pazaret politike, me partitë të cilat është tani në koalicion? Dhe, çfarë ndodhi, si ekonomist dhe profesionist që është, një ndryshim në bindjen e tij brenda tre muajve, prej një vendimi për ndalim të të gjitha aktiviteteve dhe anulim të atij vendimi dhe lëshim të aktivitete kundrejt Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Natyrisht, na intereson edhe strategjia e kësaj Qeveria në këtë raport, por gjithsesi kur të kthehet zoti Hoti, ia lexoj pyetjen në detaje. Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Jo |
17/09/2020 | Ekonomi |
Pyetja ime kishte të bënte me aktivitetin ose mosaktivitetin e Qeverisë që ai drejton, lidhur me zonën e veçantë ekonomike amerikane, e cila është shpallur në qershor të vitit 2018 në Komunën e Gjakovës. Prej atëherë ishte paraparë që në bashkëpunim me U
Lexo më shumë
Pyetja ime kishte të bënte me aktivitetin ose mosaktivitetin e Qeverisë që ai drejton, lidhur me zonën e veçantë ekonomike amerikane, e cila është shpallur në qershor të vitit 2018 në Komunën e Gjakovës. Prej atëherë ishte paraparë që në bashkëpunim me USAID-in amerikan të zhvillohej një fizibilitet dhe kjo zonë të ishte si qendër apo adresë për investime amerikane. Duke e marrë parasysh edhe procesin e normalizimit të ashtuquajtur ekonomik dhe vizitën e zotit Hoti dhe të gjithë delegacionit nga Qeveria e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, pyetja ime ishte, në vazhdën e atyre takimeve a është diskutuar a është promovuar dhe a është bërë ndonjë hap në raport me funksionalizimin dhe jetësimin e zonës së veçantë ekonomike amerikane në Komunën e Gjakovës? Gjithsesi, kur të kthehet kryeministri, ose në këtë seancë ose në seancën e radhës, shpresoj të kem përgjigje. Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |
16/10/2020 | Tregti |
Pyetja ime ka të bëjë me aplikacionet për grande të bizneseve të grave, propozim ky që e kemi pasur me rishikim të buxhetit, që janë dorëzuar në pjesë.. Të na tregojë ministri se sa ka pasur aplikantë? Çfarë kanë qenë kërkesat? Ku është procesi dh
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me aplikacionet për grande të bizneseve të grave, propozim ky që e kemi pasur me rishikim të buxhetit, që janë dorëzuar në pjesë.. Të na tregojë ministri se sa ka pasur aplikantë? Çfarë kanë qenë kërkesat? Ku është procesi dhe a planifikon ta mbajë të njëjtën skemë edhe për vitin 2021? |
Vesel Krasniqi | Jo |
16/10/2020 | Ekonomi |
Pyetja për kryeministrin ka ardhur si domosdoshmëri e mosvotimit, në fakt të deputetëve të pozitës që kryeministri të vije në komision dhe të japë më tepër detaje për mini-shengenin ballkanik apo siç u deklarua zoti Hoti këtu në seancë që nuk është mini-
Lexo më shumë
Pyetja për kryeministrin ka ardhur si domosdoshmëri e mosvotimit, në fakt të deputetëve të pozitës që kryeministri të vije në komision dhe të japë më tepër detaje për mini-shengenin ballkanik apo siç u deklarua zoti Hoti këtu në seancë që nuk është mini-shengen i Novi-Sadit, por është mini-shengen amerikan. Në listën e zotimeve me 4 shtator e ka nënshkruar një zotim për Kosovën që t’i bashkëngjitet iniciativës së Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke marrë kështu obligim dhe duke shkuar në kundërshtim me të gjitha argumentet me peshë ekonomike që vet i ka thënë prej vitit 2016. Siç e përmenda edhe më herët, zoti Hoti keni deklaruar se s’është mini-shengen i Novi Sadit, por është amerikan. Tash, ne e dimë se një lëvizje e lirë apo një regjim tjetër i lëvizjes është në kontinentin verior të Amerikës dhe Kanadasë. Në këtë rast për çfarë mini-shengeni keni folur? Cilat janë rregullat dhe parimet e kufijve me mini-shengenin ballkanik? Si do të rregullohet lëvizja e mallrave nga vendet e Bashkimit Evropian dhe çfarë aranzhmani do të keni me Serbinë për mbledhjen e taksës doganore? Pa dashur të shtoj këtu, gjithashtu është i paevitueshëm fakti se po shihet se ku po çojnë marrëveshjet me Serbinë. Tashmë, vetëm është bërë problem tepër i madh që po lëviz edhe shumë fluide edhe çështja e Asociacionit të Komunave, por mua po më intereson në këtë rast, në veçanti se si e shihni ju zbatimin e mini-shengenit ballkanik përkundër të gjitha argumenteve që i keni dhënë në kundërshti me këtë proces? |
Avdullah Hoti | Po |
16/10/2020 | Ekonomi |
Përkundër faktit që keni i informuar që keni qenë i informuar se në momentin kur është plasuar kjo ide nga takimi i parë në Novi Sad dhe pastaj është ritheksuar në takimin në Ohër dhe pastaj është ftuar Kosova si palë në Durrës, dhe dihet se nuk është mb
Lexo më shumë
Përkundër faktit që keni i informuar që keni qenë i informuar se në momentin kur është plasuar kjo ide nga takimi i parë në Novi Sad dhe pastaj është ritheksuar në takimin në Ohër dhe pastaj është ftuar Kosova si palë në Durrës, dhe dihet se nuk është mbajtur takimi për shkak të ngjarjeve në Shqipëri, prapë i keni kundërshtuar me ngulm. Çka ka ndryshuar në këtë proces? Ju e thatë se është proces, i cili është paralajmëruar, është proces politik. Është e vërtetë, por ka qenë i paralajmëruar prej Serbisë, i përgatitur prej Serbisë. Mua më intereson se cila do të jetë qasja e Kosovës, kur qëndrimet tuaja kanë ndryshuar. Në përmbajtje kanë ndryshuar, jo politikisht, në përmbajtje, për tema ekonomike të cilat ndërlidhen me mini-shengenin. Cila është garanci që ajo që na e thoni këtu, kur të shkoni atje prapë do ta ndryshoni. Ju shengenin këtu e keni quajtur shenzen apo zonë ekonomike. Domethënë, si koncept fare nuk ka ekzistuar. Mua po më intereson përmbajtja ekonomik në terme ekonomike. Serbia nuk po na trajton si shtet, është evidente dhe ata po e bëjnë |
Avdullah Hoti | Po |
29/10/2020 | Tregti |
Pyetja ime lidhet me subvencionet e bizneseve me pronare gra, shpallje kjo nga Ministria e Tregtisë e bërë më 12 shtator 2020. Sa është numri i aplikacioneve që keni pranuar në KIESA dhe nga cilat komuna janë aplikacionet e pranuara? Ku është procesi i v
Lexo më shumë
Pyetja ime lidhet me subvencionet e bizneseve me pronare gra, shpallje kjo nga Ministria e Tregtisë e bërë më 12 shtator 2020. Sa është numri i aplikacioneve që keni pranuar në KIESA dhe nga cilat komuna janë aplikacionet e pranuara? Ku është procesi i vlerësimit të aplikacioneve, zoti Krasniqi? Çfarë do të ndodh, nëse nuk arrihet shuma e ndarë me rishikimin e Buxhetit në vlerë prej 400 mijë eruove? Dhe, cili është plani i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për kodin për bizneset me pronësi të grave në Buxhetin apo draft-Buxhetin për vitin 2021? |
Vesel Krasniqi | Po |
29/10/2020 | Ekonomi |
Në korrik të këtij viti, me propozimin tuaj ministër, kabineti qeveritar ka emëruar një bord të përkohshëm të drejtorëve në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës. Ju vet keni emëruar komision e auditimit për këtë ndërmarrje. Njëri nga anëtarët e bordit
Lexo më shumë
Në korrik të këtij viti, me propozimin tuaj ministër, kabineti qeveritar ka emëruar një bord të përkohshëm të drejtorëve në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës. Ju vet keni emëruar komision e auditimit për këtë ndërmarrje. Njëri nga anëtarët e bordit që është caktuar kryesuesi i komisionit të auditimit ka dhënë dorëheqje në gusht nga detyra e tij. Pas kësaj, ju keni nxjerrë një tjetër vendimin për emërimin e komisionit të auditimit, duke caktuar një kryesues tjetër, por duke përfshirë edhe anëtarin e dorëhequr në këtë komision. Gjithsesi, në fund të gushtit janë bërë gjashtë muaj prej se është shkarkuar bordi rregullt i ndërmarrjes për vendim e Qeverisë. Pyetja ime është: cili është mandati i Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, tani që kanë kaluar gjashtë muaj nga shkarkimi i bordit të rregullt, ka apo nuk ka bord? A janë dhe a ka qenë i kompletuar bordi i përkohshëm dhe komisioni i adutimit? Cili është statusi i dorëheqjes së njërit anëtar? Si mund t’i jepni detyrë dikujt që ka dhënë dorëheqje? A mendoni se ky bord ka bërë punë të mirë? Dhe, përderisa ju kemi këtu, dua ta di se a janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës, përderisa janë 2540 punëtorë që presin pagat në fund të këtij muaji, duke e ditur se bllokada ka ardhur në pikun kur në llogarinë e Telekomit kanë qenë mjetet në pikun që arrin në muaj nga pazari mujor. Faleminderit! |
Blerim Kuçi | Po |
30/11/2020 | Ekonomi |
Zoti Hoti, me Ligjin për komunikime elektronike, neni 78, statusi dhe bordi pika 2 thotë: anëtarët dhe kryetarin e Bordit me rekomandimin e ministrit i propozon Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Duke e ditur se Autoriteti Rregulla
Lexo më shumë
Zoti Hoti, me Ligjin për komunikime elektronike, neni 78, statusi dhe bordi pika 2 thotë: anëtarët dhe kryetarin e Bordit me rekomandimin e ministrit i propozon Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Duke e ditur se Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike ka bordin pa kryesues tash e një vit, për arsye se kryesuesi i kaluar është zgjedhur shef i AKI-së, ndërsa katër anëtarë të Bordit nuk kanë arritur për një vit e gjysmë të zgjedhin kryesuesin, përderisa ne kemi pasur një situatë mjaft dramatike me Autoritetin dhe ofertën që fatmirësisht u tërhoq nga Telekomi i Serbisë për të blerë operatorin e dytë të telefonisë mobile. Këtë e shtova në mënyrë që të tregojë peshën dhe rëndësinë e Autoritetit. Mua më intereson të dijë a keni filluar procesin e përzgjedhjes, gjegjësisht rekrutimit për anëtarët e rinj dhe përcjelljen e emrave për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e ditur se më 15 dhjetor, gjegjësisht për dy javë këtij Bordi pa kryesues i skadon afati. |
Avdullah Hoti | Po |