Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/06/2020 | Financa |
I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Jemi dëshmitarë se bashkatdhetarët tanë në diasporë janë ndër më meritorët për luftën, pavarësinë dhe shtet ndërtimin tonë. Bashkatdhetarët tanë janë ata, të cilët e ndajnë kafshatën e gojës me fam
Lexo më shumë
I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Jemi dëshmitarë se bashkatdhetarët tanë në diasporë janë ndër më meritorët për luftën, pavarësinë dhe shtet ndërtimin tonë. Bashkatdhetarët tanë janë ata, të cilët e ndajnë kafshatën e gojës me familjet e tyre në Kosovë. Tani në kohën kur të gjithë jemi duke luftuar me armikun e përbashkët COVID-19, bashkatdhetarët tanë nuk u kursyen dhe me një video u kërkua që të kontribuojnë për Kosovën duke dërguar të holla. Marrë parasysh se ky fond menaxhohet nga Ministria e Financave, zonja ministre, ju lutem që të na tregoni sa është totali i parave të dërguara nga bashkatdhetarët tanë deri më tani? 30 A është bërë funksional ky fond? Dhe, nëse po, për çfarë aktivitetesh po shfrytëzohen këto mjete? |
Hykmete Bajrami | Po |
23/06/2020 | Arsim |
I nderuar ministër, është e dijshme që pesha e rëndë e çantave, të cilët fëmijët tanë i bartin librat dhe pajisjet e tjera shkollore, është duke rrezikuar shëndetin e tyre. Njëkohësisht, duke shkaktuar dhimbje të boshtit kurrizor dhe lodhje të madhe e kj
Lexo më shumë
I nderuar ministër, është e dijshme që pesha e rëndë e çantave, të cilët fëmijët tanë i bartin librat dhe pajisjet e tjera shkollore, është duke rrezikuar shëndetin e tyre. Njëkohësisht, duke shkaktuar dhimbje të boshtit kurrizor dhe lodhje të madhe e kjo duke ndikuar në procesin mësimor. Sipas një hulumtimi që është bërë nga Instituti Pedagogjik del se pesha e çantave te fëmijët e ciklit të ulët tejkalon kufizimin e këshillueshëm prej 10% të peshës së trupit. Fëmijët tanë bartin pesha më të mëdha se ajo që është e lejuar, sipas po të njëjtit institut del se të gjeturat tregojnë se nxënësit e klasës së parë, të cilët kanë peshën trupore mesatarisht 23 kilogramë e bartin çantën mesatarisht 4 kg e 170 gramë, dhe nxënësit e klasave të gjashta e arrijnë peshën deri në 10 kg, pra çanta e tyre. Duke marrë parasysh se si zgjedhje mund të kemi digjitalizimin e librave, fondet të cilat mund të sigurohen nga organizatat ndërkombëtare dhe nga Bashkimi Evropian, si dhe sirtarë personalë, të cilët nuk kanë ndonjë kosto të madhe për nxënësit tanë, a mund të na tregoni ju si qeveri e re, cila është zgjidhja juaj për këtë problem? |
Ramë Lika | Po |
09/07/2020 | Arsim |
E nderuara kryetare, I nderuar ministër, Është një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve që janë me sëmundje të rënda shëndetësore, siç është sëmundja e kancerit, e zemrës, probleme me dëgjim dhe shikim, të cilët detyrohen të shkojnë në punë edhe p
Lexo më shumë
E nderuara kryetare, I nderuar ministër, Është një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve që janë me sëmundje të rënda shëndetësore, siç është sëmundja e kancerit, e zemrës, probleme me dëgjim dhe shikim, të cilët detyrohen të shkojnë në punë edhe përkundër pamundësisë së tyre shëndetësore. Aktualisht, pensionimi i parakohshëm për mësimdhënës për arsye shëndetësore nuk është i rregulluar ligjërisht, edhe pse një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Sindikata e Arsimit. Nëse një 28 mësimdhënës nuk mund ta vijojë punën, ai e ka vetëm një mundësi, pra që të marrë pension invalidor në shumë prej 75 euro. Kjo shumë nuk ua siguron asnjë zgjidhje për trajtim të tyre, të sëmundjes dhe për shpenzime të tjera themelore. Zoti ministër, a keni informacione të sakta për numrin e këtyre punonjësve të arsimit dhe a mund të na tregoni se si keni planifikuar që ta zgjidhni këtë problem? |
Ramë Lika | Po |
23/07/2020 | Drejtësi |
Si deputete e këtij Kuvendi kam pranuar shumë kërkesa dhe ankesa nga të rinjtë të cilët janë duke kryer praktikën profesionale në Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës. Ata ankohen se përgjatë kohës që ushtrojnë praktikën nuk kompensohen fare për punën që b
Lexo më shumë
Si deputete e këtij Kuvendi kam pranuar shumë kërkesa dhe ankesa nga të rinjtë të cilët janë duke kryer praktikën profesionale në Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës. Ata ankohen se përgjatë kohës që ushtrojnë praktikën nuk kompensohen fare për punën që bëjnë. Atyre nuk u mbulohen shpenzimet e udhëtimit e as të ushqimit, ndërsa ju si ministër dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës jeni në dijeni për punën që e bëjnë ata dhe për vështirësitë ekonomike të tyre. Pra, ministër, pyetja ime është se çka do të ndërmerrni në këtë drejtim që këtyre praktikantëve dhe atyre në të ardhmen, të paktën t’u mbulohen shpenzimet e udhëtimit dhe të ushqimit? |
Selim Selimi | Po |
30/11/2020 | Punë të Jashtme |
I nderuar zoti kryeministër, Bazuar në raportin informues të datës 16 shtator 2020 nga zyrtari ndërlidhës policor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel jemi njoftuar, se profesorit Muhamet Mustafa në cilësinë e ekspertit në bisedime me Serbinë
Lexo më shumë
I nderuar zoti kryeministër, Bazuar në raportin informues të datës 16 shtator 2020 nga zyrtari ndërlidhës policor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel jemi njoftuar, se profesorit Muhamet Mustafa në cilësinë e ekspertit në bisedime me Serbinë gjatë drekës në një restorant i është vjedhur çanta, në të cilën kishte dokumentacion zyrtar të natyrës sensitive, që kryesisht janë përdorë, ose do të përdoreshin, në bisedimet Kosovë - Serbi. Duke marrë parasysh natyrën e materialeve të humbura Policia Belge ka angazhuar njësi të specializuara të hetimit dhe është caktuar një prokuror i Kurorës së Mbretit, që të menaxhojë me këtë rast. Bazuar në këtë raport dyshimet janë, se çanta mund të ketë qenë cak i një grupi të organizuar për të futur në dorë materiale apo dokumente që gjendeshin në çantë. Zoti kryeministër, çfarë veprime keni marrë ju lidhur me këtë rast dhe a keni pranuar ndonjë informatë lidhur me procesin dhe motivin e vjedhjes së çantës së profesor Mustafës? Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |
10/12/2020 | Punë të Jashtme |
E nderuara ministre, Bazuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punëve të jashtme, konkretisht nr. 04/2015, neni 4, përcakton se ministria i paguan policat e sigurimit shëndetësor për përfaqësuesit e akredituar diplomatikë konsullorë të Republikë
Lexo më shumë
E nderuara ministre, Bazuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punëve të jashtme, konkretisht nr. 04/2015, neni 4, përcakton se ministria i paguan policat e sigurimit shëndetësor për përfaqësuesit e akredituar diplomatikë konsullorë të Republikës dhe anëtarët e familjes së ngushtë. Raporti i auditimit i vitit 2019 ka hasur në një rast, ku njëri nga diplomatët nuk kishte qenë fare i siguruar, edhe pse ishte i emëruar që nga muaji mars i vitit 2016 dhe si rrjedhojë konsullata është detyruar që të paguajë plot 32 564 euro për shërbimet spitalore. Pyetja ime është: A janë të siguruar të gjithë diplomatët e akredituar, nëse jo, sa diplomatë të akredituar janë pa sigurime shëndetësore dhe a keni të kontraktuar ndonjë kompani në Kosovë, që ofron sigurime shëndetësore për diplomatët e akredituar? |
Meliza Haradinaj | Po |