Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Mjedis |
Të nderuar deputetë, Siç jeni në dijeni, edhe në të kaluarën ka pasur probleme të shumta me deponinë e mbeturinave në Landovicë. Aty, disa herë qytetarët kanë protestuar për shkaka të kundërmimit të madh që ndodh me një perimetër jashtëzakonisht të gjerë
Lexo më shumë
Të nderuar deputetë, Siç jeni në dijeni, edhe në të kaluarën ka pasur probleme të shumta me deponinë e mbeturinave në Landovicë. Aty, disa herë qytetarët kanë protestuar për shkaka të kundërmimit të madh që ndodh me një perimetër jashtëzakonisht të gjerë përreth deponisë. Ky kundërmimin, nuhatet fare thjesht nga kushdo që e merr rrugën për të hyrë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Po ashtu, besoj që e dini se jo larg deponisë ka edhe shtëpi banimi. Së fundmi edhe uji i puseve del të jetë i kontaminuar. Për më keq, në vijë ajrore shumë afër deponisë, gjendet edhe shkolla e fshatit Landovicë, ku vijojnë mësimet nxënësit e fshatit. Pyetja për ministrin është kjo: Çfarë do të ndodhë me këtë deponi dhe a ka plane ministria për zhvendosje e saj ose për ndonjë projekt riciklimi, i cili do ta bënte zgjidhjen për deponinë e mbeturinave, jo vetëm në Landovicë, po në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të njëjtat do të mund të kthehen në hapësira të gjelbra, pse jo edhe në fabrika të cilat do ta ndihmonin zhvillimin ekonomik të vendit? Faleminderit! |
Blerim Kuçi | Po |
14/08/2020 | Tregti |
Në fakt nuk do ta lexoja, po tashmë kjo pyetje e ka kaluar një muaj dhe besoj se është hera e dytë apo e tretë që vjen në seancë. Ne e dimë që kryeministri nuk mund të jetë këtu. Megjithatë, unë po e lexoj, nëse ka dikush që mund ta japë përgjigjen, mirë
Lexo më shumë
Në fakt nuk do ta lexoja, po tashmë kjo pyetje e ka kaluar një muaj dhe besoj se është hera e dytë apo e tretë që vjen në seancë. Ne e dimë që kryeministri nuk mund të jetë këtu. Megjithatë, unë po e lexoj, nëse ka dikush që mund ta japë përgjigjen, mirë. Siç jeni në dijeni, në të kaluarën ka pasur një vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, domethënë nga Qeveria e Haradinajt, që kazerma e KFOR-it në Komunën e Prizrenit të shndërrohet si qendër e inovacionit. Nga ajo kohë e deri më sot aty nuk ka pasur asnjë zhvillim. Pra, kazerma që ka objekte dhe hapësira përcjellëse jashtëzakonisht të mëdha është totalisht e boshatisur. Pyetja për kryeministrin është kjo: Cilat janë planet e Qeverisë suaj për këtë qendër dhe pse e njëjta nuk i kalon për shfrytëzim Komunës së Prizrenit, e cila do të mund t’i jepte për qëllime të zhvillimit të biznesit lokal, ose të shfrytëzohej si qendër industriale, kur dihet mirëfilli se në Prizren zhvillohen disa zeje të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe filigranin. Gjithashtu, edhe tregtia dhe industria janë sektorë me të cilët merren jashtëzakonisht shumë afaristë të qytetit të Prizrenit. Ai vend, pra kjo hapësirë, me një vizion të qartë mund të kthehet në një inkubator të rritjes së punësimit për të rinjtë e vendit tonë e me theks të veçantë për zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve rinore e kulturore, por po ashtu mos të shndërrohet edhe një vend ku mund të zhvillohen shumë festivale, duke pasur parasysh që Prizreni njihet për aktivitete të tilla kulturore. Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |
17/09/2020 | Sociale |
Siç keni mundur të dëgjoni, në fshatin Nashec të Prizrenit, eksiton një vend i cili njihet si pushimorja e Nashecit, e cila në vete ngërthen një hapësirë me disa objekte rekreative dhe sportive si, terrene sportive, bujtina, pishina, salla të ndryshme, s
Lexo më shumë
Siç keni mundur të dëgjoni, në fshatin Nashec të Prizrenit, eksiton një vend i cili njihet si pushimorja e Nashecit, e cila në vete ngërthen një hapësirë me disa objekte rekreative dhe sportive si, terrene sportive, bujtina, pishina, salla të ndryshme, shtigje të atletikës e të tjera. Kjo pushimore shtrihet buzë lumit Drini i Bardhë, brenda territorit të pjesës turistike të këtij fshati, i cili para luftës është shfrytëzuar nga shumë qytetarë, jo vetëm të Prizrenit, por të tërë Kosovës, për pushime verore, por edhe pushime të fundjavave. Por, edhe për organizime të shumta të shkollave me nxënës e studentë nga e tërë Kosova. Pra, ky vend ka një pamje piktoreske me një peizazh mahnitës dhe me vizitorë të shumtë nga qytetarët e vendit dhe më gjerë. Kjo pushimore e cila e filloi punën në vitet ’80-ta, pos që shërbeu si qendër rekreative dhe sportive, ajo po ashtu ndihmoi hovshëm edhe zhvillimin turistik dhe ekonomik të këtij vendi. Bazuar në të gjitha këto që i thashë, pyetja do të ishte për Qeverinë, por edhe për ministrin, se pse Qeveria nuk ka një plan për riaktivizimin e kësaj qendre, duke ia kthyer namin që e kishte dikur, sidomos tani kur kjo hapësirë ka mbetur tërësisht e pashfrytëzueshme ose pse nuk merret 32 vendim që pushimorja t’i kalojë në menaxhim autoriteteve lokale ose qytetarëve të Nashecit? Faleminderit! |
Skender Reçica | Jo |
08/10/2020 | Shërbime Publike |
Kabinet qeveritar, Më datë 15. 4. 2015 në kohën kur kryeministër i Republikës së Kosovës ishte zoti Isa Mustafa, qytetarët e Malishevës kanë nënshkruar një shkresë nëpërmjet së cilës u janë drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë për kthimi
Lexo më shumë
Kabinet qeveritar, Më datë 15. 4. 2015 në kohën kur kryeministër i Republikës së Kosovës ishte zoti Isa Mustafa, qytetarët e Malishevës kanë nënshkruar një shkresë nëpërmjet së cilës u janë drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë për kthimin e të gjitha shërbimeve për nevoja të qytetarëve të Komunës së Malishevës nga regjioni i Gjakovës në regjionin e Prizrenit. Ata kanë kërkuar që të përfillet vullneti i qytetarëve të Komunës së Malishevës, pasi që kalimi në regjionin e Gjakovës ka krijuar vështirësi dhe është bërë pa vullnetin e qytetarëve dhe me atë veprim, në mënyrë flagrante janë shkelur të drejtat e njeriut. Sipas përfaqësuesve të tyre, Malisheva dhe vendbanimet e saj i kanë të gjitha lidhjet me regjionin e Prizrenit, përfshirë numrin e madh të lidhjeve familjare, infrastrukturën, lidhjet ekonomike e të tjera. Prandaj, pyetja për kryeministrin është kjo: pse nuk adresohet kjo kërkesë e banorëve të Komunë së Malishevës që shërbimet administrative të rikthehen në regjionin e Prizrenit, pasi që ata do të qasen më lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Po |
29/10/2020 | Shëndetësi |
I nderuar ministër i Shëndetësisë, Janë 1 617 punëtorë të stafit mbështetës shëndetësorë, duke përfshirë këtu specializantë, punëtorë administrativë, vozitës të autoambulancave, pjesëtarë të sigurimit, shërbyes të ushqimit, recepsionistë, pastrues e të t
Lexo më shumë
I nderuar ministër i Shëndetësisë, Janë 1 617 punëtorë të stafit mbështetës shëndetësorë, duke përfshirë këtu specializantë, punëtorë administrativë, vozitës të autoambulancave, pjesëtarë të sigurimit, shërbyes të ushqimit, recepsionistë, pastrues e të tjerë, të cilët përmes protestave, tash e një kohë po kërkojnë realizimin meritor të kërkesave të tyre për shtesat prej 300 euro për muaj, të cilat janë premtuar edhe nga Kryeministri, por edhe nga ministri i Shëndetësisë, dhe të cilat sot e asaj dite nuk janë realizuar. Këta punëtorë po ashtu shëndetësorë mbështetës janë atakuar vazhdimisht edhe me përballjen e luftimit të virusit COVID-19 dhe ata nuk është dashur të përjashtohen nga pakoja ndihmëse, sepse në sektorin shëndetësor nga mjeku e deri te punëtori teknik janë një zinxhir i tërë ekipor që luftojnë në baza ditore në luftimin e pandemisë. I nderuar ministër, Kur do të realizohet premtimi juaj që edhe punëtorët mbështetës shëndetësorë të përfitojnë nga këto shtesa, edhe përkundër faktit që sot pash që keni realizuar një takim me ta dhe kur do të jetë koha, periudha, data që ata do të marrin nga kjo shtesë, që natyrisht e meritojnë për shkak të pandemisë? |
Armend Zemaj | Po |