Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Shëndetësi |
Këto pyetje janë të adresuara më herët për ministrin, por meqë nuk ka ardhur radha deri tash dhe më vjen keq që edhe sot ministri nuk është këtu që ta marr një përgjigje, unë do t’i shtroj si pyetje dhe shpresoj që ta marrë përgjigjen ndërkohë prej
Lexo më shumë
Këto pyetje janë të adresuara më herët për ministrin, por meqë nuk ka ardhur radha deri tash dhe më vjen keq që edhe sot ministri nuk është këtu që ta marr një përgjigje, unë do t’i shtroj si pyetje dhe shpresoj që ta marrë përgjigjen ndërkohë prej ministrit. Masa bazike për mbrojtje nga COVID-19 mbetën; distanca sociale, bartja e maskave dhe higjiena personale e në veçanti larja e shpeshtë e duarve. Këshillohen të gjithë qytetarët që t’ju shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, sa më shumë që të jetë e mundur, ngase secili individ mund të jetë potencialisht i infektuar asimptomatik. Nuk do mend se me raste të diagnostifikuara tashmë, dhe në veçanti ata që hospitalizohen, kontakti i vetëm duhet të jenë vetëm personeli shëndetësor i pajisur me rrobat mbrojtëse. Ndërkohë, këto ditë, ne kemi parë nga afër dhe është raportuar edhe në media se familjarët e të infektuarve janë në kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit, qoftë nga papërgjegjësia apo nga nevoja për t’u kujdesur për të afërmit e infektuar. Kësisoj, virusi që ka prekur një person në familje, tashmë e ka derën hapur për t’i kapluar të gjithë. Pyetja ime për zotin Zemaj ishte: Kush ka pasur guximin që të lejojë që të infektuarit me COVID-19 në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë të shoqërohen nga familjarët? Për çfarë rregulli disiplinor e preventiv flitet në publik nga ju, kur ato rregulla thyhen para syve tuaj në institucionet shëndetësore që menaxhohen pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë? Cili ligj apo protokoll, ju lejon që të ndërmerrni hapa të tillë me çka rrezikohet jeta e qytetarëve të tjerë, duke rrëshqitur kështu edhe kah veprat penale? Është shumë e rëndësishme për neve, që ta dimë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë, se sa dhe si po inspektohet gjendja dhe kushtet nëpër klinikat e Qendrës Klinika Universitare dhe spitalet regjionale në qytetet tjera. Mbi të gjitha, cili është mekanizmi i monitorimit të zbatueshmërisë së të gjitha masave në përgjithësi? |
Armend Zemaj | Po |
23/07/2020 | Shëndetësi |
Me fillimin e lirimit gradual të masave, Qeveria Kurti, konkretisht Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr në atë kohë nga ministri Arben Vitia, kishte një plan të detajuar vlerësimi që korrespondonte me rezultatet e rasteve të të infektuarve dhe respektim
Lexo më shumë
Me fillimin e lirimit gradual të masave, Qeveria Kurti, konkretisht Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr në atë kohë nga ministri Arben Vitia, kishte një plan të detajuar vlerësimi që korrespondonte me rezultatet e rasteve të të infektuarve dhe respektimit të masave kufizuese, nëse duhej të vazhdohej me lirimin e tyre apo të vazhdohej që të mbaheshin kufizimet në fuqi. Strategjia ishte sa shpresëdhënëse për rikthim gradual në normalitet, aq edhe këshillueshme për të vazhduar me kujdesin e shtuar edhe gjatë lirimit gradual. Sot, jemi në një situatë ku nuk respektohen masat e që rezulton me numër rekord të të infektuarve, duke na bërë kështu, si njërin nga vendet me rrezikshmërinë më lartë, sa i përket pandemisë Covid-19. Kjo huqje e juaja po na kushton me rikthim të kufizimeve për të cilat thoshit se janë kundërkushtetuese. Ndërkaq, deri sot, ju do të duhej që tashmë t’i kishit kryer të gjitha procedurat formale për Ligjin për Luftimin e Pandemisë. Zotëri Zemaj, pse keni vazhduar me heqjen e masave në vazhdimësi, pa e vlerësuar shkallën e rrezikut? A nuk janë barrë morale edhe institucionale për juve, rastet e vazhdueshme tragjike apo thjesht, po punohet vetëm për statistika? 42 Në kohën e ish-ministrit Vitia, masat kanë qenë duke u tërhequr në përputhje me gjendjen në të cilën kemi qenë, jo në këtë që jemi. Ndërsa, ju keni vepruar në shpërputhje me realitetin. Keni pranuar 100 mjekë të rinj që kryesisht punojnë në Qendrën Klinike Universitare, por nuk keni provuar të angazhoni pulmologë të cilët nuk punojnë në institucione shtetërore, por vetëm në klinika private, në mënyrë të veçantë sa i përket punës së pandemisë. Siç duket, inteligjenca pandemike, kjo shprehje që ende nuk është deshifruar se çka nënkupton dhe situata e stabilizuar, në thonjëza dhe vetëm si pas jush, bordet, komitetet dhe koordinatorët e shumtë nuk po ju bëjnë punë. E ne me gjithë insistimin tonë... |
Armend Zemaj | Po |
29/10/2020 | Sociale |
Më vjen keq që z. Hoti nuk është prezent dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mbetet shumë shqetësuese situata e shqiptarëve në veri. Pyetja ime konsistonte me promovimin e 94 banesave të reja, për të cilat nënkryetari i Komunës së Mitrovi
Lexo më shumë
Më vjen keq që z. Hoti nuk është prezent dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mbetet shumë shqetësuese situata e shqiptarëve në veri. Pyetja ime konsistonte me promovimin e 94 banesave të reja, për të cilat nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore u bën thirrje çifteve të reja, të vijnë t’i marrin, t’i shfrytëzojnë ato pa ndonjë shpenzim. Çifte të reja të martuara në dhjetë vitet e fundit. Për mua është shumë me rëndësi të dimë se ku qëndron Qeveria e Republikës së Kosovës në raport me të gjitha këto vendime, po që shpresoj të paktën, edhe pse pyetja është e bartur nga java e kaluar, të paktën javën e ardhshme të marrim një përgjigje korrekte. Minimum prezencën e z. Hoti, e pastaj edhe një përgjigje qysh na ka hije. |
Avdullah Hoti | Po |