Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Shëndetësi |
I nderuar ministër i Shëndetësisë, Kabinet Qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Çështja ka të bëjë me pagat jubilare, tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit të punëtorëve shëndetësor. Pra, pyetja konsiston në atë se a keni paraparë bux
Lexo më shumë
I nderuar ministër i Shëndetësisë, Kabinet Qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Çështja ka të bëjë me pagat jubilare, tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit të punëtorëve shëndetësor. Pra, pyetja konsiston në atë se a keni paraparë buxhet shtesë për të përmbushur obligimet shtesë që i parasheh kontrata kolektive sektoriale e shëndetësisë, në të cilën pra janë të përfshirë të gjithë këta punëtorë shëndetësorë. Pra, lidhur me tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit të punëtorëve shëndetësorë. Të gjithë punëtorët shëndetësorë që plotësojnë kriteret për t’i realizuar këto të drejta që njihen nëpërmjet kontratës kolektive sektoriale e shëndetësore janë të detyruar aktualisht që nëpërmjet rrugëve gjyqësore, pra nëpërmes gjyqësisë, që ta realizojnë këtë të drejtë dhe që në të njëjtën kohë po krijohen edhe shpenzime shtesë procedurale në vlerë të kamatës prej 8%, që mendoj se është e rëndë edhe për buxhetin e xhepin e të gjithë këtyre punëtorëve shëndetësor dhe kjo po ndodh për arsye të mungesës së mjeteve të institucioneve përkatëse shëndetësore. |
Armend Zemaj | Po |
23/07/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
Si qëndron situata me grante dhe subvencione në bujqësi këtë vit? A ka vështirësi në aplikimin dhe kryerjen e obligimeve nga ana e ministrisë dhe deri ku ka arritur ky proces? Pra, kjo ka qenë pyetja, edhe pse ministri ka dhënë sqarimin më datën 20. Fale
Lexo më shumë
Si qëndron situata me grante dhe subvencione në bujqësi këtë vit? A ka vështirësi në aplikimin dhe kryerjen e obligimeve nga ana e ministrisë dhe deri ku ka arritur ky proces? Pra, kjo ka qenë pyetja, edhe pse ministri ka dhënë sqarimin më datën 20. Faleminderit! |
Besian Mustafa | Po |
16/10/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
Çështja ka të bëjë realisht me të dy dikasteret, edhe Ministrinë e Bujqësisë, po ashtu edhe këtë të Tregtisë dhe Industrisë, mirëpo për shkak se nuk na lejohet të bëjmë pyetje për dy ministri, ne i jemi adresuar ministrit të Bujqësisë. Çësh
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë realisht me të dy dikasteret, edhe Ministrinë e Bujqësisë, po ashtu edhe këtë të Tregtisë dhe Industrisë, mirëpo për shkak se nuk na lejohet të bëjmë pyetje për dy ministri, ne i jemi adresuar ministrit të Bujqësisë. Çështja ka të bëjë me vajin e palmës, i cili vazhdon të jetë i ndaluar në Bashkësinë Evropiane, për shkak se konsiderohet si produkt i rrezikshëm për konsum dhe njëherësh shkakton edhe dëmtime të konsumatorëve. Ndërkaq, në vendin tonë vaji i palmës po përdoret si lëndë e parë në shumë produkte, pa ndonjë kontroll dhe pa ndonjë kriter. Pak kohë më parë, keni ndaluar nëpërmes një vendimi përdorimin e këtij vaji, ndërsa më pas, pas një kohe të shkurtër, përsëri keni sjellë një vendim të radhës ku lejohet përdorimi i këtij vaji me disa kritere të caktuara. Përveç dëmeve shëndetësore që sjell përdorimi i këtij vaji në produktet ushqimore, njëkohësisht po e dëmton edhe ekonomikisht qumështarët, të cilët e sigurojnë mbijetesën nga shitja e qumështit. Pyetja konkrete është: cilët janë hapat konkretë që do t’i ndërmerrni që qumështarëve t’u bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë? Faleminderit! |
Besian Mustafa | Po |