Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Arsim |
Ju përshëndes të gjithëve! Zoti ministër, kam pyetje shumë eksplicite në lidhje me shkollën fillore në Ponoshec, në periferi të Gjakovës. Është fjala për një shkollë e cila ka, d.m.th. shkollë fillore e cila ka një rëndësi jo vetëm emocionale, por e
Lexo më shumë
Ju përshëndes të gjithëve! Zoti ministër, kam pyetje shumë eksplicite në lidhje me shkollën fillore në Ponoshec, në periferi të Gjakovës. Është fjala për një shkollë e cila ka, d.m.th. shkollë fillore e cila ka një rëndësi jo vetëm emocionale, por edhe rëndësi arsimore, edukative dhe se është në gjendje me të vërtet të mjerueshme kështu. A ka mundësi që të intervenohet sa më shpejt të bëhen riparimet e nevojshme? Unë si arsimtar, si profesor i vitit1970, me disa kolegë të tjerë pata fatin që të shkojmë e ta hapim edhe gjimnazin. Tani gjimnazi është në një ndrërtesë tjetër, por kjo shkollë ka mbetur tani e sa kohë në një gjendje me të vërtetë dhe kërkon dorën e riparimit. A ka mundësi që sa më shpejt të bëhet ky riparim? Faleminderit! |
Ramë Lika | Po |
09/07/2020 | Arsim |
Ju lutem shumë! Është çështje, qytetarët atje janë shumë të brengosur, ngase janë koshientë për faktin që është krijuar një konfuzion. Të hollat e destinuara për këtë shkollë kanë shkuar diku tjetër, kështu po rritet konfuzioni, por situata po acaro
Lexo më shumë
Ju lutem shumë! Është çështje, qytetarët atje janë shumë të brengosur, ngase janë koshientë për faktin që është krijuar një konfuzion. Të hollat e destinuara për këtë shkollë kanë shkuar diku tjetër, kështu po rritet konfuzioni, por situata po acarohet, d.t.th. gjithnjë e më e mjerueshme. Edhe 160 e sa nxënës janë me të vërtetë në gjendje të padëshirueshme apo të mjerueshme. Nuk ka kushte minimale për t’u strehuar aty, e lëre më për aktivitet edukativo-mësimor. Pyetja ime është konkrete: a ka mundësi në mënyrë preliminare të thoni njëfarë kohe përafërsisht se kur do të? Këtë e pyesin qytetarët. Faleminderit! Kur do të realizohet kjo punë? |
Ramë Lika | Po |
17/09/2020 | Arsim |
Si deputet dhe nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, kam zhvilluar disa vizita në universitete dhe shkolla. Gjatë vizitës në disa shkolla në Gjakovë, kam parë për së afërmi gjendjen e laboratorëve të b
Lexo më shumë
Si deputet dhe nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport, kam zhvilluar disa vizita në universitete dhe shkolla. Gjatë vizitës në disa shkolla në Gjakovë, kam parë për së afërmi gjendjen e laboratorëve të biologjisë, kimisë dhe fizikës. Pajisjet dhe mësimi në laboratorë është shumë-shumë i dobët dhe më i dobët se i para dekadave kur isha arsimtar, apo edhe më i keq se sa i gjysmë shekulli kur isha edhe nxënës. Zoti ministër, Si mendoni të realizohet lidhshmëria e mësimit teorik dhe praktik, të deklaroheni sidomos për shkollat profesionale, dhe si do të realizohet reformimi i shkollës sipas sistemit të Bolonjës apo sipas kompetencave të korrikulës bazë, pa kushtet e dëshiruara laboratorike për të cilat po flas? |
Ramë Lika | Po |
10/12/2020 | Infrastrukturë |
Fjala është për rrugën Gjakovë-Prishtinë, sekuencën a intervalin në Rakovinë, ndërtimi i së cilës ka filluar qe një vit, por fatkeqësisht pjesët që ndërtoheshin në mënyrë anësore, zakonisht kur ndërtohet ndërtohen pjesët anësore, ishin në gjendje edhe ki
Lexo më shumë
Fjala është për rrugën Gjakovë-Prishtinë, sekuencën a intervalin në Rakovinë, ndërtimi i së cilës ka filluar qe një vit, por fatkeqësisht pjesët që ndërtoheshin në mënyrë anësore, zakonisht kur ndërtohet ndërtohen pjesët anësore, ishin në gjendje edhe kilometërshe, ishin në gjendje aq të mjerueshme, sa që janë bërë dëmtime dhe shpeshherë janë rrezikuar jetët. Tash ajo situatë është rregulluar, por situata tjetër mbetet edhe më serioze, saktësisht ura në Rakovinë është në gjendje të rrezikshme që të rrënohet dhe mund të rrëzohet dhe të shkaktojë fatkeqësi edhe me humbje jetësh. Në këtë situatë e shoh se ministri nuk është këtu, por kam dëshirë që si deputet apo zëdhënës i qytetarëve që të regjistrohet ky konstatim, se me përgjegjësinë profesionale shoh që statika ekzistuese është në situatë jo të mirë dhe ura rrezikon me ndryshimin e temperaturave dhe nën veprimin e peshave ka mënyrë që në mënyrë aksidentale të rrëzohet dhe të shkaktojë vdekjen e njerëzve. Faleminderit! |
Arban Abrashi | Jo |