Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Shëndetësi |
Faleminderit nënkryetare! Atëherë në vitn 2016 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Gjilanit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare pra në qytetin e
Lexo më shumë
Faleminderit nënkryetare! Atëherë në vitn 2016 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Gjilanit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare pra në qytetin e Gjilanit. Për këtë projekt fillimisht u premtua dhe u tha që do të përfundojë në vitin 2017 e më pas në vitin 2018, por që nuk ka përfunduar akoma as sot. Pyetja ime është çfarë po ndodh në fakt me këtë projekt për ndërtimin e këtij objekti dhe kur pritet të përfundojë. Faleminderit! |
Armend Zemaj | Po |
16/10/2020 | Financa |
Gjatë Qeverisë Kurti, në kuadër të pakos emergjente, pika 1.6 të kësaj pakoje, parashihej dhe është zbatuar sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej 300 euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit në p
Lexo më shumë
Gjatë Qeverisë Kurti, në kuadër të pakos emergjente, pika 1.6 të kësaj pakoje, parashihej dhe është zbatuar sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej 300 euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit në punën e tyre. Përpos kategorive të tjera këtu, janë përfshirë edhe zyrtarët apo inspektorët e Inspektoratit të Punës, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, inspektorët e Inspektoratit të Tregut, inspektorët e Inspektorateve përkatëse komunale, si dhe zyrtarë të Inspektoratit të Mjekësisë së Punës, për muajin prill dhe maj. Pyetja ime për zonjën Bajrami është; duke e pasur parasysh rrezikun që përballet kjo kategori e zyrtarëve, pse nuk është siguruar paga shtesë edhe për këtë kategori të punëtorëve. Pra, inspektorët e inspektorateve përkatëse. |
Hykmete Bajrami | Po |
12/11/2020 | Arsim |
Pyetja ime është për zotëri Ramë Likajn, i cili sot nuk gjendet në sallë për të dhënë një përgjigje, siç u tha edhe më parë, për arsye të kuptueshme. Sido që të jetë, unë po e parashtroj pyetjen time dhe shpresoj të marr përgjigje, qoftë edhe në formë të
Lexo më shumë
Pyetja ime është për zotëri Ramë Likajn, i cili sot nuk gjendet në sallë për të dhënë një përgjigje, siç u tha edhe më parë, për arsye të kuptueshme. Sido që të jetë, unë po e parashtroj pyetjen time dhe shpresoj të marr përgjigje, qoftë edhe në formë të shkruar. Pyetja ka të bëjë me Shkollën e Mesme të Artit Pamor në Gjilan, me një projekt që zvarritet tash e dhjetë vjet. Objekti i kësaj shkolle është ndërtuar për më shumë se një vit, por është dëmtuar aq shumë për nga brenda si pasojë e punimeve të dobëta që janë bërë aty. Pjesë të tavanit kanë filluar të bien në tokë, ndërsa kurdo që ka reshje në Gjilan, klasat e kësaj shkolle mbushen me ujë. Nga komuna është bërë e ditur që Ministria e Arsimit, e cila e financon këtë projekt, ia ka ndërprerë kontratën kompanisë që ishte e angazhuar në realizimin e punimeve, pasi që ishte vlerësuar se kompania ishte treguar e papërgjegjshme. Që nga ky njoftim i ministrisë nuk është ndërmarrë asgjë dhe gjithçka që ka të bëjë me finalizimin e këtij projekti ka ngecur. Po bëhen tash e disa shtatorë radhazi që nxënësve të kësaj shkolle u premtohet se do të fillojnë vitin shkollor në objektin e ri të shkollës së tyre, por fatkeqësisht ata vazhdojnë të vijojnë mësimet në ambiente të ndara shkollore dhe aspak të përshtatshme për drejtimin e tyre. Faleminderit! |
Ramë Lika | Jo |