Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Mjedis |
Pyetja ime është e vjetër 14 ditë. Kjo çështje është tash e sa vjet duke ndodhur, po qe 25 ditë deponia ose stacioni i transferit të mbeturinave në Gjakovë është duke u djegur. Stacioni transfer i mbeturinave në Komunën e Gjakovës është themeluar si i ti
Lexo më shumë
Pyetja ime është e vjetër 14 ditë. Kjo çështje është tash e sa vjet duke ndodhur, po qe 25 ditë deponia ose stacioni i transferit të mbeturinave në Gjakovë është duke u djegur. Stacioni transfer i mbeturinave në Komunën e Gjakovës është themeluar si i tillë vetëm për t’i mbajtur mbeturinat për 24 orë dhe për t’i transferuar ato në Landovicë të Prizrenit. Po për shkak të keqplanifikimit, keqpërdorimit, po edhe keqmenaxhimit, stacioni transfer është kthyer në deponi ku përllogaritet përafërsisht të jenë 600 mijë tonë mbeturina të grumbulluara aty. Vit për vit ajo deponi digjet dhe mbarë banorët e Gjakovës helmohen nga tymi toksik që përhapet edhe nga era. Procesi i dhënies në shfrytëzim të këtij stacioni transfer të mbeturinave tash është proces gjyqësor për shkak se një eksponent i PDK-së, vëllai i kryetarit të PDK-së në Gjakovë është incizuar duke i kërkuar 30 për qind të aksioneve. Është premtuar sa e sa vite që kjo do të zgjidhet, po jemi sot dhe deponia po vazhdon të digjet. Kemi parë një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për shkak se atë ditë z. ministër nuk ishit për t’u përgjigjur, por të nesërmen e pamë memorandumin. E përshëndesim memorandumin, por pyetjet ende qëndrojnë. Pyetja është: cili është plani juaj që ta ndalni një ndotje të tillë të ambientit? A keni plan që ta zhvendosni këtë deponi? Nëse po, ku planifikoni ta vendosni deponinë e re? Deri kur duhet që 32 qytetarët, banorët e Gjakovës të presin të marrin hapa seriozë në drejtim të eliminimit të këtij problemi? Faleminderit! |
Blerim Kuçi | Po |
10/12/2020 | Kulturë |
Çështja ka të bëjë me Kullën e Sylejman Vokshit në Gjakovë. Zonja Dumoshi, në zonën e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë që është aset historik e kulturor, pikërisht afër Kullës së Sylejman Vokshit, e cila është nën mbrojtjen të veçantë, në këtë
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me Kullën e Sylejman Vokshit në Gjakovë. Zonja Dumoshi, në zonën e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë që është aset historik e kulturor, pikërisht afër Kullës së Sylejman Vokshit, e cila është nën mbrojtjen të veçantë, në këtë kohë të pandemisë janë ngritur banesa shumëkatëshe në zonën e mbrojtur, pra brenda 50 metrave katrorë, ashtu siç e kërkon ligji. Aty afër është edhe shkolla mejtepi Ruzhdi, dhe për më tepër aty ka qenë zonë e luftës në vitin 1878, ku është vrarë marshalli osman, Maxhar Pasha, i cili kishte ardhur në Gjakovë për t’ia dhënë Plavën dhe Gucinë, Malit të Zi. Pse nuk është shpallur pejzash i mbrojtur kulturor, që sipas nenit 2.4 të Ligjit për trashëgimi kulturore, nënkupton një fushë apo hapësirë e cila është rezultat i veprimit dhe ndërveprimit të faktorëve natyrorë e njerëzor, një komponentë esenciale e ambientit të njerëzve, një shprehje e diversitetit të trashëgimisë së përbashkët të tyre kulturore e natyrore dhe një krijues i identitetit të tyre. Pikërisht edhe ky shesh lufte është mbushur me banesa kolektive dhe njëherësh rrezikohen të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore përreth, të cilat i përmenda pak më sipër, si dhe humbë njëherë e përgjithmonë kujtesa kolektive dhe historike e popullit tonë. Shkatërrime sikur këto nuk po ndodhin vetëm në Gjakovë, por kudo në Kosovë, si: Prishtinë, Prizren, te Kalaja e Novo-Bërdës, në Vushtrri e të tjera, në pritje të shtetit dhe papërgjegjësinë MKRS-së dhe IKMM-së. Situata momentale e aseteve të trashëgimisë kulturore-historike të vendit tonë është në gjendje degradimi të lartë, të amortizuara e pa mirëmbajtje, si dhe hapësirë të ngulfatur përreth. Çfarë po ndërmerr në këtë drejtim MKRS-ja dhe IKMM-ja dhe cili është bashkëpunimi i këtyre institucioneve me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit |
Vlora Dumoshi | Po |