Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
09/07/2020 | Shëndetësi |
Faleminderit zonja kryesuese! Në kuadër të masave të reja në përballje me pandeminë, është propozuar edhe një lloj privatizimi i shërbimeve në trajtimin e virusit. Konkretisht, ashtu siç është thënë, parashihet që laboratorët privatë të ofrojnë shërbimin
Lexo më shumë
Faleminderit zonja kryesuese! Në kuadër të masave të reja në përballje me pandeminë, është propozuar edhe një lloj privatizimi i shërbimeve në trajtimin e virusit. Konkretisht, ashtu siç është thënë, parashihet që laboratorët privatë të ofrojnë shërbimin e testimeve për COVID-19, ndërsa spitalet private edhe të trajtimit spitalor të të prekurve me virusin përkatës. Pyetja ime për z. Zemaj është kjo: a mund të na tregoni cila është baza ligjore për një vendim dhe veprim të tillë? Dhe a mund të na siguroni që duke i detyruar qytetarët të paguajnë për këto shërbime, nuk jemi duke e shkelur ligjin, dhe ose të drejtën e tyre për shërim, shëndet dhe jetë? Faleminderit! |
Armend Zemaj | Po |
09/07/2020 | Shëndetësi |
Faleminderit zonja kryesuese! Faleminderit z. Zemaj, Atëherë nga përgjigjja juaj janë dy konstatime: e para që është rekomandim i Institutit, dakord në këtë pjesë. E dyta, që jeni duke e shikuar bazën ligjore, d.m.th. ende nuk e keni. Tani po e bëj një p
Lexo më shumë
Faleminderit zonja kryesuese! Faleminderit z. Zemaj, Atëherë nga përgjigjja juaj janë dy konstatime: e para që është rekomandim i Institutit, dakord në këtë pjesë. E dyta, që jeni duke e shikuar bazën ligjore, d.m.th. ende nuk e keni. Tani po e bëj një pyetje: nëse sigurohet baza ligjore dhe licencohen institucionet private për të ofruar këtë shërbim. Cili do të jetë mekanizmi juaj konkret si Ministri për t’u siguruar dhe për të parandaluar blerjen e rezultatit pozitiv pa e bërë fare testin? Dhe me çmim më të lartë, d.m.th. si do të parandaloni një lloj tregu të zi që mund të krijohet nga aktiviteti i institucioneve private? Faleminderit! |
Armend Zemaj | Po |
25/09/2020 | Kulturë |
Zonja Dumoshi, kur do të hapen teatrot? Faleminderit!
Zonja Dumoshi, kur do të hapen teatrot? Faleminderit! |
Vlora Dumoshi | Po |