Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/09/2020 | Sociale |
Çështja ka të bëjë me të plagosurit dhe me familjet e të të vrarëve në demonstrata e viteve të ’90- ta, e të cilat deri më tani nuk kanë pasur ndonjë përkrahje institucionale nga shteti. Kjo kategori është lënë prapa, ani pse kontributi i ty
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me të plagosurit dhe me familjet e të të vrarëve në demonstrata e viteve të ’90- ta, e të cilat deri më tani nuk kanë pasur ndonjë përkrahje institucionale nga shteti. Kjo kategori është lënë prapa, ani pse kontributi i tyre ka pasur rol krucial në përpjekjet për liri dhe pavarësi. Vetëm në rajonin e Zhurit, po e marr si shembull, gjatë demonstratave të vitit ’89, janë vrarë tre demonstrues dhe janë plagosur 40 të tjerë. Po e përmend rajonin Zhurit të Prizrenit, sepse është rajoni më i madh dhe është fshati më i madh në krejt Republikën e Kosovës. Sigurisht, pyetja kishte të bënte me atë se a është i në dijeni se statusi i të plagosurve dhe i të vrarëve të kësaj kategorie, ende nuk është njohur ligjërisht, por edhe institucionalisht. A do të ndërmarrë ai hapa konkretë për zgjidhjen e statusit të tyre. Faleminderit! |
Avdullah Hoti | Jo |