Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/06/2020 | Drejtësi |
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolege dhe ju kolegë deputetë, I nderuar zëvendëskryeministër, zoti Selmanaj, Në çdo fushatë elektorale ju personalisht, por edhe Lidhja Demokratike e Kosovës keni proklamuar se me ardhjen në pushtet të Lidhjes
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolege dhe ju kolegë deputetë, I nderuar zëvendëskryeministër, zoti Selmanaj, Në çdo fushatë elektorale ju personalisht, por edhe Lidhja Demokratike e Kosovës keni proklamuar se me ardhjen në pushtet të Lidhjes Demokratike do të bëni zbardhjen e të gjitha rasteve të ashtuquajtura “vrasje politike”. Tani meqë jeni në pushtet dhe e keni kryeministrin, ju jeni zëvendëskryeministër dhe i keni dikasteret e tjera që qeverisni, kisha dashur të di cili është plani konkret i kësaj qeverie në zbardhjen e këtyre rasteve? Kur do ta shohim një plan konkret? Dhe, kur do të shihen rezultatet e para, sepse unë do të vazhdoj të kërkoj në çdo seancë pothuajse këtë çështje dhe kisha dashur të kërkoj edhe prej deputetëve të LDK-së që të më bashkohen në këtë iniciativë. |
Driton Selmanaj | Po |
16/10/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
I nderuar ministër, Premtimi për realizimin e subvencioneve te kultura bujqësore është stërzgjatur dhe ata ende nuk kanë përgjigje dhe si pasoj e kësaj ata ndihen në vështirësi dhe të rrezikuar nga gjendja e tyre e rënduar për mosndihmë që nuk u është bë
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Premtimi për realizimin e subvencioneve te kultura bujqësore është stërzgjatur dhe ata ende nuk kanë përgjigje dhe si pasoj e kësaj ata ndihen në vështirësi dhe të rrezikuar nga gjendja e tyre e rënduar për mosndihmë që nuk u është bërë deri më tani. |
Besian Mustafa | Po |
16/10/2020 | Bujqësi dhe Blegtori |
Sinqerisht, bujqit kanë më shumë nevojë për ndihmë sesa për fjalë të bukura dhe po besoj që duhet përfundimisht të ndërpritet ajo retorika e vazhdueshme që po bëhet e kemi gjetur keq dhe është pandemia. Nuk mund të fshihemi më pas asaj sesi e keni gjetur
Lexo më shumë
Sinqerisht, bujqit kanë më shumë nevojë për ndihmë sesa për fjalë të bukura dhe po besoj që duhet përfundimisht të ndërpritet ajo retorika e vazhdueshme që po bëhet e kemi gjetur keq dhe është pandemia. Nuk mund të fshihemi më pas asaj sesi e keni gjetur dhe se pandemia është problemi kryesor. Unë, zoti ministër, pyetje shtesë kam: pse nuk janë kompensuar dëmet e shkaktuara kryesisht në serra nga erërat në komunën e Skenderajt, ku dihet që keni proklamuar se do të kompensohen. Kanë kaluar disa muaj dhe fermerët ende nuk janë kompensuar. Ku keni nënshkruar programin për zhvillim rural në vitin 2020 dhe a mendoni që mund ë realizohen punimet në këtë vit, duke pasur parasysh kushtet klimatike? Po futemi në muajin nëntor ministër! Dhe e treta është: pse nuk është hapur thirrja për aplikim për grante në sektorin e blegtorisë, sektori i lopëve qumështore dhe rritja e viçave, kur dihet se sektori i qumështit..? Kur dihet se sektori i qumështit po përballet me kriza të mëdha dhe ne i patëm edhe protestat para disa ditësh? Të lutem, na trego konkretisht dhe mos na trego se si e ke gjetur gjendjen, po çka konkretisht po bëni për bujqit? |
Besian Mustafa | Po |
30/11/2020 | Siguri |
I nderuar ministër Quni, Më 12 nëntor, ju i jeni përgjigjur kërcënimeve të Vuçiqit në këtë mënyrë: fare nuk jam i interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdoherë do të fitojmë, mos e harroni ferrin e Kosh
Lexo më shumë
I nderuar ministër Quni, Më 12 nëntor, ju i jeni përgjigjur kërcënimeve të Vuçiqit në këtë mënyrë: fare nuk jam i interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdoherë do të fitojmë, mos e harroni ferrin e Koshares. I nderuar ministër, a mund të na thoni ju lutem se në çfarë cilësie e keni dhënë këtë përgjigje z. Vuçiq. |
Anton Quni | Po |