Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Shërbime Publike |
Pyetja e parë ka të bëjë ministrit të Transportit, zotit Abrashit, siç dihet, për shkak të pandemisë stacionet e autobusëve janë mbyllur ndër të parët me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje për shkak të ruajtjes së shëndetit ka preku
Lexo më shumë
Pyetja e parë ka të bëjë ministrit të Transportit, zotit Abrashit, siç dihet, për shkak të pandemisë stacionet e autobusëve janë mbyllur ndër të parët me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje për shkak të ruajtjes së shëndetit ka prekur ndjeshëm sektorin e transportit publik. Stacionet e autobusëve varen nga të hyrat vetjake, si pagesa e kanalizimeve, qiratë dhe rrjedhimisht ato për këto muaj kanë qenë fare pa të hyra dhe pa paga mujore për punëtorët e tyre. Janë rreth 15 ndërmarrje publike lokale të stacionit të autobusëve nëpër tërë Republikën e Kosovës, më afër 500 të punësuar dhe përveç stacionit të Prishtinës që është duke u subvencionuar nga Komuna e Prishtinës, të gjitha stacionet e tjera punëtorët e tyre kanë mbetur pa paga për tre muaj dhe tani janë në muajin e katërt. Po kështu pa të hyra kanë mbetur edhe me qindra kompani të transportit publik të udhëtarëve dhe mijëra punëtorë të sektorit apo të këtij sektori. Pyetja ime është: Çka ka bërë Qeveria që t’i dalë në ndihmë këtij sektori shumë të rëndësishëm? Dhe, ajo që është kryesorja, ku ka mbetur çështja e subvencionimit të kompanive publike, në këtë rast, të ndërmarrjeve publike të stacionit të autobusëve? |
Arban Abrashi | Jo |
23/07/2020 | Financa |
Pyetja e dytë ka të bëjë me çështjen e pagesës së shpronësimit të banorëve të Hanit të Elezit për shkak të ndërtimit të autostradës “Arbër Xhaferi”. Banorët e Hanit të Elezit, të cilëve u janë marrë pronat dhe shtëpitë e tyre, e që janë 10 fa
Lexo më shumë
Pyetja e dytë ka të bëjë me çështjen e pagesës së shpronësimit të banorëve të Hanit të Elezit për shkak të ndërtimit të autostradës “Arbër Xhaferi”. Banorët e Hanit të Elezit, të cilëve u janë marrë pronat dhe shtëpitë e tyre, e që janë 10 familje, ata tani janë duke u detyruar të paguajnë edhe qira dhe, për shkak të situatës së rënduar ekonomike, ata qe 16 muaj janë në pritje të pagesave që u takojnë. Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga këto ministritë përkatëse. Pyetja ime, duke kërkuar informacion për këtë çështje është që t’u japim banorëve apo Qeveria e Republikës së Kosovës t’i ndajë mjetet që u takojnë këtyre banorëve dhe t’u dalim në ndihmë dhe të kryhen pagesat që u takojnë. Nëse nuk do të kemi përgjigje nga këto ministri, atëherë unë detyrohem të bëjmë këto pyetje edhe një herë me shkrim. Faleminderit! |
Hykmete Bajrami | Po |