Të gjitha pyetjet

  • 07/02/2020 Pyet: Albion Krasniqi Komuna: Prizren Për deputeten/in: Rexhep Selimi

    Përshëndetje! Pyetja ime për ju është se kur do të miratohet Ligji për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës? Kjo pyetje vjen për shkak se tash e gati 7 vite shërbej si rezervistë në FSK, ku gjatë gjithë kësaj kohe vazhdimisht janë bërë shkelje të të drejtave të mija dhe pjesëtarëve të tjerë rezervë. Tashmë disa herë kam parashtruar ankesa informale, derisa para disa muajve dorëzova ankesë zyrtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila pas një zvarritje prej gati 6 muaj u refuzua si e pa bazë ndonëse kisha baza të forta. Si shkak i kësaj jam detyruar t'i drejtohem gjykatës kompetente, ku nuk dihet sa do të jetë efektive, e cila po ashtu më ka shkaktuar shpenzime personale. Kur do të miratohet një ligj i ri për shërbimin në komponentin rezervë të FSK-ës? Ju faleminderit!