Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/07/2020 | Punë të Jashtme |
Pas konkursit të brendshëm, në kuadër të rrotacionit të diplomatëve të organizuar për herë të parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për Diasporë, nga ish-ministri Glauk Konjufca, komisioni profesional, ku nuk kishte as anëtarë as ndikim
Lexo më shumë
Pas konkursit të brendshëm, në kuadër të rrotacionit të diplomatëve të organizuar për herë të parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për Diasporë, nga ish-ministri Glauk Konjufca, komisioni profesional, ku nuk kishte as anëtarë as ndikim nga kabineti politik i ishministrit Konjufca, ka dalë me rekomandime për dërgimin e diplomatëve në misione në kuadër të rrotacionit. Nga publikimet që i kemi parë javëve të fundit, kuptohet se ministrja e Punëve të Jashtme nuk po i marr në konsideratë këto rekomandime profesionale, por po lejon dhe po e zbaton një politikë të pazareve për dërgimin dhe kthimin e diplomatëve në dhe nga misionet tona diplomatike. Në këtë kuptim e drejtim, pyetja ime për zonjën Haradinaj-Stublla është se përse nuk po i marrin parasysh rekomandimet e komisionit profesional nga konkursi i brendshëm në MPJD? Përse e keni pezulluar vendimet për kthimin e diplomatëve në kuadër të rrotacionit dhe përse keni vendosur që nga mbi 40 diplomatë, t’i ktheni vetëm rreth 15? Cili ka qenë kriteri për këtë diferencim të diplomatëve tanë, koha sa kanë qëndruar në mision apo përkatësia e tyre partiake e familjare? Faleminderit! |
Meliza Haradinaj | Po |
23/07/2020 | Punë të Jashtme |
Njëjtë sikurse më herët, vazhduat prapë. Pra, të na e dëshmoni se sa e padenjë jeni për të qenë ministre e Punëve të Jashtme. Si Lëvizje Vetëvendosje, ne parashihnim auditimin e gradave diplomatike, ndërsa Qeveria koti në koordinim me presidentin, po shp
Lexo më shumë
Njëjtë sikurse më herët, vazhduat prapë. Pra, të na e dëshmoni se sa e padenjë jeni për të qenë ministre e Punëve të Jashtme. Si Lëvizje Vetëvendosje, ne parashihnim auditimin e gradave diplomatike, ndërsa Qeveria koti në koordinim me presidentin, po shpërblen vëllezërit e ministrave me grada ambasadorësh. Përderisa ne po realizonim një proces profesional të rrotacionit diplomatik, Qeveria koti tejzgjat mandatet e figurave dhe diplomatëve të tjerë të afërt me partitë në pushtet. Pra, zonja ministre, ajo që unë po ju pyes është, se pse nuk keni vazhduar që t’i dëgjoni rekomandimet e komisionit profesional? Orientimi juaj në të udhëhequrit e Ministrisë së Jashtme, tregohet edhe me faktin se kë e keni emëruar për zëvendësministër të Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj? A është ky orientimi juaj? Pse nuk po vini që të raportoni në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë? Pse por frikësoheni? Çfarë jeni duke bërë, në anën tjetër? Është obliguese raportimi para Kuvendit. Pse kjo ikje? Pse kjo shmangie? |
Meliza Haradinaj | Po |